Përse s’reagojnë ambasadorët siç i presin shqiptarët?

Përse s’reagojnë ambasadorët siç i presin shqiptarët?

Nga Kastriot Islami - 21/05/2020

Duke lexuar se çfarë ndodh gjatë këtyre ditëve nën rrogoz, kam përshtypjen se përgjigja e kësaj pyetjeje “e thjeshtë” për t’u kapur nga qytetarët është: Rama, para dhe pas prishjes së Teatrit i ka mashtruar me “sukses” disa nga ndërkombëtarët!

Është përpjekur si zakonisht të fusë në kurth opozitën.

Duket një përfundim “i fortë”..!

Kam përshtypjen që nuk është larg të vërtetës…Qofsha i gabuar!

Bindjen ma forcon fakti se këtë përgjigje e deklamoi edhe vetë Rama, vetëm pak orë pas prishjes së Teatrit Kombëtar, duke thënë: i binda ndërkombëtarët për drejtësinë e veprimeve të mia për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas këtij veprimi në Tiranë, do të nisë dërgimin e “argumentit magjik” në disa nga kryeqytetet kryesore të globit, direkt ose përmes lobistëve të paguar majmërisht, për t’i “bindur” edhe ata!

Ndonjëri do të thoshte: Çfarë argumenti “magjik” ka përdorur Rama? Dhe a janë kaq naivë ndërkombëtarët për të besuar “shpjegimin magjik” të Ramës? Po opozita përse ra në këtë kurth? Apo edhe ajo është pjesë e kësaj loje, duke qenë kundër reformës zgjedhore?

T’i marrim një nga një pyetjet.

Së pari, kam bindjen nga çfarë dëgjoj nga të gjithë anët, publikisht dhe jopublikisht, se ky argument “magjik do të ishte: Opozita së bashku me Presidentin u rreshtuan kundër prishjes së TK sepse donin të minonin Reformën Zgjedhore?

Ashtu siç prej 7 vitesh Rama, sa herë arrin një synim tinzar përmes një “veprimi tjetër të maskuar”, ka abuzuar me “reformën e drejtësisë” si argument “magjik” për të stigmatizuar opozitën, duke arritur të bindë ndërkombëtarët edhe për shkak të vlerësimeve për gjendjen në vend, përgjegjësinë e të gjithë faktorëve apo edhe qasjes së tyre për “alternimin e elitave” në Shqipëri…!?

Ngul këmbë se “argumenti hileqar” i Ramës për lidhjen e prishjes së Teatrit Kombëtar me reformën zgjedhore është “vendosur në veshin e disa ndërkombëtarëve” para prishjes së Teatrit Kombëtar dhe është përforcuar pas prishjes së tij! Dhe ky “argument” ka rezonuar me gjykimin dhe qëndrimin e disa nga ndërkombëtarëve, për arsyet e përmendura më sipër!

Pasi Rama vuri re se ky argument “magjik” funksionoi me disa nga ndërkombëtarët, veçanërisht me ata që nuk kishin reaguar siç e prisnin shqiptarët e shumtë në protestë e veçanërisht ata që u goditën dhunshëm nga policia, ai vetë por edhe disa pinjollë të tij, dolën në media për të mos folur për TK por duke vënë theksin tek angazhimi i tij maksimal te Reforma Zgjedhore, ndërkohë që deri më sot, me mungesë të qartë vullneti për të kryer reformën zgjedhore, ishte deklaruar “kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor” duke provokuar opozitën jashtëparlamentare për ta larguar atë prej saj por edhe duke mashtruar opozitën në parlament me të kundërtën e asaj që kishte vendosur e daklaruar!

Rama ka vepruar edhe këtë herë, siç ka vepruar gjithnjë duke arritur synimin e tij antireformë, duke provokuar radikalizimin e opozitës ose kthimin e saj në një opozitë fasadë e bashkëpunëtore të bindur të saj.

Së dyti, kjo hipotezë mbështetet edhe në faktin se Rama nuk vonoi të nxirrte përmes falangave të tij, por jo vetëm, lajmin se në takimet me ndërkombëtarët i është kërkuar që të aplikojë “sistemin zgedhor danez” në Shqipëri.

Ndonëse gjatë të gjithë kohës Rama dhe pinjollë të tij janë shprehur prej disa muajsh kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, Rama me shumë gjasa, në takimet me ndërkombëtarët, ka vënë theksin jo tek refuzimi i tij per sistemin zgjedhor, por tek “argument magjik” duke ia lënë topin opozitës… E madje, me shumë gjasa, duke i kërkuar interlokutorit ndërkombëtar, që presionin për reformën zgjedhore ta çonin te opozita dhe Presidenti! Gjë që ka filluar të dalë në dritë… madje që sot në mëngjes!

Së treti, opozita nuk ka vepruar në mënyrë adekuate edhe këtë herë. Ajo duket më shumë e kapur në kurthin e ngritur nga Rama. Ndërkohë që shumë vetë pranë Ramës kanë përhapur lajmin apo disa kritikë të fortë të opozitës besojnë opsionin e “bashkëpunimit mes Ramës e Bashës” për të hedhur në erë reformën zgjedhore, përmes shembjes së TK?! Nga e gjitha kjo “lojë tinzare” e Ramës, qoftë për të futur në kurth opozitën qoftë në bashkëveprim me të, Rama godet e diskretiton në fund të fundit fuqimisht opozitën në sytë e publikut. Por mbi të gjitha shkatërron interesin publik, që pret vendimin pozitiv të radhës nga BE e cila ka vendosur 15 kushte, një prej të cilave është reforma zgjedhore…

Nëse opsioni i bashkëpunimit të fshehtë të opozitës me Ramën s’është i vërtetë, ndonëse përceptimi i shumë aktorëve mediatikë e të rrjeteve sociale për këtë opsion është kthyer gati gati në bindje, dhe unë nuk kam asnjë informacion të besueshëm për ta konfirmuar por as argumente të fortë për t’i bindur besimtarët e saj për të kundërtën, mendoj se opozita e ka një mundësi daljen nga kurthi ku e ka futur Rama! Sepse nëse opozita do të veprojë si deri më sot:

i) Rama mund të rezultojë apo më saktë të duket në sytë e shqiptarëve e të ndërkombëtarëve, i suksesshëm me përdorimin tinzar të argumentit të tij “magjik” dhe si shkatërrimtar i TK, por edhe si mbrojtës i reformës zgjedhore. Madje, fillimisht duke mos e kritikuar opozitën për të forcuar te shqiptarët perceptimin e bashkëpunimit me opozitën, por shumë shpejt do të hidhet edhe në sulmet e tij monstruoze ndaj opozitës e Presidentit;

ii) Ndërkombëtarët do të vazhdojnë të perceptohen minimalisht të heshtur nga shqiptarët për gjithçka po ndodh në vend, pra indirekt ato do të perceptohen në mbështetje gjithnjë e më të qartë ndaj Ramës, dhe;

iii) Opozita do të rezultonte në pamjen publike, edhe në sajë të veprimit të medias së kontrolluar nga Rama, më e dobësuar e madje për shumë vetë që bësojnë opsionin e bashkëpunimit “PS-PD” edhe shumë më e diskretuar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ervin24/05/2020 23:06

Sic e shoh une amerikanet na e kane hequr vizen. Kjo besoj se nuk ka ndodhur tani afer por qe ne vitet e para te demokracise. Kur qeme aq te paafte si popull me elitat ne krye te zgjidhnim politikane te hajrit. PD-ja ra ne doren e nje injoranti qe nuk dinte te lidhte dy fjale. Te gjithe i mbajme mend shfaqjet e Berishes ne publik apo konferencat e shtypit. O zot ,nivel zero. Per PS-ne nuk ja vlen te flasesh. Nje parti qe trashegoi anetaresine dhe strukturat e PPSH-se. Deshen te na bindnin se ujku i nderron edhe rrobat edhe zakonin.

krasasi tp24/05/2020 17:42

Benca, në emër të kujtë kërcënon?. "..o qelbësirë Krasi që edhe në tiranë vazhdon ta fshish bythën me gjethe fiku?". Nëse në emër të mafies, çfarë tëlidh ty me të?. Nuk më ngjan të jesh as militant i thekur. Në protestën e fundit për prishjen e Teatrit Kombëtar djali im bëri një foto me z.Berisha, ndërsa unë qeverisjen nën z.Berisha e kam konsideruar dhe e kam votuar në vitin 2009 dhe në 2013. Jo vetëm kaq, por përtej imagjinatës së zotris sate por edhe përtej imagjinatës së z.Berisha ndoshta, e kam përfytyruar qeverisjen e ardhshme të të majtëve, 1000 herë më të keqe se atë të mëparshme. O kopetent. Njëherë thua më njehë e se banojë në SHBA ,një herë se rri me gjuhë përjashta , i gatshëm për të lëpirë bythën e të mëdhenjëve. Jo zotni. "Mulliri juaj bluan ashpër" dhe nëse z.Peka detyrohet të botojë opinionet tuaja të mbushura me fyerje dhe jashtë etikës ,kjo ndodh se Ju e jo Unë, "rri si mizë kali" në bythën e syri.net. Sa për kërcënimin tuaj, i nxitur apo i frymëzuar nga klane kriminale apo mafioze, nuk shkojnë te unë.

Benca24/05/2020 12:38

O Karasas une nuk lodhem me Peken se te njoh mire vete. Ti je nje i ngordhur qe ke rene nga fiku dhe nuk ke asnje shans te behesh as Pari dhe as mavri e Tiranes...Ti do vdesesh Pocaqi nga Krasi i Tepelenes qe je mik i ngushte i Gramozit dhe e mohon ne rrjetet sociale se nuk ta mban ta thuash as me veten tende..Berishes i ke lepire bythen por tani ben sikur nuk e do se ne realitet ke dashur gjithnje bythen tende...Pekes po ta perserish i duhesh si karrem, pra krimb plehur sic je ne realitet, per te kapur ndonje gallof me injorancen tende! Vazhdo se je ne rruge te mbare dhe as Tufines dhe as Sharren nuk e ke edhe aq larg! Ec ngadale se edhe po te nxitohesh do te arrish shume shpejt se je shume afer..o qelberise Krasi qe vazhdon edhe ne tirane te fshih bythen me gjethe fiku!

krasasi tp23/05/2020 15:25

Benca, Banoj në Tiranë. Nuk dëshiroj të jem Pari, ngaqë nuk i kam kapacitetet e duhura dhe vëndet janë zënë. Kur vëndet të lirohen, pas zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta, gratë dhe burrat që do zëvëndësojnë estabilshmentin e sotëm, do jenë ku e ku me këta të sotmit. Meqë të ka ngel në mendje Gramozi ja ku po të them se nuk më ka bër dhe as i kam bër ndonji nder. Kur them estabilshmenti i vjetër kam futur brënda edhe Gramozin edhe Berishën edhe Nanon edhe Ramën edhe Metën edhe Gjinushin edhe Godon edhe Meksin edhe shumë e shumë të tjerë edhe Bashën se e harrova. Unë i dashur për shkak të moshës jam për në Tufinë, por I Plotëfuqishmi 'më thotë' prit se nuk ka bileta. Unë dy metro vënd do zë ,por ndonji idhulli juaj mund të përfundojë te "hoteli pa para" thoshin më parë. Sot kanë kosto të lartë burgjet se kanë shumë komoditet. Gjithsesi me paret e "veta" do kullandrise.Mos ma lodh z.Peka duke e pyetur se kush është ky Krasasi Tp.

Benca21/05/2020 19:15

O idiot nga Krasi i tepelenes qe mendon se te ka ardhur koha te behesh pjese e Parise se Tiranes ndonese ke ikur nga Karasi per te jetuar ne SHBA vazhdon te fhish bythen me gjethe fiku o i vrare. Sa per mikeshen tende Rudina Seseri duhet te dish se ajo erdhi ne Tirane per tu martuar me ramne dhe u largua se nuk ja arriti qellimit. Dhe para se te besh komente lexo se cfare shkruan autori dhe mos ja fut pordhes si ne Kras te Tepelenes sikur te ishe para komandant Gramoz Rucit... Ti je i kenaqur qe Parine e Tiranes e perfaqson Gramozi i Tepelenes dhe Edvini i LGBT dhe shqetesohesh nga shkrimet e nje profesori qe ka mbaruar shkollen ne France dhe me guxim thote te verteten...une nuk e mbroj profesorin e mund te kem edhe me shume verejtje se ti por nje bythec si puna tende qe nuk ta mban bytha te thuash qofte edhe nje fjale kunder Gramozit duket sheshit se nga kush paguhesh...Une te njoh mire se cfare perfaqson dhe kam biseduar me keta te syrit por kane mendimin se i ben mire portalit nje mize kali si puna tende... Nuk te vejn dot rradha te behesh ti Pari e Tiranes o i palare i Krasit se ta ka zene vendin dajua tend Gramoz Ruci...

asi21/05/2020 17:46

Profesor jeni i nderuar si intelektual, por edhe si analist politik. Jeni i pari qe denoncuat kriminelet qe rrethonin partine tuaj dhe u ndersyen per te rrethuar shtepine tuaj. Ju ishit i pari qe ndjete se po kriminali9zohej PS dhe bete shume mire qe u largua prej saj. Sot duhet te bashkohen te gjithe opozitaret, te nxjerin mesime nga gabimet e se shkuares qe do te behshin prej kujtdoje sepse vinim nga shkollat komuniste dhe me gjak te ushqyer mga propoganda komuniste me "njeirun e ri" te shperbere nga lufta e klasave si faktor zhvillimi i shoqersise socialiste te ushqyer me vrasje, ekzekutime deri te shokeve te luftes, te ujitur me internime dhe varferi te tejskajshme qe propoganda na thoshte se ishim populli me i Lumtur ne planet. PS dhe bandat e saj te droges, krimit se bashku me oligarket qe jane pasuruar me taksat tona keto 30 vjet duhen shporur nje ore e me pare duke shkuar ne kutite e votimit te gjithe ne qe nuk duam drogen, krimin, trafiqet, vjedhjen, korupsionin, varferine, mashtrimin dhe te medojme te krijojme nje shoqeri dinjitoze si ne vendet e tjera te Europes. Ata qe perendojne se nuk perfaqesohen nga partite ekzistuese le te krijojne partite e tyre dfhe me lektoratin e tyre te gjejne pozicionin e tyre ne zhvillimet politike, por nuk kane te drejte thjesht te qahen dhe te kritikojne, sepse ka dhe te mira qe jane bere keto 30 vjet, ato nuk mohohen. Elektorati vendos se cfare dhe sa vota do ti jape seciles parti, kush do t'i drejtoje, por qe te gjitha duhet te bashkohen kunder RAMES.

krasasi tp21/05/2020 12:48

Profesor, Ju nuk jeni në parlament ngaqë z.Basha personalisht nuk ju vendosi në listë. Nuk ju vendosi se jeni i pa aftë profesionalisht, inaktiv në Parlament, i korruptuar e i kriminalizuar, se nuk përfaqësoni të djathtën , apo z.Rama e nxori mllefin me ty, nëpërmjet z.Basha?. Juve personalisht ju atribohet thënia se "edhe xhaketën po të varë në Mallakastër, bëhem deputet". Koha kur jo vetëm Ju, por edhe shumë deputet dhe prijës,dizinformonit partnerët dhe aplikonit ligje zgjedhore sipas interesit të Parisë së Tiranës mesa duket ka marë fund. Edhe një R.Seseri që erdhi nga SHBA për të kontribuar në vëndin e vetë kur u njoh me intrigat e Parisë, iku me u - bu - bu. Znj.Kim nuk ikën dhe mesa duket, nuk do ta shtyjë kohën duke i prezantuar publikut shqiptar piktura me flutra e krimba. E angazhuar dhe e drejtëpërdrejtë. Parisë mund ti duket si futje hundësh në punët e 'sovranistëve' por çfarë mendojnë qytetarët ka rëndësi. Më shumë shqiptarë nuk votojnë se votojnë . Së shpejti më shumë shqiptarë do jetojnë jashtë vëndit, se brënda vëndit. Më shumë shqiptarë janë të pakënaqur me gjëndjen aktuale në të gjitha aspektet. Kur shumë shqiptarë ikin, të tjerë mezi presin sa tu paraqitet mundësia për të ikur, një Ambasadore e re e SHBA a nuk do ishte normale që të parën gjë që do bënte, do ishte përpjekja për ti armatos shqiptarët me të drejtën e tyre sublime për të votuar, si hap të parë, për ta rritë entuziazmin dhe besimin se sovraniteti i kujtëdo në një sistem demokratik buron nga populli. Për këdo është e qartë se ujdia e Parisë së Tiranës edhe për çështjet zgjedhore është perfekte. Ju leverdis. Kaq. A nuk është trishtuse ajo që thoshte një grua e moshuar në protestë: 'Nuk kemi çfarë tu bëjmë, por i mallkoni se osht Ramazan dhe zë mallkimi'. Cfarë pakënaqësie ka patur ajo zonjë, ndoshta nuk ka ardhur aty thjesht pse u shëmb teatri. Shqiptarët që ikën dhe të tjerë që duan të ikin ,të gjithë ata që nuk shkojnë në votime, të gjithë emigrantët që duan të votojnë, por Parisë i vete vonë, e i kalon koha për vendimarrje ,pse privohen nga një e drejtë themelore dhe kushtetuese?. Nëse Ju profesor, vërtet fitoni si deputet edhe duke e varur xhaketën te rrapi i Mallakastrës dhe mund të jetë e vërtetë kjo, unë personalisht mendojë se po. Pse nuk bashkërendoni përpjekjet me të pa përfaqësuarit me elitën brënda dhe jashtë vëndit për tu paraqit si pol i tretë, me platformë dhe program qeverisës demokratik.Por edhe për ta imponuar një ligj të ri zgjedhor?. Pse nëse ju bëhet një thirrje qytetarëve, mblidhuni për ndryshim, do marin dorën e Parisë dhe nuk do ju përkrahin. Ndoshta për Ju dhe për partitë jo parlamentare (krerëve) më shumë ju intereson statukuoja, sjellja si gjynaqarë dhe dilema, se do na fusin shefat në lista apo jo. Të gëdhihesh dhe të ngrysesh në parlament, nuk është keq. Një listë alternative për votim, kohë televizive dhe mbështetje financiare të ligjshme, si Alternativë ndaj Parisë, duhet, mendoi unë. Ashtu sikurse gjithë deputetët dhe kryebashkiakët etj, të ardhshëm, duhet ti nënështrohen Vetingut, sikurse Prokurorët dhe Gjyqtarët. Ashtu sikurse 'Gardianët' e Reformës në Drejtësi duhet të ushtrojnë presion mbi Parinë për vazhdimin e spastrimit te KPA dhe KPK me qëllim që gjykimi dhe vendimi të jetë i drejtë.

Keli21/05/2020 12:17

Po skane ardhe me bo diplomaci po kleptomani, ata thone njerez pa shkolle u vejme ne krye nje psiko-hajdut dhe mund ti mbushim xhepat sipas qejfit, fundja vend i vogel bojme si te duam se kta mjeranet te ne i kane syte. Interesat e vendeve qe perfaqesojne jane shume te vogla ndaj Shhqiperise jo pak ore me pare ajo turicka e ambasades beri nje donacion te madh per “Shqiperine” per luften kundra covid nja 900000$ po prijesi yne mund ta ket von doren ne zemer dhe mund tja ket kaluar ambasadorkes te konto personale se ne jemi vend i madh sja shtrijme doren askujt. DASH DASH DASH

Shto koment

Denonco