Shembja e Teatrit Kombëtar, akt genocidi kulturor ndaj kombit shqiptar!

Shembja e Teatrit Kombëtar, akt genocidi kulturor ndaj kombit shqiptar!

Nga Sali Berisha - 17/05/2020

Të dashur miq, në një akt antikombëtar, bastardi i bllokmenëve hoxhist antishqiptar kreu në terrin e natës që kaloi një akt gjenocidi të vërtetë kulturor, rrafshoi njërin nga simbolet kombëtare historike, Teatrin Kombëtar dhe i zhduku Tiranës monumentin me kryesor historik dhe kulturor të saj dhe mbarë kombit.

Me këtë akt ky armik i egër i qenies dhe identitetit kombëtar ka fyer dhe poshtëruar çdo qytetar shqiptar qe konsideron kulturën e kombit tonë si njërën nga shtyllat bazë të identitetit kombëtar.

Një akt të tillë barabarie dhe gjenocidi kulturor nuk do guxonte ta ndërmerrte asnjë pushtues i huaj sado barbar që të ishte ai.

Ky akt është vazhdim në shekullin e 21-të i gjenocidit kulturor të Enver Hoxhës të shekullit të 20-të.

Pas këtij akti lufte Edvin Kristaq Xhelati renditet në radhën e armiqve më të egër të kombit, identitetit dhe qenies se tij.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin antikombëtar të këtij armiku të egër dhe primitiv të shqiptareve, ju bej thirrje shqiptareve të kalojnë në mosbindje totale civile gjer në momentin e përmbysjes dhe flakjes në koshin e plehrave të historisë të armikut kryesor të tyre Edvin Kristaq Xhelatit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N17/05/2020 17:51

I ligu njeh vetem gjuhen e forces.Sot armiqt e kombit tim kryen sulmin mbi kulturen shqipetare .

krasasi tp17/05/2020 14:45

" mosbindja totale civile" është qëndrimi juaj i njohur e ne vazhdimësi. Postimi juaj është i orës 12-13 minuta, pra ishte i njohur edhe per mbledhjen e z.Basha me aleatet. Cfarë u vendos në mbledhje, ishte e kundërta e propozimit tuaj. Do kemi ca protesta hiq e mos e këput, ca nën panikun e COVID-19. ca nën mungesat me arsye që imponon
piku i fushatës për mbjelljen e hashashit, ca nën dekurajimin që sjellë pazari Rama- Meta, ca nën dekurajimin që sjellë perceptimi se këta janë të gjithë njëllojë,ca nën dekurajimin që sjell "thashethemnaja" se Kryetari i Bashkise së Tiranës është si Uriah Hipi(një personazh i Dikens te D.K). dhe se atë e terheqin si kukull oligarkia, partia dhe mafia ndërkombëtare. z.Berisha ,protestat e tipit Basha - Monika e kthejnë PD në një marionetë të pazarit Rama- Meta dhe në një seksion të LSI. Në daljen e fundit para protestuesve z.Basha dukej që ishte në pikë të hallit, ndërsa znj.Monika Kryemadhit i qeshte nuri. Se u rrëzua Teatri, se po ja fut PD, apo bashkëshorti tashm i pajtuar me bashkëshorten dhe me z.Rama, ua luan fijet të gjithëve. U bashkuan gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën, ndakort, të gjithë bën zgjedhjen e tyre. Po shteti nuk u bëka me një amlgam qelbësirash. Koha e vërtetoi. Po si i bëhet?.

Andrea 17/05/2020 13:44

Ku je o SALI BERISHA ku je o ikone e Demokracise ...duhet te ishe ti sot kryetar i opozites e te guxonte njeri te shembte qoft edhe nje tulle nga godina e teatrit apo kujtdo qofte. Po si na le ne rruge e na le ne doren e atij qe katandisi partine si OJQ e eshte ber pal me qeverine per cdo gje, vec del e ben aktorin ne TV me pallavrat e tij.

