Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Barbarët pushtojnë sërish Tiranën

Barbarët pushtojnë sërish Tiranën

Nga Avni Nezaj - 17/05/2020

Teatri... RA!

Edhe ata që kishin ndonjë dyshim e kuptuan se çfarë monstre kemi në qeverisje. 

Çfarë identiteti kanë dhe çfarë sjellje kanë ndaj kulturës, njeriut, demokracisë dhe të ardhmes.

Askush në botë, që do të kishte lexuar dy rreshta libër, apo që do të kishte dëgjuar një këngë deri ne fund, apo që do kishte ndjekur një shfaqje ulur në një stol kinemaje apo tetari, nuk do të ngrinte dorën të miratonte që të prishej një godinë ku është bërë art më dhjetëra vite. 

E aq më tepër të çonte fadromat e të prishte simbolin e traditës dhe artit të kryeqytetit të shqiptarëve. 

Ajo godinë duhej mbrojtur.

Rama... ai po shijon gështenjat e pjekura të nxjerra nga zjarri me duart e Erion shërbëtorit. Pasi është në lojë një zonë e madhe ndërtimi dhe një truall i lakmuar nga shumëkush për arsye të çmimit të lartë dhe vendndodhjes në qendër të Tiranës. Pra korrupsioni i gjallë i ulur në timonin e fadromës.

Por sa kohë do të zgjasë...

S’ka asnjë ndryshim nga diktatura e vitit 1945. Atëherë erdhën me pushkë në dorë komunistët, me brekë e çorape të grisura e pushtuan Tiranën duke vjedhur e duke arrestuar. Sot me fadroma e policë me maska si banditët.

E keni vënë re se çfarë niveli ka kreu i qeverisë. Që të duket më lart, më intelektual, më i zgjuar zgjedh ca sharlatanë dhe pa kurrfarë niveli që të bëjnë komunikim publik. Të thonë gjera që çorodisin jo vetëm realitetin por edhe ndërgjegjet e pastra e ata pak intelektualë që akoma nuk janë shitur dhe ato pak media që akoma nuk janë kapur. 

Kemi rastin e Spiropalit, Ministres së Ekonomisë, më herët Ilir Beqajn, apo Alfred Pezën, për të mos përmendur rreshtin nën komandë të gazetarëve “spinxakë” që nuk e rruajnë për ligjin sepse janë në shërbim të padrinos. Turpi do t’i mbulojë.

Mjeranë...

Deri në fund janë vetëm mjeranë. Prandaj i thërret në darkë e u thotë, nuk do keni më luks, as makina, as roje, as vila e as para sa të dhjesësh...

Pra nuk do keni mundësi të vidhni më, e prandaj duhet të më mbroni me çdo çmim edhe me çdo budallallëk që ju nxjerr goja në çdo iniciativë anti-ligj, apo vjedhje të radhës.
Kështu bëri edhe sot natën si kaçakët duke pushtuar parkun e teatrit e duke shembur godinën e vjetër simbol. I kthyer tashme në simbol edhe për demokracinë e brishtë shqiptare. Dhunë policore e barbare ndaj aktivistëve, politikanëve, artistëve, gazetarëve, qytetarëve të thjeshtë.

Nëse i referohem një deklarate të para pak kohëve të vetë “Lugës së Prushit” të Ramës, Lali Erit, do ta kem të “vështirë” të dalloj se cilët janë barbarët dhe shpellarët. Ata që e mbrojnë teatrin apo ata që duan ta prishin, ata që mbrojnë shtëpitë e tyre apo ata që duan t’ua prishin.

Edhe kur u shembën kishat dhe xhamitë, njerëzit ishin në karantine të rrethuar me Klon....

Në pritje te zgjimit të opozitës së vërtetë.

Tetari ra, e bashkë me të edhe demokracia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet17/05/2020 23:36

TERË BARËBARËT PUSHTOJNË SERISH TIRANËN;MËRCENARËT NGUSHTOJNË FERR-
ZISH GRIGRANËN;PËR TË NXJERRË,PËR TË TJERRË,TREGTI,GËRRDI,KËRRDI;OUUUH,
DUKE SHKELUR MBI KULTURË KOMBËTARE,DUKE NGELUR STRUKTURË RROBËFARE;
PËR TA ASGJASUAR,PËR TA SHKATRRUAR,BASTRADHUAR,ZHVATËSHTRUAR;O TERË,
ZO PRERË;EDHE ATË TROHË KULTURE,EDHE ATË MOHË,KOHË STRUKTURAE,KU NGA
DIKTATURRA KOMUNISTE RUSE,ZU NGA GRIKASKURA RROKURPISTE PUSE;ÇFARRO-
SJEN,TERË ÇRRANOSJEN,TË GJURMËVË,TË KURMËVË;DIKTATURRA,GRIKASKURRA,
PËR ÇKOMBËTARIZIMIN,ÇKOBËVARRKRIZIMIN,PËR ÇVARROSJE,ÇRRANOSJE,VARRO-
SJE;PËR SE GJALLI,QË NA KALLI,NGA MALLI OH,STRALLI;AI BIR DJALLI,NA NXIR STR-
ALLI;PËR HUMBJE,TERË SHKRUMBJE;SE PAK U DUKËN,QË NA ZHDUKËN,NDUKËN;OH,
ME DHUNË,PËRDHUNË,MBI 80% POR,KËRKOJNË,TENTOJNË,100% TERË VËLLAZËRO
RIHIRO FARË SHKIPKAVRRIE,OUUU,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE!! MANI,USA.

Shto koment

Denonco