Cili prej tyre do të pranonte ta shihte fëmijën, t'i dhunohej barbarisht nga policët?!

Cili prej tyre do të pranonte ta shihte fëmijën, t'i dhunohej barbarisht nga policët?!

Nga Klodian Tomorri - 16/05/2020

Pas asaj videos së djeshme, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë mjafton t’i bëjnë vetes një pyetje: cili prej tyre do të pranonte ta shihte fëmijën e tij minoren të dhunohet barbarisht nga policët e shtetit të vet?

Sigurisht që ata policë duhet të mbajnë përgjegjësitë para ligjit. Por ka dhe një përgjegjësi më të madhe se kaq.

Në radhë të parë, ata njerëz nuk duhet të ishin kurrë në Policinë e Shtetit. Ndaj zinxhiri i përgjegjësive shkon më lart se ata, deri në Qeveri.

Vendi ka Kryeministër, ka Ministër të Brendshëm dhe Drejtor të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit. Të tre këta janë njerëz me mandat publik.

I pari është mandatuar nga qytetarët për të ndërtuar një shtet, ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut.

I dyti është emërtesa e tij për të administruar rendin dhe sigurinë publike.

Ndërsa i treti është emërtesa e dy të parëve për të ndërtuar një Polici që i shërben qytetarëve dhe ligjit.

Në fakt atje tek video, në vend të Policisë që i shërben ligjit dhe qytetarëve, duken 4 horra që dhunojnë çdo ligj dhe të drejtë elementare.

Vendoseni vet në qeveri se kush e ka përgjegjësinë më të madhe dhe se kujt duhet t’i vijë turp për atë shëmtirën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj 16/05/2020 14:47

Barbonet, kelyshet e diktatorve

Shqiptari16/05/2020 14:31

AI MINORENI DUHET TA MBAJE MEND MIRE ATE SKENE!!!
NESE ESHTE VERTET SHQIPTAR NUK DUHET FALE KURRE ATE DHUNE QENERISH!
SI AJO SKENE KA PROVUAR VETE RAMA DIKUR. POR E PASKA HARRUAR!!!
MOS KI MERAK O KLODIAN, SEPSE KANE PER TA PARE EDHE ATA FEMIJEN E TYRE DUKE U DHUNUAR NE ATE MENYRE!!!! AJO DITE PO VJEN O KLODIAN!!!

Shto koment

Denonco