Kush do ia çojë gjëmën Bujar Lakos?

Kush do ia çojë gjëmën Bujar Lakos?

Nga Agim Xhafka - 19/05/2020

Në 17 maj Tirana u mbulua me hidhërim. Kryeministri si lugat u sul mbi Teatrin Kombëtar dhe e përdhunoi kaq egër sa ia theu eshtrat dhe zorrët ia shtriu nëpër asfaltin e zi. Kishte 22 vjet që masturbohej me atë godinë. Nuk shkonte fare as në zyrë, as në kuvend. Me foton para ndrydhej te bunkeri i tij dhe ofshante e ofshante. I fiksuar si i sëmurë mendor.
Tani nuk ra në qetësi se po ngrihen shqiptarët ta përdhunojnë. Ia kanë bërë benë dhe do jetë me fat po mos ia thyejnë brinjët kur ta shtrëngojnë fort,fort në aktin seksual.

Në ditë të tilla, kur kupton se forca nuk anon nga ai, Rama squllet e belbëzon. Ja, dje pasi lexoi vargje të helmëta nga Çun Lajçi kundër tij, gjeti monopatin e zbythjes:

-Të ftoj ta përurojmë bashkë teatrin e ri.

Dhe fshati qeshet e bota tallet me këtë leshko dymetrosh.

Kështu i tha dhe Bujar Lakos kur prishi kinema “Republikën’. Hezitimit të artistëve u hodhi dorezën. Do ju ftoj ta inaugurojmë bashkë! E kaluan vite, vite, vite. Pas kinemasë, që u rrafshua, në varreza shkuan artistët. Po një sy ata e mbanin hapur që të shihnin si do të çelte dyert kinemaja, apo më mirë kinematë. Se Rama i zhduku të gjitha.

Priti edhe Bujari deri sa një ditë iku tej dhe ai me brengën e mbylljes së Republikës. Ec e thuaja tani dhe gjëmën tjetër: “Bujar, prishi dhe Teatrin ky mashtruesi Guinness!”

Në 17 maj Tirana u pushtua nga hidhërimi. Qyteti pa asnjë kinema humbi dhe Teatrin Kombëtar. U rrafshua çdo kujtim, ndjesi, emocion. Në vend të artdashësve, atje tani sillen vërdallë policë armatosur deri në dhëmbë sikur duan të arrestojnë dhe shpirtrat e artistëve, të atyre që Rama u rrëmbeu tapinë që e ka hedhur në ruletën e kazinosë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tui 21/05/2020 14:01

E redndesishme eshte kush do ja çoi gjemen qenit vete! Ka ndonje shqipo krenar e me pras......ne dore,qe t'ia çoje? JO; Atehere hani persheshin qe ju jep qeni qe prej tete vjetesh edhe ju k-analistet!

tui 21/05/2020 13:52

E redndesishme eshte kush do ja çoi gjemn qenit vete! Ka ndonje shqipo krenar e me pras......ne dore,qe t'ia çoje? JO; Atehere hani persheshin qe ju jep qeni qe prej tete vjetesh edhe ju k-analistet!

Trelapsa 2M19/05/2020 20:34

Pritni kur te thaje Liqenin vitin tjeter.
Me siguri do jete burimi i nje virusi te ri

Zigur Qarri19/05/2020 20:08

Po Mihallaq Luarasit,kush do tia çojë gjëmën?
Mashtruesi Rama: Amaneti i Luarasit ishte ndërtimi i një teatri të ri dhe jo rikonstruktimi i godinës aktuale.
Mihallaq Luarasi:Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtie për të
vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur’.

Shto koment

Denonco