Sikur Teatri Kombëtar të kishte patur fatin e Shtëpisë së Hitlerit

Sikur Teatri Kombëtar të kishte patur fatin e Shtëpisë së Hitlerit

Nga Avni Nezaj - 04/06/2020

“U vendos që ta mbyllim shtëpinë e lindjes të një diktatori dhe autori masakrash dhe të hapim një kapitull të ri në historinë e republikës tonë, duke e rikonceptuar atë për të ardhmen”, kështu u shpreh për mediat Ministri i Brëndshëm i Austrisë duke bërë publik projektin për financimin e rikonstruksionit të shtëpisë ku ka lindur një nga njerëzit më të frikshëm të botës, Adolf Hitler. Njeriu, idetë dhe sjellja e të cilit solli vdekjen e miliona njerëzve në të gjithë globin. Do të ruhet ashtu siç është dhe do te bëhet funksionale për një komisariat policie.

Çfarë diference e madhe në mes “Barbarëve” Austriake që nuk po e prishin këtë godinë dhe Barbarëve në Tiranë që prishin gjithçka në emër të korrupsionit politik.

“Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
“Po sikur lisi i rrxuem përdhe”, do të thoshte para shumë vitesh poeti Pashko Vasa.

Dhe sot nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Është kohë pandemie dhe barbarësh që nuk ji kursyen Kryeqytetit tonë një barbari me shumë duke dhunuar kulturën dhe historinë me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Përngjasimi që bëra me lart për shtëpinë e Hitlerit tregon se sa poshtë kemi rënë. Se çfarë qeverisje kemi dhe se çfarë kulturologësh, lexuesish e artdashësish kemi në qeverisjen qëndrore dhe në atë lokale.

Në rresht të gjithë sipas udhëzimeve të udhëheqësit i vunë eskavatorin godinës historike ku me dhjetra aktorë shqiptarë dhe të huaj kanë tjerrë shpirtin e tyre për të shprehur paqen dhe mirësinë që të ofron dhe ta jep arti.

Do të mbahen mend se ishin në qeverisje ne kohën kur u shemb dhunshëm Teatri Kombëtar. Ndoshta ky soj nuk do të ndjehet keq nga kjo, por fëmijët e tyre kur të rriten do t’ua thonë dy fjalë...

Tani s’ka më kështjellë arti. Ka vetëm rrënoja.

Në Austri po i bëhet rikonstruksion një godine ku lindi një njeri që i vuri flakën globit. Një njeriu që me ligje është ndaluar ne vende demokratike proklamimi i ideve të tij, ndërsa në mes të Tiranës një kryetar qeverie që e mban veten për artist (mos o zot) hedh ne erë tempullin e artit. Më keq e më zi se talebanët. Pjesë e kësaj skeme mafioze ishin presionet, dhuna, maniplmi meditaik dhe social, kërcënimet të inicuara e drejtuar nga autori i letrës për “përdhunimin” e Griseldës që drejton bashkinë e Tiranës. As emrin nuk dua t’ja përmend.

Thjesht sot do sodisim Tiranën pa sfondin e bukur te godinës së teatrit por me atë të kullave. Pra Tirana nuk është më ajo që ishte. Kjo falë inatit të politikanëve të tenderizuar.

Sa turp me vjen, se keq ndihem, kur të huaj nga mbarë bota bërtasin për teatrin tim, tuajin, edhe të atyre që e shembën, e  përdhunuan.

Zoti mos pastë mëshirë në ju.Tempujt ruhen nga gjithkush dhe nga gjithçka.

Në Austri i bëhet rikonstruksion shtëpisë së një krimineli të tmerrshëm, shtepisë së Adolf Hitlerit, ndërsa në mes të Tiranës  shembet shtëpia e “kriminelëve” artistë.

Fat i keq i Teatrit Kombëtar të Tiranës, në skenën e të cilit është luajtur ndonjë pjesë për krimet e Hitlerit. Por që disa më të zinj e kthyen në gërmadhë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco