Teatri ishte fillimi, Rama kërkon të marrë diçka më të madhe

Teatri ishte fillimi, Rama kërkon të marrë diçka më të madhe

Nga Enton Palushi - 20/05/2020

Kur nisi izolimi nga koronavirusi i ri në Angli, një nga drejtuesit e lartë të policisë u shkroi një letër forcave të rendit duke i paralajmëruar se sjellja e tyre gjatë kësaj kohe do të gjykohej nga historia.

Shqetësimi më i madh i tij, por edhe i medies dhe opinionit publik, ishte ‘zelli i tepruar’ me të cilin policët do e marrin përsipër misionin. Në fakt, sa herë kufizohen liritë dhe demokracia është në rrezik, problemi i madh është ‘zelli i tepruar’ i atyre që zbatojnë urdhrat nga lart.

Kur britanikët janë të shqetësuar, shqiptarët duhet të jenë shumëfish më të terrorizuar. Se sa i frikshëm është ‘zelli i tepruar’, shqiptarët e panë mirë gjatë kësaj kohe në shumë raste: atëherë kur policët dhunuan barbarisht një adoleshent, kur një mjek në Berat u rrah nga një kryepolic, në rastin e atij stomatologut, në rastin e çiftit nga Durrësi që e plasën në qeli për tre ditë me vajzën 7-vjeçare vetëm në shtëpi, dhe në shumë video të tjera të dhunshme që kanë qarkulluar në medien sociale dhe që tregojnë vetëm majën e ajsbergut të abuzimeve.

Kulmi arriti kur policia i vuri shqelmin në fyt protestuesve që dolën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, aq sa një gazetë gjermane i krahason me komandot e Vermahtit të Hitlerit.

Në të gjitha rastet, policia është justifikuar duke thënë se po e bën këtë gjë për të mirën tonë, sepse duhet të ruhemi nga koronavirusi i ri. Pikërisht këtu është thelbi i problemit që ka kapluar vendin tonë për qafe në mënyrë të rrezikshme.

***

Kur mendjet më të zgjuara në kontinent nisën të ngrenë shqetësimin se demokracia është në rrezik nga kriza e koronavirusit, sigurisht nuk po bënin shaka. As kur ngritën alarmin se kjo periudhë autokracie do lërë pasoja edhe pasi të kalojë kriza sanitare, nuk po ia fusnin kot. Dhe ku më shumë se në Shqipëri nuk godet më fort ‘dallga’ e shkeljes së shtetit ligjor. Rasti i Teatrit Kombëtar e tregoi qartë se kriza e koronavirusit u përdor për qëllime të errëta në kurriz të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Por paralelisht me shqetësimet për të drejtat themelore, në mediet perëndimore ka nisur të qarkullojë një term: licencim moral. BBC i kushton një analizë, duke theksuar se: “Liderët, veçanërisht në kohën e një krize si kjo aktualja, punojnë fort për atë që e perceptojnë si e mira e përbashkët. Ata përpiqen që të mbajnë njerëzit të shëndetshëm në një pandemi ose që të sigurojnë të ardhmen e organizatës së tyre. Psikologjikisht, ata janë duke mbledhur kredite morale në bankën e tyre. Kjo i bën ata të gjykojnë sjelljen e tyre me më shumë mirësi edhe kur ajo nuk është etike”.

Me fjalë të tjera, licencimi moral ndodh kur një lider mendon se ka bërë një të mirë të madhe dhe tani kërkon diçka në këmbim, diçka që mund ta marrë edhe në mënyrë të paligjshme.

Pse, kot u tha Edi Rama shqiptarëve se i ka shpëtuar nga 18 mijë viktima prej koronavirusit? Tani duhet të marrë diçka mbrapsht. Mos kujtoni se ajo gjë është trualli i teatrit. Ai kërkon zgjedhjet. I duhet një mandat tjetër.

***

Profesori Daniel Effron, i cili e ka përpunuar i pari termin ‘licencim moral’, sjell një shembull të afërt për ne ballkanasit. Kur lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç doli në gjyq për vrasjen e myslimanëve, ai tha se nuk ka asnjë paragjykim ndaj tyre. Si provë, solli faktin se berberi i tij ishte mysliman. Në këtë rast, ai duket se e mbivlerësoi faktin se sa shumë kredite morale i kishte dhënë berberi.

Ngjashëm edhe Edi Rama mendon se një vepër e mirë e ka çliruar për të bërë keq. Edhe kur ndodhi tërmeti, pasi u tha shqiptarëve se nuk i la në dorë të Zotit, nisi të nxiste zëra për një mandat të radhës. Edhe tani po flet për zgjedhjet e radhës, fillimisht me zëra për një koalicion me LSI-në dhe tani në formën më brutale të gjuhës dhe veprimeve politike.

Rasti i Teatrit ishte një test litmusi për të parë se të gatshëm janë shqiptarët dhe të huajt që të pranojnë që Rama të shkojë përpara me planet e tij për zgjedhjet.

Ky është ai momenti kur duhet kuptuar se vija e kuqe në këtë vend janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Këtë duhet ta kuptojnë dhe mundësisht ta thonë hapur të huajt. Këtë gjë duhet ta kërkojnë të gjithë shqiptarët, madje edhe ata që pas protestës së Teatrit Kombëtar, kanë menduar të shkojnë më tej në botën e politikës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/05/2020 23:51

ËËËH,TEATRI ISHTE FILLIMI,RAMA KËRKON TË MARRË DIÇKA MË TË MADHE!OUUH,
HËËË,REZJARRTI KISHTE TRILLIMI,DRAMA TENTON KE ZVARRË HIÇKA GËRMADHE!!
SIKUR DIKUR,KRYKRIMINELË,SHFRYSHFRIMI NGELË;GJATË O,NGRATË;MASAKRAVE
HOLOKAUSTE,KASAPRAVE RROLOMAUZDE;KUR CIVILË FËMIJË,NENA POSALUNDUR;
APO TË PALINDUR;PLEQ E PLAKA,SI ROBË LUFTË;DUKE I ZENË PENG,DENG;DHE OH,
DUKE I TRANSPORTUAR GJËR NË LUMIN TUNA-DANUBI MES BEOGRADIT,DHE,DUKE I
TERRORIZUAR,FERRORIZUAR,DUKE UA MARRË ORGANET MË VITALË,PËR TREGTI TË
TRASPLANTIMEVE,DHE,DUKE I MBYTUR O SHTYPUR,QË TANI,AUH QANI JU MALE,ORE
PËR IDEALE,MË TË LARTA,MË ZJARRTA;KUNDËR KËSO,PËSO,KASAPRIME KASAPRA O
MASAKRIME MASAKRA,DHE,MBI VARRIN MASIV,TË MBI 700 VIKTIMA,SI JETIMA LUFTE,
FUTË;MU TANI GJËJA,PREJA,PO NDERTOHEJ,PËRGËZOHEJ;NDERTIMI,FËRRKRIMI OH,
I NJË KISHE ORTODOKSE RUSO SERBË;SI NJË BISHE HORDOLOSKE PUSO VERBË;AH
MBI ASHTA,RRASHTA,GJAK O PRAG,MISH O TRISH,TË VIKTAMEVE,KE JETIMAVE;AHIII,
ORE;VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIE;PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTRIE!
MANI,USA.

MILAN20/05/2020 16:42

Kohe te veshtira per shqipet

antidiktature20/05/2020 14:12

Shkrim interesant, por tani per tani per sa kohe mbetet vetem nje shkrim. Dicka qe mund te krahasohet me nje skenar te bukur filmi qe nuk eshte xhiruar asnjehere. (meqe eshte e disata here qe komentoj ne shkrimet tuaja z. Palushi, ju lutem mos e merrni personale se nuk e kam me ju, por thjesht mundohem te gjykoj ne menyre sa me racionale). Po t'i bejme nje analize te ftohte e te thelluar ngjarjeve te ketij maji te nxehte, do dalin ne pah shume gjera ne dukje te vogla, por qe ne realitet kane sjelle nje ndryshim te madh, shkaterrimin perfundimtar te shtetit ligjor ne kete vend ku na ka rene koka. Pa hyre tek ajo qe ka ndodhur me perpara, konstatohet se ditet e fundit po kerkohet koka e kryetarit te bashkise. Nuk do cuditesha aspak nese neser ose nje dite tjeter, ajo koke te binte. Biles nese "drejtesia e re" do te funksiononte, peshku mesatar, jo i madh sic thonte Lu, do ishte tashme i arrestuar. Do kishte hetim edhe ndaj priftit protestant, ndaj nje goce qe binte te flinte ne nje shtepi dhe zgjohej ne nje shtepi tjeter, ndaj nje pedagogu me shume repuatcion deri te premten e ndaj shume te tjereve qe firmosen ate akt te turpshem dhe ne kundershtim me te gjitha ligjet ne fuqi. Do ishte me kohe ne hetim te pakten, dhe i pezulluar nga detyra nenkryetari i bashkise qe i kthen leket, jo nepermjet bankes sic veprohet ligjerisht, por ne dore nje personi qe i paskesh paguar hotelin ku nje nate kushton sa njera nga rrogat qe merr ky njeri. Askush te mos thote qe jane paguar nga buxheti i Bashkise se pagesa do ishte bere nga thesari. Pra jemi ne kushtet ku shteti ligjor eshte inekzistent dhe ku shteti e tregon fytyren e tij vetem nepermjet dhunes se disa policeve ose banditeve, quajini si te doni, te pushtetit. Por e keqja e madhe vjen me pas, me keto ngjarje behet e pamundur qe te kete rrotacion pushteti, qe shqiptaret te votojne te lire dhe te zgjedhin ke duan. Megjithate edhe po te kete rrotacion, opozita e ka humbur te drejten morale qe ta kerkoje. Opozita ka vene disa vija te kuqe deri me tani, jane shkelur dhe ne vijimesi dhe asgje nuk ka ndodhur. Jo me kot teatri u shemb me 17 maj, jo me kot Rama njeloj si Tahiri, e theksoj, njelloj si Tahiri para ca kohesh doli e tha dje se nuk ka njeri qe i ben presion atij. Dikush mund te thote se eshte diversion. Mund te kete te drejte, mund te jete diversion, por deri me tani eshte vertetuar e kunderta. Opozita te vetmen gje qe ka bere eshte se i ka kerkuar strukturave dhe mbeshtetesve te saj qe te jene ne krah te artisteve. Ne fakt me studentet, para nje viti e gjysem tashme, opozita i kerkoi qe strukturave qe te mos i mbeshtesin kurrsesi dhe ne kete aspekt duhet thene se eshte nje hap perpara, ama radikalizimi i situates nuk ka ardhur, megjithese do duhej. Kur flas per radikalizim, nuk e kam fjalen tek dhuna, jam absolutisht kunder dhunes sidomos ndaj institucioneve qe na perkasin te gjitheve, or nuk do ishte ndonje dhune nese veprohet si ne Ukraine ku u futen politikanet ne kazanet e plehrave. Nuk eshte dhune te mbushen muret me fotot e politikaneve qe njerezit t'i peshtynin dhe kete gje nuk mund ta bejne nje grup artistesh te nderuar. Sic mund ta kuptoni z. Palushaj, "inatin" e kam me opoziten, jo me partite opozitare, as me njerezit qe jane pjese e ketyre partive, por me ato qe po i quaj parti personale ose ndryshe me sektet qe kane marre peng keto parti. Ne nje pergjigje qe lideri i PD i ktheu Rames i tha: Nese me genjen nje here, eshte faji yt, nese me genjen per se dyti eshte faji yt. E njejta gje i duhet thene edhe Bashes sot. E te mos fshihet pas fjaleve qe tha diten e djeshme se ata qe i kane dhene kaparin Rames e vrasin. Mos u merrni me kuptimin e drejtperdrejt, por lexoni ate cfare ka dashur te thote me kete. Ne fund te ketij komenti nuk mund te rri pa vlersuar Neritan Licaj, Edmond dhe Robert Budinen, Julinda Emirin e shume te tjere qe i rezistuan pushtetit per 27 muaj. Opozita nuk e beri dhe tani i duhet shume pune per te rifituar besimin.

t20/05/2020 13:27

Shumr shpejt per tenxjerre konkluzion.Si do mandat te tretre,por situata do te precipitoje shpejt ne dem te tij,mos me thene qe ka nisur.

Shto koment

Denonco