Rama vjedh me bindjen se virusi nuk i 'prek' hajdutët…

Rama vjedh me bindjen se virusi nuk i 'prek' hajdutët…

Nga Kastriot Islami - 12/05/2020

Rama justifikohet se “vjedh”, madje edhe gjatë pandemisë, sepse është i bindur plotësisht se “virusi nuk i prek hajdutët”, por ai ka punë vetëm me të ndershmit…!? Hahahaha. Prandaj Rama mburret me numrin më të ulët të vdekjeve duke thënë se kjo është meritë e tij. Sipas Ramës, sa më i lartë korrupsioni në qeverisje, aq më e ulët shifra e vdekjeve nga COVID-19. Ky është një përfundim i “çuditshëm” me të cilin po përpiqen Rama dhe drejtuesit e vendeve me korrupsion të lartë të justifikojnë korrupsionin e vjedhjet, dhe njëkohësisht të promovojnë suksesin në menaxhimin e krizës sanitare?
 
*
Në studimin e Transparency International për vitin 2019 janë marrë në shqyrtim 179 vende të botës, dhe për secilin prej tyre, sipas një metodike të përcaktuar, është llogaritur indeksi i korrupsionit. 179 vendet e globit janë renditur sipas vlerës së Indeksit të Korrupsionit. Vlera e Indeksit të Korrupsionit (IK) lëviz nga zero për vendin më të korruptuar në botë, në 100 për vendin më të ndershëm në botë. Në vitin 2019, vendi më i korruptuar në botë, i renditur i 179-ti, është Somalia me Indeks të Korrupsionit prej 9. Kurse vendi më i ndershëm në botë, i renditur i pari, është Zelanda e re me Indeks të Korrupsionit prej 87. Shqipëria në vitin 2019 ka pasur një Indeks të Korrupsionit prej 35 dhe gjendet në vendin e 106, duke u ulur me 1 vend krahasuar me vitin 2018, më 3 vende krahasuar me vitin 2017 dhe me 4 vende krahasuar me vitin 2016.
 
*
Kohët e fundit, Rama është mburrur se për meritë të tij Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekjeve në kontinent, ndërkohë që nuk thotë asnjë fjalë përse është një vend me korrupsion të lartë, madje duke rrëshqitur poshtë e më poshtë nga viti 2016. Më poshtë janë grumbulluar të dhëna që tregojnë një lidhje që Ramës i intereson shumë mes “korrupsionit të lartë” dhe “numrit të ulët të vdekjeve nga COVID-19”.
 
*
Vendet e marra në shqyrtim janë ndarë në tre grupime:
 
GRUPI I VENDEVE TË NDERSHME: SHBA (IK=69, renditur e 23-ta), Holanda (IK=82, renditur e 8-ta), Suedia (IK=85, renditur e 4-ta), Belgjika (IK=75, renditur e 17-ta), Franca (IK=69, renditur e 23-ta), Britania (IK=77, renditur e 12-ta) dhe Spanja (IK=62, renditur e 30-ta). Ky grup e ka shifrën mesatare të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë 438.
 
GRUPI I VENDEVE TË KORRUPTUARA: Shqipëria (IK=35, renditur e 106-ta); Kolumbia (IK=37, e renditur e 96-ta); Mali i Zi (IK=45, renditur i 66-ti); Armenia (IK= 42, renditur e 77-ta), BiH (IK=36, renditur e 101-ta); MV (IK=35, renditur e 106-ta); Filipinet (IK=34, renditur e 113-ta). Ky grup e ka shifrën mesatare të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë 19.
 
GRUPI I VENDEVE MË TË KORRUPTUARA: Iraku (IK=20, renditur i 162); Kongo (IK=19, renditur i 165); Burundi (IK=19, renditur I 165); Libia (IK=18, renditur i 168); Venezuela(IK=16, renditur 173); Afganistani (IK=16, renditur 173); Sudani (IK=16, renditur 173); Siria(IK=12, renditur 177) dhe Somalia (IK=9, renditur 179, në fund). Ky grup e ka shifrën mesatare të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë 1,5.

Image

Ja disa përfundime që e “mrekullojnë” Ramën dhe që e nxisin të vjedhë shumë e më shumë:

-Rama “lumturohet” kur shikon se grupi i vendeve të ndershme ka mbi 23 herë më shumë vdekje nga COVID se grupi ku bën pjesë Shqipëria dhe mbi 300 herë më shumë sesa grupi i vendeve më të korruptuara në botë.
- Rama nxitet për të vjedhur kur shikon se Grupi ku bën pjesë Shqipëria ka 13 herë më shumë vdekje nga COVID-19 se grupi i vendeve më të korruptuara në botë.

Pyetje për Ramën: Çfarë mënyre do të zgjedhësh për të ulur numrin e vdekjeve? Do të vazhdosh të “vjedhësh” akoma edhe më shumë që ta futësh Shqipërinë në grupin e vendeve më të korruptuara të planetit, sepse kështu në vend të 31 viktimave që janë shënuar aktualisht mund të arrish përmes vjedhjeve në 2-3 viktima nga COVID-19?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco