Skena e krimit dhe skena e filmit

Skena e krimit dhe skena e filmit

Nga Artan Hoxha - 29/05/2020

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ngatërroi skenën e filmit me skenën e krimit. Skenën e filmit, ku interpretonte me pistoletë ne dorë mamaja e djalit të rrahur nga policët e tij për shkelje të ndalim qarkulimit tek parku i liqenit, ai e shfaqi me celularin e vet para deputetëve të Komisionit të Sigurisë si një skenë krimi.  

Me kete synoi te relativizoje skenen e krimit te rrahjes policore te djalit minoren, transmetuar me ze e figure nga mediet. Por duke dashur te vere vetulla i nxorri vete syte vetes dhe policise se vet. Pasi u kap ne flagrance, si fajtori qe kur kembengul tregon se nuk pendohet, doli per te thene se nuk ishte ashtu sic dukej e se ia kishin nxjerre fjalet nga konteksti.

Kur perdori videon e mamase se djalit si argument kundersulmues e relativizues ne Komisionin e Kuvendit Ardi Veliu me gjasa ka qene i bindur se skena me pistolete e mamase vec me skene filmi nuk kishte te bente. 

Me me shume gjasa ai duket ka menduar se pistoleta ishte e vertete pasi nese do te ishte loder skena e paraqitur sdo te kishte kurrfare vlere per te vene ne dyshim moralin e zonjes ne fjale dhe te djalit per pasoje. Edhe menyra me te cilen e komentoi videon ne fjale para deputeteve mbartte kete drame te rende morale te nje djali te shthurur te nje mamaje te shthurur qe mbante arme pa leje dhe e demonstronte me shoqerine e vet po aq te shthurur. 

Por nese ka menduar vertet keshtu, perpara se te perdorte pamjet per argument moral ne Kuvend, ai duhet te kishte paditur mamane e djalit per armembajtje pa leje e te ndermerrte veprimet policore e ligjore adekuate. Ardi Veliu nuk veproi keshtu. Kjo eshte nje shkelje ligjore ne vetvete qe kompromenton ate dhe Policine e Shtetit, moralisht dhe profesionalisht.

Por, nese ka menduar se pistoleta eshte loder (ndaj nuk ka ndermarre veprime policore) atehere kjo eshte edhe me e rende si keqperdorim me ndergjegje i nje videoje private dhe transformim e falsifikim i fakteve per qellime denigrimi te mamase e djalit te saj e per relativizimin e krimit te policeve te vet e, aq me keq, duke synuar te ndikoje me kete komisionin parlamentar dhe, permes medies, gjithe opinionin publik.

Vete fakti i ketij zelli nga Ardi Veliu per te gjetur fakte e perdorur ato kunder mamase dhe djalit te saj, ne nje komision parlamentar ku askush nuk ia kerkoi e ku ai fare mire mund te mjaftohej me faktin se ndaj policeve po zhvillohej proces disiplinor e hetimor, ushqen pretendimin e zonjes se mbi te, pas dhunimit te djalit dhe kerkimit prej saj te drejtesise, po ushtrohet presion e kercenim. Kjo eshte tejet, tejet e rende.

Pas qartesimit se pamjet ishin skena te xhiruara filmi, ngulmimi i Ardi Veliut se paskerka qene keqinterpretuar tregon jo thjeshte ushtrimin nga ai te te drejtes per t’u mbrojtur penalisht por menyren se si ai e koncepton rolin dhe detyren e tij dhe te vete Policise se Shtetit. 

Ne fakt, rasti Ardi Veliu nuk eshte nje rast i vecuar. Sjellje te dhunshme, pa reflektim, pa ndeshkim e pa kerkim ndjese jane te shumta e te shpeshta ne radhet e Policise se Shtetit. Por, duke qene Drejtor i Pergjithshem ky rast tregon se kjo sjellje, kjo menyre e konceptimit te ngjarjeve, roleve, proceseve, te te drejtave te qytetareve dhe te detyrimeve te policise nuk eshte thjeshte ceshtje rastesore por nje tipar qe pershkon vertikalisht dhe horizontalisht te gjithe strukturen e Policise se Shtetit. 

Mundet qe Ardi Veliu ka vene ne pune strukturen policore per te gjetur fakte mbi mamane e djalit dhe/ose djalin. Ju eshte qepur me buke ne traste. Kjo kompromenton moralisht e profesionalisht ate dhe nje strukture te tere policore. 

Mundet qe dikush t’ia kete dhene pamjet Ardi Veliu. Ne kete rast, nese ka vene strukturat policore ne pune per verifikimin e fakteve te ofruara  kompromenton ato struktura moralisht e profesionalisht e nese nuk i ka vene ne pune tregon se i shperfill dhe se ai vepron si ti teket, pa strukture e pa filter.

Por, ngjarja e Ardi Veliut ka precedent. E ketille ishte video e policise algjeriane qe shalonte ne hu algjerianet kundershtare te regjimit e qe, nga Kryeministri yne, iu servir publikut sikur te ishte policia spanjolle qe shalonte ne hu spanjollet e pabindur me rregullat e karantines. 

Mesazh domethenes e paralajmerues i Kryeministrit. Kur doli gabimi, ngaterrimi i Algjerise me Spanjen, Kryeministri kerkoi ndjese per anen formale te ngaterreses por jo ate substanciale. Ai i qendroi thelbit te mesazhit – dajakut. Ardi Veli dhe policia e tij nuk e zhgenjeu Kryeministrin e vet. Policia e perdori gjobat, dhunen e dajakun sa e ku mundi keto kohe pandemie. 

Ndaj, Ardi Veliu, qe me apo pa dashje ngaterroi skenen e filmit me skenen e krimit,  s’ka pse as te terhiqet e as te turperohet per faje ne thelb te njejta me ato te Kryeministrit kur, edhe ky, as terhiqet e as turperohet.

Kemi arritur c’kemi dashur – Nje Qeveri, Nje Polici.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet30/05/2020 06:58

SKENA E KRIMIT DHE SKENA E FILMIT;QE REGJIA E SKENARIT;ELEGJIA E KRENARIT;
KUR POLICIA E DIKTATURËS TERRORIZON NJË TË RINJ TË MITUR;KURSE E ËMA QË
VEPRON ME PISTOLETË DUKE I KËRCËNUAR PËR TI NDIHMUAR DJALIT TË VETË,PËR
TA SHPETUAR NGA KTHETRAT E POLICISË DIKTATORIALË;QË MOS TA TERRORIZOJË,
FERRORIZOJË O,GJËR PËR VDEKJE,DJALIN E MITUR N'PARKUN E QYTETIT;A PORSE,
AH HORRSE;TENTOHEJ,KËRKOHEJ,TA PARAQISTE DHUNËN NDAJ POLICISË;PORSE,
HORRSE;VERTETOHEJ TË PARAPISTE FURTUNËN NDAJ NJË DJALI TË MITUR,MU NË
PARKUN E QYTETIT;KJO BJEN,OJ NDJEN;SIKUR KUR DON TA KRUAJSHË VETULLËN,
POR,RRËSHQET DHE E QARRON SYRIN;KY ISHTE MENDIMI,PENDIMI,I SKENARIT OH,
KRENARIT,TË KRIMIT APO FILMIT;QË NUK AKUZOHEJ VIKTIMA,AHIII,TURR ABUZOHEJ
SHI,JETIMA;PËR TERRORIZIMIN,TERË FERROKRIZIMIN,NËNA PËR TË BIRIN E MITUR,
DUKE TENTUAR,KËRKUAR,TA SHPETOJË TË BIRIN E MITUR NGA THONJËT SI TË NJË
BISHË VËRBUAR,TËRBUAR;TENTOJË,KËRKOJË,QË TA TERRORIZOJË DJALIN E MITUR!
MANI,USA.

I paemer29/05/2020 22:10

Ajo video nuk ishte e veshtire per t'u gjetur pasi eshte ne facebook-un e zonjes ne fjale. Pra vete deklarimi i kryepolicit se ate video ia ka derguar dikush, eshte i rreme. Vete Veliu apo dikush tjeter me porosi te Veliut e ka gjetur ate video pa u munduar shume dhe ketu eshte problemi kryesor. Fillimisht problemi eshte penal pasi ne loje futet nje arme (e vertete apo loje pak rendesi ka). Pa u bere asnje hetim, kryqezohet nje njeri, nderkohe qe ka shume persona me precedente qe bejne video me arme te verteta, i publikojne ne rrjete sociale dhe as qe kujtohet kush te merret me ta. Nderkohe per te juatifikuar veprimet kriminale, jane te gatshem te bejne cdo hetim

Skrapari29/05/2020 21:21

Ardi Velliut shikoji turine, vari kusine. Ne surat sa e shef krijon menjehere idene e nje njeriu pa piken e inteligjences. E shumta mund ta cosh roje ne ndonje fushe te mbjelle me bostan,ose roje ne ndonje stalle lopesh. Do ta gjeje koken e kandilit se shpejti.

Shqiptari29/05/2020 21:10

TURP! TURP! TURP!
NUK KA ME POLICI TE SHTETIT NE SHERBIM TE SIGURISE SE NJEREZVE, POR NE SHERBIM TE PARTISE SI REVOLUCIONARE TE BASHKUAR RRETH QELBESIRELLEKUT!
POLICIA E SHTETIT FATKEQESISHT PAS 2013 U SHNDERRUA NE NJE ORGANIZATE SKANDALOZE DHE JO RIGOROZE. KJO ORGANIZATE NEN DREJTIMIN MJAFT POLITIK TE MINISTRAVE RILINDAS TE RADHES DHE TE DREJTOREVE TE POLICISE, U SHNDERRUA NE NJE POLICI NE SHERBIM TE PARTISE, ORGANIZATAVE KRIMINALE DHE KUNDER INTERESAVE TE POPULLIT DHE TE SHTETIT!! PAS VITIT 2013, PAS LIRIMIT NGA DETYRAT TE POLICEVE "BARKEDERRA" NE RADHET E KESAJ POLICIE HYNE KRIMINELET, TE KORRUPTUARIT, TE PAAFTET, MASKARENJTE, IDIOTET, DEBILAT, INJORANTET DHE ANALFABETET, KY KRYEANALFABETI DHE KRYEINJORANTI ESHTE VETE KY HAJVAN!! 40% E KRYEPOLICEVE TE QARQEVE DHE TE KOMISARIATEVE TE POLICISE SOT JANE OSE TE BURGOSUR, OSE TE SHKARKUAR OSE NE ARRATI SI PERSONA NE KERKIM PER VEPRA PENALE DHE BASHKEPUNETORE NE KRIME TE NDRYSHME!!! KJO ESHTE POLICIA QE DUAM!!!
KETU O HAJVAN, NUK BEHET FJALE PER POLICIN QE DHUNOI ATE FEMIJEN E MITUR, ME ATE LE TE MERRET LIGJI, SEPSE JU I BETE TE TILLE. POR SOT BEHET FJALE VETEM PER SJELLJEN, REAGIMIN DHE KOMENTIN TEND PREJ IDIOTI, HARBUTI, MASKARAI, PERDHUNUESI, PREJ NJE PRINDI TE POSHTER, PREJ NJE ENVERISTI TE QELBUR ME ATE MENDESINE TENDE PREJ RILINDASI FAQEZI!!!
TI MASKARA DHE DHJAKS MUTI, QE TRIMEROHESH PERPARA NJE FEMIJE TE MITUR DHE INTIMIDON ME HARBUTERI DHE ARROGANCE PREJ RRUGACI ORDINER, NENEN E TIJ, NJE GRUA PA BURRE DHE HALLEXHESHE, DHE TREGOHESH NJE MI FRIKACAK PERPARA BANDAVE TE DROGES, KRIMINELEVE DHE TE ATYRE QE T'I VARIN BOLET NE MAJEN E KANGJELLAVE TE GARDHIT TE DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE POLICISE!!! HARBUT!!! O MUT!
DUHEJ TE KISHE DHENE DOREHEQJEN QYSH PERPARA 4 ORESH DHE JO TE QURRAVITESH ME REAGIME IDIOTE!!!
SA ME SHUME TE FLASESH PA DHENE DOREHEQJEN, AQ ME SHUME PO E ZHYT VETEN NE GJIRIZIN GJIGAND TE MUTIT TE RILINDJES!!!
UNE E DI SHUME MIRE SE SI PO TE SHAN NGA ROBT DHE PO TE OFENDON NE TELEFON SATRAPI I SURRELIT NE KETO MOMENTE!!!
NE NJE SHTET NORMAL, AS KRYEMINISTRI DHE AS MINISTRI I BRENDSHEM NUK DUHET TE PRESE ME ASNJE MINUTE DOREHEQJEN E IDIOTIT DHE INJORANTIT, SEPSE IDIOTET DHE INJORANTET NUK DOREHIQEN, POR DUHET TA SHKARKOJNE ATE HAJVAN MENJEHERE NGA DETYRA, NESE KANE PAK, PAK FARE CIPE DHE NDJENJA NJEREZORE!!! LE TE MERRET DREJTESIA ME IDIOT VELIUN DHE VELIAJT!! KETA VEGLA TE NDYRA DHE QORRE TE REGJIMIT NAZISTO-FASHIST TE SATRAPIT TE SURRELIT!

Shto koment

Denonco