Incidenti me 15-vjeçaren, alarm për dështimin e institucioneve

Incidenti me 15-vjeçaren, alarm për dështimin e institucioneve

Nga Oriola Pampuri - 03/06/2020

Rasti i vajzës 15-vjeçare na rikujton situatën tragjike në të cilën ndodhen institucionet e arsimit publik, aty ku fëmijët tanë duhet të ndjehen të sigurt nga kërcënimi i manjakëve e pedofilëve, pikërisht këta janë të punësuar aty për t'i mbrojtur.

Kundrejt sjelljeve perverse në këto institucione, ku rasti i 15-vjeçares nuk është i vetmi, ajo për të cilën ndjehesh dyfish i revoltuar është sjellja e atyre që drejtojnë institucionet dhe vet Ministres, e cila nuk merr mundimin të prononcohet, dhe mbi të gjitha të marrë masa që këto institucione arsimore të ruhen e kontrollohen nga kompani të çertifikuara sigurie dhe jo nga individë të frustruar.

Sot zhgënjimi, mosbesimi, janë ndjesitë e çdo qytetari, i cili përballë burrave në një moshë të tillë, mund të identifikojë figurën e gjyshit apo të babait, e fatkeqësisht gjen të ligun e keqbërësin.

Meqënëse raste të tilla fatkeqësisht po i dëgjojmë rëndom, duhet të jemi të vëmendshëm të reagojmë ndaj çdo veprimi, çdo gjesti apo sjelljeje që bie ndesh me parimet apo çdo gjesti që bie ndesh me sjelljen humane dhe ky duhet të jetë detyrim për secilin prej nesh, ndryshe mosreagimi na bën fajtor edhe ne përballë këtyre sjelljeve të frikshme me të cilat po përballemi, po dëgjojmë e të cilat riskojnë fëmijët tanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Antirilindas03/06/2020 07:55

A vërtet incident i duket zonjës!!!??????

Zonja bën politikë, po ti plaste për atë fëmijë do ta quante më së paku dramë.

Shto koment

Denonco