Dufi 20-vjeçar i Ramës, pandemia dhe Teatri Kombëtar

Dufi 20-vjeçar i Ramës, pandemia dhe Teatri Kombëtar

Nga Kastriot Islami - 18/05/2020
Janë gjithnjë e më të paktë ata që ju besojnë statistikave qesharake shqiptare për COVID-19. Të manipuluara nga e njëjta bandë rilindasish që ka instaluar mashtrimin dhe injorancën në Shqipëri… Çdo ditë e më shumë po rritet numri i atyre qytetarëve mendjehapur që e konsiderojnë tallje me inteligjencën e tyre  deklamimin e turpshëm e pompoz të informacioneve mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri. Këtë gjë e vulosi Rama sot. Tre ditë para se të shembte teatrin, Rama deklaroi 38 të infektuar në tre ditë, kurse sot pasi e hodhi në erë edhe një objekt kulture e trashëgimie, urdhëroi që komiteti të deklaronte vetëm 2 të infektuar!!! Të gjithë tallen e qeshin me të dhënat për COVID-19. Dhe tallja më e madhe është me Kryeministrin e pagdhendur qimeshpupurisur që nga njëra anë kërcënonte me rivendosje të izolimit/karantimit për shkak të rritjes së rasteve të infektimit dhe nga ana tjetër mburrej me “zero vdekje”, njëlloj si anëtarët e byrosë politike në vitet ’80 me medaljen e vendit më të mirëushqyer në botë??!! Dhe pasi shkatërroi Teatrin Kombëtar, fillon e flet sikur asgjë nuk ka ndodhur!
 
*
Që nga data 30 prill 2020 dhe deri sot në datën 18 maj 2020 numri i vdekjeve është për fatin e madh 31. Një shifër magjike që do zoti mbetet e pandryshuar!!! Së paku prej 20 ditësh zoti na ka ruajtur! Ndërkohë që në datën 30 prill numri i të intektuarve ka qenë 773, sot në datën 18 maj ka arritur në 948 duke u rritur me 175 vetë… ???!!! Pra zoti na ka ruajtur në këtë fazë fundore vetëm duke na infektuar, por duke na ruajtur nga të sëmurët rëndë dhe nga vdekjet!!?? Shyqyr, se jemi njerëz të mirë dhe zoti na ka ruajtur mirë! Nuk do e çajmë kokën për infektimet që janë rritur me 23 %, mjafton që vdekjet kanë mbetur te zeroja??!! Ky është sukses që as vaksina dhe as imuniteti i tufës s’do të mund ta kishin arritur??!! Ky është “sukses” me të cilin duhet të mburret Rama dhe t'i çajë veshët të gjithë Europës dhe planetit… ! Sepse pa vaksinë dhe pa masa drastike, e me opozitën kundër, me teatrin mbi shpatulla, Rama e ka sfiduar dhe mundur “armikun e padukshëm”… ndërkohë që kishte përballë edhe opozitën, armikun e dukshëm! Një sukses i tillë s’ka ndodhur në asnjë vënd të planetit e zor se do të ndodhë në historinë e virusologjisë??!!!
 
*
Dhe së fundmi indeksi CFR apo numri i vdekjeve për 100 të infektuar, në datën 30 prill 2020, ka qenë CFR (30 prill 2020)=31/733*100= 4,24 kurse sot në datën 18 maj ky indeks është CFR (16 maj 2020)= 31/948*100=3,27. Pra vetëm për meritë të Edi Ramës, pa bërë asgjë, pa masa drastike, pa vaksinë, pa imunitet të tufës, Edi Rama, vetëm duke shembur teatrin Rama për për rreth 20 ditë ka mundur ta ulë CFR nga 4,27 në 3,22?! Askush tjetër në botë nuk e bën dot një gjë të tillë! Ju që nuk e besoni, plasni nga inati!
 
*
Kjo është një “histori suksesi” për t'u shënuar në Guiness!!! Zor se dikush tjetër do të mund ta arrijë një rekord të tillë planetar! Rrini të qetë sot e tutje se deri nga shtatori zor do të ketë marrëzi të tjera për ta bërë edhe më të “çuditshëm” rekordin planetar! Le të shkojmë në pushimet verore duke u mburrur edhe ne shqiptarët me një rekord botëror nga kjo pandemi! Merita i takon sigurisht Edi Ramës! Ndonjëri do të thotë se me marëzi, por edhe me pak hile e mashtrime mund të arrish të futesh në Guiness..
 
*
Rëndësi ka që kjo është një “histori suksesi” që do të mbahet mend gjatë i! Po ashtu si dhe fakti që kjo pandemi u mbyll vetëm pasi Edi Rama nxori dufin 20-vjeçar për të shkatërruar natën e si frikacak Teatrin Kombëtar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco