Gangsteri i qeverisë anarkiste dhe prozhektorët e Perëndimit

Gangsteri i qeverisë anarkiste dhe prozhektorët e Perëndimit

Nga Bujar Nishani - 15/05/2020

Gangsteri në krye të qeverisë anarkiste u shfaq në ekranin e një televizioni kombëtar duke stigmatizuar me fjalorin e tij tallës e fyes prej “garipi”, BE dhe SHBA.

Gjatë diskutimit mbi çështjen e aktit kriminal e korruptiv të prishjes së Teatrit Kombëtar, “garipi” rilindës shënjestroi Evropën dhe SHBA me artikulimin mjeran se “Shqipërinë nuk e qeveris as Evropa Nostrum e as Amerika Vostrum”!!!

Zhargoni i përdorur prej gangsterit për reagimin evropian kundër aktit kriminal të prishjes së Teatrit Kombëtar, duke e etiketuar si “evropa nostrum”, tregon qartë psikozën e pasardhësit të stalinistëve shqiptarë mbi Evropën dhe Perëndimin në tërësi.

Po i bëj një “copy paste” prej fjalorit ndërkombëtar të kuptimit të termit “nostrum”, që gjithsecili të konkludojë vetë! (nostrum) /?n?str?m/ noun. 1. a medicine prepared by an unqualified person, especially one that is not considered effective."a charlatan ëho sells nostrums"

Gangsterit, tashmë adresimet evropiane, institucionet evropiane, aktorët evropianë i duken si ata “mjekët sharlatanë” që sajojnë “receta” false e që mashtrojnë dynjanë!

Në fakt kjo qasje e gangsterit ndaj Evropës dhe SHBA nuk është e rastësishme. Ky, që edhe për drogën thotë se ka “fol” me ndërkombëtarët, tashmë BE dhe SHBA i quan “nostrum” e “vostrum”.

Tradhtari me damkë që u rreshtua kundër interesave strategjike të BE dhe SHBA në Ballkan, duke nxitur copëtimin e Kosovës, “bosnjezimin” e Shqipërisë, rikthimin e Jugosllavisë së Re me qendër Beogradin, tashmë na shfaqet si sovranisti / nacionalist megaloman!!!!

Natyrisht që ky shpërthim fyes ndaj BE dhe SHBA e ka një arsye. Madje ajo është shumë e fortë!

Që nga momenti kur Këshilli Evropian adaptoi si qëndrimin e tij zyrtar, Rezolutën e Bundestagut gjerman, me 15 urdhëresat ndaj qeverisë anarkiste të rilindsit dhe që prej ditës kur ambasadorja e re e SHBA në Tiranë deklaroi se “çrrënjosja e korrupsionit dhe vendosja e sundimit të ligjit në Shqipëri”, janë prioritete të punës së saj, gangsteri e kuptoi se tashmë prozhektorët e BE dhe SHBA janë drejtuar mbi të!

Janë këta prozhektorë të fuqishëm të Perëndimit që po i tregojnë rrugën e duhur qytetarëve shqiptarë, prozhektorë që nxjerrin në dritë keqqeverisjen, abuzimin, korrupsionin, paaftësinë, papërgjegjshmërinë, llumin që ka mbuluar Shqipërinë, mashtrimin...Rrjetën e merimangës,që duhet fshirë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

TU9I15/05/2020 16:03

"Gangsteri"???? Pse si ky basifond jane gangsteret! Nje gagster do njdehesh i fyer ta krahasosh me nje hajdut ordiner !Gangsteri ka bese e fjale; ky ka thike pas shpine e rrena; Gangsteri i ben vjedhjet e bankave me rrezikun e kokes, Ky vjedh rehat fare se vjedh edhe per ju te opoziçkes! Keshtu i dashur ish pres.! Nuk e ndalon kush dhe opoziçka e ka siguruar! Nuk mund te imagjinohet tradhetia e qe i keni bere shqiptareve qe ju besuan.
...! dhe ky e di prandaj e ben si i forte! Por mos u merzisni se do ju gjeme te gjitheve, e do ju fusim nga nje hu ne bithe sepse .jeni bashke hajdute, dhe pa turp e quani veten opozite! JENI ME KEQ SE ky muti i anetes! "I beni komplimentin", gagster (apo ja u ka sugjeruar vete muti ?). Jo per gje por gangsteret siç e thashe e bejne banditizmin ku mund te lene koken,sepse kane hallate ndersa llumi nuk ka! Ky vjedh rehat rehat se eshte i mbrojtur edhe prej jush te....ngordhurve! ( jo te shitur....... ne asnje menyre)

Shto koment

Denonco