Ajo17/05/2020 13:30

Ndodhi qe isha ende zgjuar rreth ores 2 te mengjesit ketu ku jetoj, ne USA dhe thashe le te shoh se cfare po ndodh me TK. Sinqerisht qe kam qare si femije, nuk mund ta besoja qe Edi Rama vertet guxoi dhe na e shkaterroi TK. Kjo tregon se diktatura eshte instaluar plotesisht ne Shqiperi! Turp per popullin tim qe ri ende dhe duron jo vetem gjendjen e mjeruar ekonomike dhe amulline e shtetit pa asnje institucion kushtetues, por sot po ri ende ne shtepi dhe kapitulloi me turp para Edi Rames dhe lukunise se cakejve qe i rine rotull. Te kish ndodhur kjo gjeme ne ndonje tjeter vend, sot ai vend do ishte ne flake dhe ata qe urdheruan shkaterrimin e trashegimise kulturore kombetare dhe europiane nuk do dinin ku te fshiheshin nga urrejtja qytetare. Sot Shqiperia u gdhi pa Teatrin e saj Kombetar! Sot Shqiperia u gdhi e gjunjezuar! Sot ne ate shesh nuk duhet te rezistonin dhe luftonin vetem nje grup heroik artistesh te mrekullueshem qe e mbrojnen TK per me teper se dy vjet nga monstra Rama, as disa eksponente te partive opozitare dhe te shoqerise civile. Sot ne ate shesh duhej te mblidhej i gjithe populli i Tiranes, e gjithe Shqiperia!
Dite tejet e trishtuar per mua sot.

Zigur Qarri17/05/2020 13:30

Fjele ne ere.Keto dijme.Akuza dhe denocime pafund,pa vlere,nje vrime ne uje.
Të njejten gjë ka bërë edhe kur ishte Kryetare Bashkie Rama,por asnje gjemb nuk i hyri ne kembe!Ai trimerua sepse ti i hape rrugen,kur ne fakt duhet te ishte pas hekurave me koh.
Edhe Erion Veliajn e ke denocuar sy per sy;se ku e merr donacionet dhe s'paguan tatime;por asnjehere nuk i padite,dhe ja ku jemi sot!
Puna e nje udheheqesi matet me ate çka le mbrapa,trasheshegimine.
Ti le mbrapa nje ndertese pa themele,sepse nuk ke ndermjetesur asnje ideologji,te djathten kurresesi,perderisa nuk abrogove ligjin e 7501.

Shqiptari17/05/2020 13:25

E KE SHUME GABIM Z. SALI!!! NUK ESHTE GENOCID KULTUROR JOOOOO!!!!!!
E KE SHUME GABIM Z. SALI!!! NUK KA GENOCID KULTUROR POR VETEM GENOCID KUNDER NJEREZIMIT!! GENOCID POLITIK!!!!
O Z. SALI!!! KU I KE TROPOJANET E TU TRIME?? KU JANE ATA "MALOKET" E TY TRIMA QE TE MERRNIN GJAK NE VETULL!!!
O LIKE META!!! KU I KE ATA SKRAPALLIJTE E TU TRIMA!!!!
SA TURP!!! JU FUTI E JU MBYLLI EDVIN RAMA SI PULAT NE KOTEC!!!!
PO TALL BYTHEN ME TE GJITHE JU EDHE ERJON VELIAJ!!!!!
SA TURP!!! CFARE FRIKACAKESH???!!!
PO KESHTU ESHTE KUR MAJMESH DHE PASUROHESH SA KOHE JE NE PUSHTET, E ME PAS NUK TA NDJEN ME FARE SE CFARE PO BEHET NE SHQIPERI!!!
TANI SECILI NGA JU QE ISHIT NE PUSHTET NUK E RRUAN ME FARE, PO FARE, SE CFARE PO I BEN KETIJ POPULLI SATRAPI I SURRELIT!!!!
TANI JU TE GJITHE QE U PASURUAT NGA PUSHTETI, PO RRINI REHAT DHE PO GEZONI PASURITE E VENA!!!!
NESE NUK DO TE ISHIT PASURUAR PA MERITE, JU SOT DO TE ISHIT NE SHESH!!!!
POPULLIN E LATE VETEM PERBALLE PUSHTETIT POLICOR TE EDVINIT!!!
TURP TE KENI!!!!
BOLL ME CICERIMA, HARTIME DHE FJALIME MEDIATIKE!!!
OPOZITA MORI FUND!!!!
TA GEZOJME DIKTATUREN E SATRAPIT TE SURRELIT!!!!

Ardi 17/05/2020 13:22

MOs ngritni gjakërat, opozita po tenton qe çdo temë ta përdorë për hesape të veta, jo për Shqipërin.

Shto koment

Denonco