Mëngjesin e 17 majit shqiptarët u zgjuan nën pamjet horror të dhunës policore mbi artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët kishin plot 27 muaj që mbronin teatrin, si një nga simbolet e fundit që i kishin mbijetuar babëzisë 22-vjeçare të Edi Ramës.
Tërheqja zvarrë e qytetarëve të pambrojtur, shqelmat kokës, gjuri në qafë, ishin akte për të cilat më së paku pritej një reagim nga dashnorët e të drejtave të njeriut. Rruga e Elbasanit qëlloi e përgjumur atë ditë.
Edhe kur reagoi, Yuri, shoqja e Lulit, postoi në profilin e Twitter disa lule. Asgjë nuk kishte ndodhur as kur u tërhoqën zvarre edhe zyrtarët e opozitës. Fundja, as kur nxori blindat e armatosur të ushtrisë pa akt parlamenti për të luftuar virusin.
E humbur në tranzicion, zonja Kim duket se ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe më të thjeshtë, atë të bërit njësh me qeverinë dhe me Kryeministrin. Është një film që e kemi parë edhe herë të tjera, me çdo qeveri. Prioriteti numër një i zyrës së saj është reforma në drejtësi, dhe me të drejtë.
Një reformë dizastër, që u ka ngelur në derë të gjithë aktorëve dhe faktorëve. Një reformë që nuk shtyhet dot me tutje sepse ka dështuar, dhe as që mund të ketë kthim prapa sepse s'duhet dhe s'mund të kthehet dot më. Në kushtet e një bllokimi të tillë, ndodhin edhe pazaret e ambasadorëve për emra të veçantë e për llogari të pushtetit, si ato që publikoi presidenti.
Fabula që përmendet nëpër ambasada është se opozita, presidenti, ish-kryeministri nuk e duan reformën në drejtësi. Për ironi, është e njëjta fabul që kanë përdorur të gjithë trafikantët e drogës, të qenieve njerëzore, përdhunuesit, vrasësit, të cilët Edi Rama ka futur në Parlament, administratë, kryetarë bashkish të kapur nga ligji i dekriminalizimit, madje edhe gazetarë që me Çuçin në krah bridhnin komisariateve të jugut kur policia arrestonte venezeluane si trafikantë droge.
A nuk ju kujtohet Elvis Roshi, në podium krah Edi Ramës dhe nën zgërdheshjet e tij, i cili pasi ishte provuar nga opozita si trafikant dhe përdhunues, akuzonte Lulzim Bashën se po e sulmonte politikisht, sepse ai, Basha, kishte frike dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.
Edhe Sajmir Tahiri, Ndoka, Prenga, Dako, Peçi, Bushi, Pjetri, Bardhi, Kokoneshi e shumë të tjerë, të përzgjedhur personalisht nga Edi Rama, secili prej tyre ka akuzuar Lulzim Bashën se nuk donte reformën në drejtësi.
Presidenti i Republikës foli për një lob serb në Uashington që përkrah pa limit Edi Ramën. Nuk e di për lobin serb, por di që kur më 23 shtator ai urdhëroi strukturat shtetërore t’i suleshin portalit SYRI.net dhe të më dërgonte policinë në shtëpi në mes të natës, ai ishte nën ekzaltimin e një takimi kokë më kokë me presidentin amerikan.
Takimi i rregulluar nga një sekser, mik i përbashkët i Ramës dhe Vuçiç, i cili qëndron edhe pas nismës së Ramës për legalizinin e kanabisit, ishte caktuar për datën 25 shtator në orën 11:00 në Trump Tower.
Megjithëse Rama i krekosur kishte dalë përballë që në orën 10:00 dhe priste që stafi i presidentit të dilte dhe ta merrte (kemi publikuar foto të Ramës në ditën dhe orën që po flasim kur priste në lokal), Rama priti deri pas orës 12.00 dhe jo vetëm se nuk doli njeri ta merrte, por as nuk e njoftoi njeri se takimi nuk do bëhej.
Madje, edhe sot Rama nuk e di se çfarë ndodhi. Nëse ka një lob, ai është në Departamentin e Shtetit, në zyrat që merren me Ballkanin dhe me Europën.
Ajo që më irriton me Lulzim Bashën është se ai e di tërë këtë konjukturë, madje edhe më tepër, dhe përsëri pranoi si negociatorë për reformën elektorale ata që më tepër se diplomatë, duken si përfaqësues të Antifa-s në dy brigjet e Atlantikut.
Kërkesat e opozitës janë minimaliste. Çdo opozitë në vendin e kësaj do të kërkonte garanci maksimale nga një qeveri që është e kapur me zë e me figurë duke përdorur krimin e organizuar dhe paratë e drogës për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet.
Kërkesa maksimaliste ishte ajo e një qeverie tranzitore; nga e cila u hoq dorë lehtë. Çdo kërkesë tjetër është më shumë se legjitime. Ajo çfarë Edi Rama po bën me ndihmën e përfaqësuesve të Antifa-s në Tiranë, është se po i heq të drejtën opozitës që të numërojë votat e veta.
© SYRI.net
Paraja murdare e ben boten ZAGARE .EDHE KIM KA MARRE NDONJE SI PUNE EUROJE OSE LEKU .THONE MUND TE JENE THASHE E THEME ...EDHE PER LU FLITET SE RAMA E FRYU ME PRONA NE AMERIKE ... ...THONE NJEREZIT ...,SE RAMA PASKA NJE FSHAT NE AMERIKE NE EMER TE TE VELLAIT. ..FLITET ...TE AMBASADORET NUK KEMI BESIM...OSE NEVE NA HUMBI AMERICA , OSE AMERICA LU- KIM NA LANE TE NA HANE PESHQIT E MEDHENJ .I HENGERT KOLERA , I HENGERT , NE IA LEME ZOTIT TE MARRE HAK !! APO ZOTI KA PROBLEME ME VIRUSIN , APO ME GRAMOZ RUCIN QE NUK KERKON FALJE PER KRIMET KUR ISHTE MINISTER. ...AMEN !!
Te lumte pushka o Cim Peka! Shpresoj qe edhe Lulka ta lexoje dhe te nxere ndopak.
E vlerësova shkrimin e z, Peka, se kam bindjen se është ndërt të paktat shkrime që mund të ndeshen në mediat shqiptare, ku analiza e probleneve bëhet e mbështetur mbi dukuri reale e fakte, e jo fluturime e sofizma teorike subjektive.
Në komentet më kapi syri një pseudonim "antidiktaturë".
Meqë të keqen më të madhe tek sistemet politike shoh DIKTATURËN, thashë hajde po i hedh një sy këtij komenti..
U zhgënjeva që me marrëzinë e fjalisë së parë të këtij komenti.:
"Në fakt përtoj se nuk kam kohë të shkruaj shkurt" ?????????
Nuk po zgjatem me marrëzitë e tjera si "kritika " që, Tump paska dështuar në politikën e jashtëme, sepse nuk e paskërka "mundur dot" diktatorin Kim un Jong të Koresë së Veriut, por më tërhoqi vëmëndjen, gjykimi i antidiktatorit, se Basha "nuk ka shpatulla e prapanica" për të qenë kryeministër.
Pra "antidiktatori" mendon se që të drejtosh një shtet, duhet të kesh "shpatulla", pra të jesh i dhunshëm, e se je "demokrat" nëse nuk e lëviz prapanicën nga karrigja.
O shqiptar "antidiktaturë" !
Shteti demokratik nuk drejtohet as me forcën e shpatullave e as me lëvizjen e prapanicave.
Shteti demokratik funksionon vetëm me trurin e kthjelltësinë e mendimit, e respektimin e ligjeve.
Nuk është Shqipëria kërthiza e botës, që presidenti i vëndit më të fuqishëm demokratik në botë, të ketë prioritet të politikës së jashtëme këtë vend të vogël në Ballkan, prandaj politikanët shqiptarë demokratë duhet të dijnë të bëjnë edhe dipllomatin.
Në terësinë e politikës botërore, duke lënë mënjanë konfliktet etnike, fetare e racore, politika ëshë e ndarë në dy grupime të mëdha, partitë e majta e partitë e djathta.
Diktaturat më jetëgjata e më të egra, janë diktaturat komuniste
Është fakt i vërtetuar historikisht se edhe diktaturat naziste e fashiste që konsiderohen të djathta, zanafillën e tyre e kanë në lëvizjet socialiste të majta që kaluan më tej ne agresivitetin e nacional-socializmit.
