Lajmi i fundit

LIVE/ Partia Demokratike, aktivitet për 15-vjetorin e anëtaresimit të Shqiperisë në NATO

Nervozizmi Kryeministror dhe Idiotizmi Shtetëror

Nervozizmi Kryeministror dhe Idiotizmi Shtetëror

Nga Artan Hoxha - 16/05/2020

Ndonese perpiqej te vetepermbahej, dukej qarte se Kryeministri ishte nervoz dhe ankthioz te enjten mbrema tek Opinion nga 18 rastet e reja te shfaqura “befas”, pas shume diteve me pak raste te reja te semundjes ngjitese. E dinte, e ndjente ca me shume, se rastet do shtoheshin. Lajmeroi, aty ne emission, shkarkimin e kryepolicit te rajonit policor qe ruan Digen dhe Parkun e Liqenit Artificial meqe ishin pare shume njerez te shetisnin andej.

Per cudi, Ministresha e tij e Shendetesise, pyetur nga Fevziu dy nete me heret per popullin e shumte tek diga, faktuar me foto e video, tha pak a shume se “…nuk shihte asnje problem gjersa jane ne ecje e jo ne grumbullim statik”. Kryerilindesi ka vleresim tjeter nga kendveshtrimi i vet i rrezikut. Te tjeret, ministra e ministresha, eksperte, inspektore, police, a ushtarake, edhe pse mund te mendojne ndryshe, i pershtaten atij.

Te premten i gjithe Parku i Liqenit Artificial ishte zone e ndaluar per shetitje ne cdo ore te dite a te nates. Pellembe e police. Nje adoleshet u rrah paq nga patrulla e policise sepse shetiste andej me biciklete. Ndalimi i shetijes ne park vijon….edhe pse nuk eshte raportuar asnje, asnje rast pozitiv marrje a dhenie virusi duke shetitur a vrapuar ne park. 
Absurditete te ketilla gjen plot ne rregullat rilindese kunder virusit. Sa per ilustrim: fabrikat e veshjeve e kepuceve, me qindra punetore ngjeshur 8 ore ne pune me 1, 2 a 3 turne, u lane hapur; dyqanet e veshjeve e kepuceve, me 1 a 2 shites e fare pak bleres gjate gjithe dites, u mbyllen me urdher.

Te premten u njoftua se Televizioni Ora News u ndeshkua me 2 gjoba bresheri, 10 milioneshe secila, meqe ne studio kishte 2 te ftuar vec drejtuesit/ses. Gjobitja mund te pasohet nga mbyllja. 

Gazetaret dhe kameramanet ku nuk shkojne e ku nuk futen, e jane ne kontakt te vijueshem me koleget e tyre ne studiot perkatese. Megjithate, asnje rast nuk eshte raportuar pozitiv nga gjithe kjo mase e madhe njerezish ne levizje e kontakt intensiv. Ka mjaftuar ruajtja e distances, perdorimi i maskes dhe higjena individuale.   
Vete permasat e studios Ora News jane te ketilla qe mund te qendrojne ne distance mbi 2 meter edhe 12 vete e jo me 2 a 3. Ndaj, kufizimi per studiot e emisioneve eshte idiot, ndaj gjoba eshte idiote, mbyllja e kesaj medie idiotizem kriminal. 

Dy televizione te tjera, Klan dhe Top-Channel, ishin paralajmeruar per gjobe pa u ndeshkuar. Ora News u ndeshkua pa u paralajmeruar. Nervozizmi Kryeministror nuk eshte i verber assesi.

Ndersa ka dite qe nuk raportohen lajme per qindra gjoba ndaj qytetareve me apo pa makine, lajme te zakonshme keto pergjate javeve te tejkaluara te izolimit, ne ditet me te fundit te hapjes raportohen gjoba per anetare te larte e drejtues te opozites. 

Lulzim Bashes dhe disa drejtuesve te larte lokale te PD Durres iu vu gjobe nga policia lokale. Cuditerisht edhe terheqje e lejes se drejtimit te automjetit! Te njeten gje beri policia e Tiranes per Monika Kryemadhin dhe shume eksponente te tjere politike apo te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit qe u mblodhen mbreme ne sheshin para tij e pas Ministrise se Brendeshme, ne dezhurn 24 oresh ndaj cdo tentative shembejeje te godines se Teatrit Kombetar nga Bashkia Tirane. 

Qe polica te vendose gjoba per shkak te grumbullimit te nje numri njerezish tej nje limiti e me prane se distanca e lejuar, kjo …. edhe mund te kaperdihet, por qe te terheqe lejen e drejtimit te automjetit per kembesoret kjo kalon cdo kufi te idiotizmit. Pas nervozizmit Kryeministror vjen natyrshem idiotizmi Policor, ai teresor Shteteror.
E, ne rastin e Teatrit, nervozizmi Kryeministror duket me qarte se ne cdo rast tjeter. Pasi iu rrezua megaprojekti PPP - rezultat i rezistences se pashembullt intelektuale dhe artistike - ca per inat e ca per kamuflim - vijoi me vendimin per prishjen e godines. Por as per kete nuk pati burrerine te firmoste vete por vuri Lalin, e ky, spurdhjaket e Keshillit Bashkiak te merrnin vendim. 

Ne ditet e ardheshme, per kete aspekt te vecante teatror, do te shohim se ne c’mase nervozizmi Kryeministror do te materializohet ne idiotizem Shteteror.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet16/05/2020 23:20

NERVOZIZËM KRYEMINSTRORË DHE IDIOTIZËM SHTETËHORË;PRERËHORRKRIZËM
FRYKRIMISTORE EDHE SI MRIOKRIZËM SHKRETËPRORE;SIKUR DIKUR;N'KOHËN MË
FASHISTE,MË DRAZHISTE,GJAKPIRËSA,PRAGSHIRËSA,RANKOVIÇ OH,MILLOSHEVIÇ;
QË VETËM PSE FSHATAR I SHKRETI,KISHTE NGJITË DY QETË PËR MBJELLËJE PRAN-
VERORE;TERË SHJELLËJE TRANDËTHERRORE;KUR POLICIA FASHISTE RUSO SERBË
E ARRSTOJË DHE,IA VRETË TË DY QETË;VETËM PSE NJERI KA ISHTE I KUQ;A TJETRI
ISHTE I ZI,KËSHTU MARRËSHONIN O,PASQYRONIN,FLAMURIN KUQ E ZI,MBARË KOM-
BËTARË OUH,MBARË SHQIPTARË;QË ISHTE NDALUAR N'ATË KOHË;O,SEPSE,QE PSE:
NGRITININ DHE SHNDRITNIN,NDJENJAT MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE?!MANI,USA.

Shto koment

Denonco