Trojet e pallateve të dëmtuara, grabitja e re e Mafies dhe narkoqeverisë

Trojet e pallateve të dëmtuara, grabitja e re e Mafies dhe narkoqeverisë

Nga Bujar Nishani - 14/05/2020

Mafia e ndërtimit dhe çirakët e saj në narkoqeveri nuk ndalen as ndaj fatkeqësisë së shqiptarëve të prekur nga tërmeti e as nga vjedhja e parave të dhuruara nga taksapaguesit evropian për shqiptarët e dëmtuar nga ajo fatkeqësi natyrore.

Pasi shqiptarët u lanë të vdisnin nën ndërtesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i parë në muajin shtator, pasi shqiptarët u lanë jashtë prej muajsh në mes dimrit pas tërmetit vdekjeprurës të muajit nëntor, pasi shqiptarët e mbetur pa strehë u përzunë nga strehimet hoteliere sapo narkoqeveria mbaroi teatrin mediatik me ta, tashmë shqiptarëve fatkeq po u grabitet prona e blerë me mund, djersë e sakrifica gjaku.

Narkoqeveria me paratë e dhuruara për shqiptarët nga Evropa po deklaron të ndërtojë pallate të reja në fundin e Tiranës dhe jo mbi truallin ku janë pallatet e dëmtuara të shqiptarëve.

Eshtë e qartë se trualli ku janë banesat e dëmtuara vlen disa qindra herë më shumë se toka në dalje të Tiranës ku kërkon kjo narkoqeveri të degdisë shqiptarët që patën fatin e keq t’ju dëmtohen banesat prej tërmetit.

Trualli i tyre i duhet Mafies së ndërtimit për kulla të reja milionëshe që natyrisht do t'i ndajë me narkoqeverinë.

Trualli mbi të cilin janë ndërtesat aktuale të dëmtuara, janë pronë e qytetarëve që kanë blerë atë truall bashkë me banesën përkatëse.

Narkoqeveria jo pa qëllim prodhoi një sërë aktesh grabitje e shantazhi për ti kërcënuar këta qytetar e të mos e kërkojnë pronën e tyre.

Akte totalisht antikushtetuese, por shqiptarër ska kush ti mbrojë.

Narkoqeveria e ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese prej 4 (vitesh), pikërisht që të grabisë, rrah, burgos, asgjesojë çdo të drejtë, mbi shqiptarët.

Qytetarët shqiptar që mafia e ndërtimit kërkon t’ju grabisë pronën e ligjëshme sot, të mos dorëzohen përballë narkoqeverisë.

Të mbrojnë pronën, mundin, djersën dhe gjakun e sakrificave të tyre.

Kushtetuta, ligjet, e drejta, e ardhmja janë të gjitha në favorin dhe anën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp14/05/2020 16:12

Para ndoshta 1 viti Z.Artan Lame 'shefi' i madh i Kadastres se Shtetit u percolli nje mesazh te gjitheve. Procesi i legalizimeve tha ,mund te vazhdoj edhe 100 vjet. Pra ju la dore qytetareve, ndertuesve, bashkise, partise ,ta trajtonin pronen private, perkohesisht "shteterore" si tua kete enda dhe interesi klientelist. Ligji per legalizimin sipas meje, duhej zbatuar rigorozisht brenda afateve te ligjit. Cdo shtytje shtoj paligjshmerine, shpopullimin e metejshem te fshatit ,mbi popullimin e kryeqytetit, katrahuren urbane sociale etj. Problemi qe shtroni eshte i drejte. Qeveria, Artan mavria, Lali fikria,dhe ministri pa 'portofol' Arben tigri domosdo mbeshteten te precedenti, por e zhvillojne ate edhe ne menyre krijuse, Zaptojne troje dhe prona te tjera te qytetareve, duke e lene token poshte pallateve te pa banueshem ne dispozicion, te asaj qe me plot gojen mund te quhet si mafia e ndertimit. Organizimi dhe funksionimi dhe gjithe operacioni i atentatit ndaj Kushtetutes eshte nje operacion gjitheperfshires. Ndaj qytetaret me te drejte he per he, nuk mund ti pergjigjen propocionalisht atentatoreve te Kushtetutes dhe as te behen mish per top per interesa te atyre qe na keshillojne tu 'qajme burrin' se ata vete "do shkojne te thyejne qafen ne nje dasem". Keshillat per organizimin e 'protestave guerrile' sic rekomandojne segmente te opozites nuk jane besoj ne axhend te qytetareve. Kur perceptimi per suksesin dhe pritshmerite ne Reformen ne Drejtesi, te bjer ne nivel kritik, natyren e protestave, vazhdimesine, dhe suksesin do ta percaktojne qytetaret dhe ata qe do tu prijne.

Shto koment

Denonco