Sistemet monarkiste feudale mesjetare, u përmbysën edhe ato si një diktaturë së cilës i kishte ikur koha, por nëse ideollogjia e djathtë këtë kapërcim e realizoi me revolucione paqësore, e majta marksiste me revolucione të dhunëshme, risolli një monarki tjetër, monarkin komuniste të fshehur në slloganin e "diktaturës së proletariatit".
Nuk mundet kursesi që të analizohen problemet politike të Shqipërisë e të gjithë botës , pa ju referuar këtij realiteti historik politik.
Basha duhet te gjente ne amerike partneret e tije ose "armiket" e miqve te Rames, qe sot jane ne pushtet, e jo te izolohej, e tani (pas skandalit me "sponsorizime ruse") e ka prere fare lobingun ne SHBA, vend qe politika funksionon me lobing. Jo me kot Rama e sulmoi forte me "sponsorizimet ruse" gje qe dhe Trampi u sulmua, qe ta dekurajonte nga balancimi i politikes ne raporte me SHBA. Tani shikojme pasojat e shume levizjeve ose moslevizjeve te gabuara, duhet nje strategji e re per te perballuar keto sfida te veshtira, dhe jo kur ngelemi keq e qahemi, se shume veprime na kane cuar ketu ku Rama ka pushtet maksimal kur ne elektorat pakenaqesia per te eshte ne nivelet me te larta qe mund te kete pasur ndonje kryeminister ne keto 30 vjet.
Ne fakt pertoj te shkruaj se nuk km kohe te shkruaj shkurt, por gjithsesi, duke lexuar ato qe thote z. Peka dhe komentuesit me pas nuk mund te rri pa bere nje koment. Se pari duhet kuptuar qe ky vit eshte vit elektoral ne SHBA dhe Trump, pavaresisht nga arritjet qe mund te kete, i duhet nje arritje edhe ne politiken e jashtme sic eshte ne traditen e mire te presidenteve republikane. Me Kim Jong Un nuk u arrit ndonje gje e madhe, perkundrazi, nuk u arrit asgje. Nje lufte e ftohte me Kinen eshte shume me afer se horizonti dhe per luften me Kinen pa diskutim i duhet nje "aleance" me Rusine qe kufizohet me Kinen. Por te kthehemi tek pika e pare, nje marreveshje Kosove Serbi do i jepte Trumpit nje fitore ne arenen nderkombetare dhe do shpaloste perseri ne fushate parullen "To make America great again". C'eshte e verteta deri me tani nuk e ka bere Ameriken te madhe ne asnje rast. Pra nisur nga premisa qe marreveshja i duhet per disa arsye te shohim situaten ne rajon. Si per koincidence ne Kosove formohet nje qeveri kukull qe mbahet me votat e serbeve dhe te minoriteteve, ne te njejten dite qe ne Shqiperi flitet per nje reforme zgjedhore.
Kush me mire se treshja Rama-Vucic-Thaci mund te garantoje nje marreveshje. Termat e marreveshjes pak rendesi kane per amerikanet, por Vucic kerkon territore per te paur mundesi te dale ballelart para serbeve, por edhe per te patur mundesi per te kerkuar me pas territoret serbe te Bosnjes. Thaci ka probleme me Gjykaten per Krime Lufte dhe eshte lehtesisht i shantazhueshem. Rama e di qe e ka humbur edhe mandatin e dyte (se si e ka marre te dytin dihet boterisht), por nderkohe i duhet nje mandat i trete per ta shkaterruar perfundimisht Shqiperine. Perballe Rames eshte Basha. Nje person qe ka disa gjynahe ne politike perfshire marreveshjen e 17 majit qe ndoshta eshte me e renda, por kryesorja eshte se nuk ka prapanice per te bere dicka te madhe. Shpatullat e tij nuk mbajne peshe, ndersa te ndenjurat i sherbejne vetem per t'u ulur ne karrike dhe jo per tjeter gje. Nderkohe qe BE, megjithese eshte kunder marreveshjes, ka nje milion probleme. Vec percarjes se shteteve