Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

‘Kompromisi fals’ që po ofrohet për Reformën Zgjedhore

‘Kompromisi fals’ që po ofrohet për Reformën Zgjedhore

Nga Enton Palushi - 01/06/2020

Ditën e hënë, diplomatët e rëndësishëm në Tiranë e nisën duke komentuar dështimin për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. 
Pak a shumë qëndrimet e tyre shkojnë në një pikë: palët janë shumë afër marrëveshjes dhe duhet të heqin dorë nga pozicionet e pandryshueshme dhe vendosja e kushteve të reja. Kjo përkthehet: në një negociatë, askush nuk duhet të dalë plotësisht i fituar. Të gjithë duhet të lëshojmë për të arritur drejt asaj që njihet ndryshe edhe si ‘e mesmja e artë’.
Këtu shumë njerëz mund ta humbasin fillin dhe të mendojnë se ambasadorët e SHBA dhe të BE kanë të drejtë. Të gjithë duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje. Por pikërisht këtu lind edhe problemi i madh logjik, që më pas kthehet në problem politik. ‘E mesmja e artë’ nuk është zgjidhje në rastin konkret. Palët nuk janë ulur në tavolinë për të ndarë pushtet dhe tani duhet të pretendojmë se të gjithë duhet të dalin të kënaqur. Palët janë ulur aty për të ofruar një Reformë Zgjedhore sa më të mirë, e cila në produkt final do të na ofrojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk është negociatë, ky është kusht.
Këtu nuk ka më histori me ‘të mesme të artë’. Këtu ‘e mesmja e artë’ kthehet në një gabim trashanik. Disa filozofë e quajnë këtë gabim ‘ekuivalenca false’, të tjerë ‘kompromisi fals’, disa thonë se është ‘gabimi logjik i të mesmes’, ‘gabimi logjik i grisë’, ‘balanca false’ etj. Kaq shumë emra ka, për shkak se është problem i madh.
Pra, e thënë ndryshe, duhet gjetur një e mesme mes asaj që kërkon opozita si e dëmtuara e madhe, pasi i kanë vjedhur zgjedhjet, dhe asaj që ofron mazhoranca si e akuzuar për vjedhje zgjedhjesh në nivelet më të larta që ka njohur historia politike shqiptare. D.m.th mes vjedhjes së zgjedhjeve dhe mosvjedhjes së zgjedhjeve duhet gjetur një ‘e mesme e artë’. Zgjedhjet ose janë të lira dhe të ndershme ose nuk janë të tilla. Nuk ka të mesme këtu. Si mund të ketë ‘kompromis’ mes gënjeshtrës dhe të vërtetës, thonë filozofët. 
Dikush mund të thotë se historia është më ndryshe, pasi tani në negociata janë mundësitë e qeverisë dhe kërkesat e opozitës, e cila mund të kërkojë ‘qiqra në hell’. 
Këtu pastaj duhet të na vijë keq për qeverinë. Po çfarë pengese duhet të ketë për një vend që të ofrojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Cili duhet të jetë kufiri, kur dihet se nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, praktikisht kot llapim se jemi në demokraci? Për çfarë duhet ta tolerojmë ne këtë qeveri, nami i së cilës si hajdute zgjedhjesh ka përfunduar në gazetën më të madhe evropiane me një damkë që nuk do hiqet kurrë në histori? Te e fundit, a nuk duhet t’i interesojë edhe kësaj qeverie që të vendoset standardi zgjedhor kaq i nevojshëm për të, kur ajo të dalë në opozitë dhe të kalojë po ashtu të zitë e ullirit?
Kjo historia e të mesmes së artë është njësoj si shumë të tjera në Shqipërinë e Edi Ramës, që kanë për qëllim vendosjen e shenjës së barazimit mes opozitës dhe qeverisë. Por nuk është kështu dhe nuk do jetë asnjëherë. Kjo mund të jetë një betejë e qeverisë për të treguar me gisht nga opozita si dekonstruktive, si pengesë për integrimin apo si ana tjetër e medaljes politike që urrehet nga shqiptarët. Por opozita dhe shqiptarët meritojnë një gjë që e kanë kërkuar me këmbëngulje: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nëse nuk ia jepni dot, të paktën mos u përpiqni që ta bëni fajtore ose bashkëfajtore edhe për këto dështime. Ky do ishte kulmi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Pseudonim04/06/2020 12:03

Keshilli politik po konsiderohet sikur palet jane ulur per negociata duke i leshuar njera tjetres.Kete arsyetim perdori edhe ambasadorja e SH.B.A. Topi eshte ne duart e Bashes a thua se ai eshte Kryeministri qe do pergatise zgjedhjet.Opozita po kerkon rregulla loje te barabarta qe zgjedhjet te mos vidhen.Ketu nuk ka vend fare per negociata,ne te kundert pala qe kundershton shikon qe po i hiqet mundesia per te vjedhur.Negociata mund te behen vetem per sistemin ku palet llogarisin nje sere faktoresh qe mund te favorizojne njeren pale,faktore te cilet partite e vogla i llogarisin me detaje.Ambasadorja e SH.B.A. si e paanshme nuk mund te shprehet per topin ne fushen e kujt eshte.

Urime...02/06/2020 09:37

Bravo cun e ke kap hilen...Ky djal ka xhevahire. Nga analistet e mi te preferuar.
Pra ketu nuk ka dy pozicione...ku njeri humb tjetri fiton (ne fakt ka: sepse duke mos pasur mundsi te vjedh njeri do humb) por nje pozicion: zgjedhje sa me te drejta..kut te gjithe palet nisen nga e njeta vije gare..

Po ajo paragraf skandaloz i Gjiknurit e tipit....opozita sot as do e kishte menduar dje gjithe keto favore qe ne po i bejme sot...qe ne fakt eshte per te zene koken me dore.

Vetem identifikimi biometrik sjell fundin e kesaj shpure...Dhe Damjani u shpreh qe nuk di nga teknologjia por.....ne fakt po te kish pyetur nje profesionist do i kish thene eshte gjeja me kollaj qe mund te behet me nje kosto te justifikueshme...Ndryshe...jane ca printera qe printojne nga 100 ID carta ne minut dhe po te mendoj per nje moment me mendjen e prishur te nje rilindasi plani im per te vjedh zgjedhjet do ishte:
1- Bli disa makina te tilla
2- Nxirr listen e refugjateve dhe konfirmo nga sistemi i bravocunave ne datene votimit qe keta refugjate nuk kane hyre ne shqiperi.
3-Pastaj cdo vullnetar rilindas do nxirja deri ne 150 ID carta (do e duheshin 2 min por do ja vlente) dhe nuk do lindte fare nevoja te blja me 30 mije leksh, megjithese dhe kete menyre do e utilizoja.
4-100 bandilla me nga 100 karta i thone nja 15000 vota...edhe me shume bandilla po te lindte nevoja.
5- te vijme te gishti...para se te dergoja cunat te votonin te gishti nje shtrese te padukshme materjali kimik sipsh maniqyr transparent dhe nje shishe me solucion/dylent qe pas bojes te hiqej kollaj
6- veret do i lodhja pak bandillat diten e votimit por do ja vlente..

Prandaj Opozita te tregohet proaktive duke:
1- kontaktuar experte dhe provuar me dokumnta se sa e thjeshte eshte idnetifikimi biometrik
2- kontakto the ODHIR per opinion pa pat frike per ndonje pergjigje negative (ose nese egziston frika kjo iniciative mund te ndermerret nga nje pale jashte opzites ne menyre qe ne rast se opinini i ODHIR blihet me leket e hashashit opozita mos kete detyrimin te rrije e lidhur.
3- Opozita e lire te bej cdo koncesion tjeter per keshilallt vari teneqne (se e preu barku hajdutin te plotesoje kushtet o OSCE) thembra e akilit identifikimi biometrik.

Concluzion
Keqardhje qe zera te shendoshe si djaloshi gazetar ka bolle por qe nuk degjohen

Shtetrrumpalle 01/06/2020 22:25

Kompromis I urdheruar nga sorrosiane, njesoj si ai per reformen në drejtesi.
Pasi perfunduam në nje vend pa gjykata e pa drejtesi, se shpejti do te jemi edhe vend pa zgjedhje.
Na rruafshin nderkombetaret

tirana01/06/2020 21:49

Shkrim me plot inteligjence dhe zgjuaresi politike per te arritur sa me shpejt ne zgjedhje te lira dhe te ndershme . Ndryshe kot rrahin uje ne havan ....???!!!

Daniel01/06/2020 20:58

Nje llogjike e paster dhe e drejte, per sa shkruhet me siper. Reforma eshte kthyer si ndarje territoresh gabimisht orjentuar tek kompromisi mes partive, merr kete pjese dhe lesho ate pjese dhe jo si nje reforme ku rezultati te siguroje nje votim te drejte. Por le ta konsiderojme per nje moment si ndarje territoresh. Qe te jete e ndershme marrveshja duhet qe njera pale te beje ndarjen dhe pala tjeter zgjedhjen qe do te thote qe ne se nese Pozita do te kerkonte depolitizim te administrates atehere Opozita te merre pushtetin, ose Pozita te pranoje te kunderten. Por qe njera pale te beje edhe ndarjen pjeseve edhe te zgjedhe ate qe do, nuk eshte me kompromis por zhvatje.

Shto koment

Denonco