sidomos pas Brexit, ka probleme te renda ekonomike pas krizes se shkaktuar nga pandemia. Por jo vetem kaq, duke mos qene BE nje shtet i vetem, ambasadori i saj ka tolerance te mjaftueshme prandaj nese tymi i tij shkon drejt, mban qendrimin qe do. Askush te mos mendoje se Trump nuk fle naten nga hallet qe ka Shqiperia, ai as e di ku bie vendi yne. As nuk e ka mendjen te hakmerret per fjalet qe ka thene Rama kunder "kandidatit" Trump, perkundrazi. Shumica e shqiptareve qe jane ne SHBA, jane antikomuniste dhe kane ikur heret e ato fjale te Rames ka shume mundesi te kene sjelle efekt te kundert tek shqiptaret e Amerikes. Por Trump pervec atyre qe u thane me siper, ka edhe nje avantazh tjeter. Ne SHBA, jane me shume se 470 mije serbe, pra shume me teper se shqiptare dhe mund te kene shume me teper ndikim se shqiptaret ne rezultatin e zgjedhjeve. Ne konkluzion, ketu nuk ka te beje as reforma ne drejtesi dhe as Soros. Jane arsye krejt te tjera. Se pari, nje arritje ne skenen nderkombetar ku Trump eshte shume dobet. Se dyti, nje afrim me Putin, i cili mund t'i duhet (jo vetem Trumpit) per nje lufte, te ftohte apo te nxehte pak rendesi ka, me Kinen. Se treti, lobi serb dhe votat e serbeve qe mund te influencojne sadopak ne rizgjedhjen e Trump. Se katerti, frika e BE sidomos e Gjermanise per "hapjen e kutise se Pandores" ne Ballkan mund te vertetohet (biles edhe mund te nxitet) dhe dihet qe krizat ekonomike pasohen nga luftrat) dhe ne planet afatmesme mund te jete edhe nje plan per lufte ne Ballkan. Pra topi nuk eshte thjesht ne fushen e Bashes i cili as qe di te luaje as me top as pa top, topi eshte ne fushen e shqiptareve ne te gjitha shtetet e rajonit. Kaq sa per te mos u zgjatur me shume
Nuk paske kuptuar asgjë nga shkrimi i shkëlqyer i z.Peka o Milanist, pasi vazhdon mesa duket të jesh në influencën e propogandave të "Antifas" shqiptare politike e mediatike që me dirigjimin e Ramës, përhapin mashtrimin se Basha po luftokërka që opozita të mos vijë në pushtet e shqiptarët të mbajnë sëpaku edhe nja 4 vite të tjera, Skënderbeun e Spiropalit.
A ka idiotësi më të madhe sesa të besosh që opozita megjithë liderin e saj Basha, i la mandatet e deputetëve, e dilte me qindra mijra protestues që thërrisnin "Rama ik", kishte nëdrmend të mbante Ramën në pushtet ?
Nëse vërtetë keni bindjen që Rama duhet të rrëzohet patjetër nga pushteti, është në të drejtën tuaj që të jepni mendimin tuaj se si mund të arrihet më shpejtë kjo punë, por dreqi e mori, akoma nuk e kuptoni se në gjithë botën ka një përplasje të fuqishme midis atyre që duan ta ndryshojnë ate pozitivisht, e grupeve të establishmentit të vjetër politik që vazhdon të jetë nën ndikimin e Sorosit ?
Shumë kjartë e ka përshkruar z.Peka episodin e dështimit të takimit të Ramës me z. Trump, por kjo duhet të na bënte të kuptonim se sadoqë u propogandua që përzgjedhja e ambasadores së re amerikane ishte një preferencë e presidentit, duket kjartazi se edhe kjo komandohet nga disa dipllomatë burokratë që nuk i kanë shkëputur lidhjet me autorin e reformës në drejtësi për Shqipërinë, multimiliarderin spekullant në bursë, Georg Soros.
E përgëzoj z.Peka për kurajon që ti thotë gjërat ashtu siç janë, por edhe nga distancimi me "revolucionarët komunistë" që duan të shfrytëzojnë këtë situatë, që Shqipëria ti shpallë luftë "imperalizmit amerikan" e BE kapitaliste.
Duket ashiqare qe kerkesat e opozites u hodhen ne kosh. Ambasada amerikane eshte dakort me Lenka Cukon. Pra qe Europa( lexo Amerika, ne kete rast) te na pranoje keshtu sic jemi, pra pa zgjedhje te lira e te ndershme. Hiku Liu dhe erdhi Lenka rastesisht te dy kineze. Nuk na u nda Kina, kesaj here amerikane. E kemi hak psikopatin ne krye. Tani Europa do na pranoje keshtu sic jemi, tamam si thoshte dikur Shoqja Lenka. Dhe Luli pranon! O pika jone qe kemi shpresa tek ky individ. Une besoj se psikopati do beje te njejten gje me zgjedhjet e ardhshme. Dhe shqiptaret do vazhdojne te largohen nga syte kembet. Me sa duket teorite e konspiracionit, qe thone se Shqiperia po pergatitet per te pritur qindra mijera arabe apo kineze, nuk qenkan pa gje. Atehere rrofte Sorrosi. Ky vend me sa duket nuk do i takoje me shqiptareve. Kete kuptoj une. Dhe psikopati do shkoje diku te gezoje cfare ka vjedhur ne ndonje cep te botes. Atehere rrofshin ambasadoret amerikane.Na rrofshi per vere!
Zoja ambasadore ,si ka mundesi qe ter keta shkelje qe ben qeveria,ter keto plackitje ne arken e shtetit, votime moniste dhe shkelje pa funde te drejtave te njeriut dhe ju heshteni. ????? Te lumte Cim Peka.
Se kuptoj se perse irretoheni me Lul Bashen???
Zoti Peka, duhet ta thoje me troc Zonja Kim dhe ambasadoreve te tjere nuk i plas fare per opoziten! Keta amasadore e kane pyetur veten nese pikat qe ka cuar opozita jane te drejta apo jo? Pse nuk dalin ne nje kofernce dhe te thone ne nuk pranojme x pike per keto nje apo njemije arsye? Zoti Basha nuk ka kurajo ti thote topi eshte ne fushen e Rames me dosjet per vjedhjen e votave, me kanabizimin, me kriminelet ne parlament, me ekonomine cope cope, me fukarallekun...ejt
...nuk eshte top...eshte sapun.....
O Z.Peka po kryetari i partise demokratike pse i pranon kto lojra te ktyre Ambasadoreve "rrogtareve te Edi Rames"??
Pse Z.Lulzim Basha sa here qe populli eshte gati ta rrezoj kete qeveri ai ben mbrapa duke e lene popullin ne balte?
Jane dhe shum e shum pyetje te tjera qe mundojne gjith elektoratin opozitar.
Une si popull i dhunuar nga kjo bande kriminale qeverisese, jam dhe shum i zhgenjyer nga menyra se si Z.Lulzim Basha po vepron.
Duket sikur nuk do ta mari pushtetin, duket sikur eshte me komod ne opozite, duket sikur po do ta shty dhe keto muaj qe kane mbetur deri ne zgjedhje, ti humbi ato, e te shijoje jeten e tij familjare duke larg Shqiperise.
Kte mendim kane te gjith shqiptaret, nese ai nuk ndryshon menyren e tij te te berit politik, menyren e qasjes se tij ndaj popullit ateher dhe populli ai popull qe nuk duron dot diktaturen do mbledh plackat e do iki, per nje jete me te mire diku gjetke, ata qe do rrine do shijojne diktaturen e dyte te Shqiprise me ne krye lart madhnine e tij Z.Edi Rama!
Z. Peka! Analize e sakte e Juaja. Ne fund te shkrimit une desheroja sugjerimin Tuaj. Sidoqofte respekt per Ju qe guxoni ti thoni gjerat ashtu sic jane, troc.
Turp për ambasadoren amerikane që bëhet palë me Edi Ramën dhe ja vë fajin opozitës dhe posaçërisht Lulit. A nuk i ka parë Yuri vjedhjen e votës në 2017,i them Lulit të ja tregojë përgjimet e publkuara nga bild se ndoshta i ka harruar,opozita ka bërë paktin më të madh duke u ulur në tavolinë me Damjan Gjiknurin hajdutin dhe dhunuesin e zgjedhjeve të lira që thoshte termet do t'a bëjmë dhe bënë me vjedhje dhe tjetërsim të votës së shqiptarëve. Damiani duhet të ishte në burg dhe jo të bënte reformën zgjedhore. Jemi shumë të zhgënjyer nga Yuri të cilën e pritëm me shpresë por qenkemi gabuar, edhe kjo si paraardhësi i saj lu. Shqipëria po kthehet në diktaturë me ndihmën e ambasadorëve që vinë dhe pasurohen dhe mbajnë anën e Edi Ramës shumë pesimist për të ardhmën,rruga e vetme që ka ngelë largimi nga vendi pa e kthyer kokën pas.