Bijtë e etërve, dhunë mbi besimin dhe vandalë ndaj vendeve të Kultit

Bijtë e etërve, dhunë mbi besimin dhe vandalë ndaj vendeve të Kultit

Nga Bujar Nishani - 11/05/2020

Para pak ditësh një sjellje vandale e Bashkisë së Tiranës mbi territorin e Selisë Qëndrore të Tarikatit Halveti Bektashi në qendër të Kryeqyterit, risolli në kujtesën e turpit, barbarizmin e rregjimit stalinist shqiptar mbi vendet e besimit të shqiptarëve.

Dhuna policore e pasuesve të ish stalinistëve shqiptarë ju rikujtoi edhe njëherë shqiptarëve, se bijtë e baballarëve që i vunë minat, kazmën dhe buldozerët, kishave e xhamive, teqeve e faltoreve, janë përsëri “të fortë”, “të gjithpushtetshëm”, “të dhunshëm”, ndihen “mbi Zotin” e mbi këdo tjetër, në këtë tokë !

Nuk ishte aspak koincidencë që ky akt barbar i Bashkisë së Tiranës mbi pronën e ligjëshme të një Tarikati të nderuar përkoi me adresimin rrugaçëror e përçmues të shefit të rilindsave ndaj besimtarëve shqiptarë duke i quajtur ceremonitë e faljes dhe adresimit në Zot në xhamitë dhe kishat e Shqipërisë si “grumbullime” që duhen ndaluar nga pandemia !

Gjuha vulgare dhe fyese e kryerilindsit dhe sulmet barbare mbi territorin e Tarikatit Halveti në Tiranë prej buratinëve që na janë bërë “peshqesh” mbi shpinën tonë, tregon se sa e rëndë është urrejtja dhe përçmimi që ky sekt anarkistësh ka ndaj popullit në përgjithësi e besimtarëve të Zotit në veçanti.
Perceptimi i parë që të krijohet nga këto ngjarje të rënda publike është ai i trashëgimisë, së këtyre pinjollëve të asaj gjenerate që pushkatoi e vari në litar priftërinj e hoxhallarë, baballarë e dervishlerë, poetë e shkrimtarë !

Trashëgimi e ideologjisë së partisë shtet, e shtetit policor, e dhunës mbi besimin, e barbarisë mbi urtësinë, e vandalëve mbi qytetarinë.

Por duke u menduar e analizuar pak më gjatë mbi kulturën e këtij grupimi anarkistësh, rrugëtimin e tyre përmes pushtetit, modelin politik dhe moralin korruptiv, të demonstruar në këto 20 vitet e fundit, kupton se gllabërimi i hapësirave, territoreve, pronave (publike e private, pa dallim) është makutëria e tyre pambarim dhe e pandalëshme.

Prona e Selisë Qëndrore të Tarikatit Halveti është e lidhur përjetësisht edhe me trashëgiminë e Sheh Muamer Pazari, pasardhës i një prej familjeve patriote më të vjetra Tiranse që ringriti e rihapi Teqenë Halvetie në kryeqytet pasi i rezistoi dhunës kriminale 50-vjeçare, të etërve stalinistë të pinjollëve të sotëm rilindsa.

Pronat e shqiptarëve, pronat e tiransve, pronat e besimeve fetare sot janë të rrezikuara e në qendër të synimeve të Mafias së ndërtimit e të çirakëve të saj që kanë zaptuar zyrat, pushtetin, vetë Shtetin !

Janë të shumta rastet kur pronat e familjeve tiranse janë grabitur jo vetëm prej pushtetit stalinist të etërve (që ende refuzojnë ti kthejnë) por edhe sot prej bijve rilindsa.
Planet barbare për ndërtimet e kullave tek hapësira e Liqenit të Tiranës u stopuan përkohësisht prej revoltës së një grupi të shoqërisë civile, por lulishtja dhe parku i lojrave të fëmijëve, “7 xhuxhat” u gllabërua nga korrupsioni “mes ditës për diell”.

Tashmë mesa duket hapësira e artë pas Pallatit të Kulturës është në shënjestrën e rradhës së Mafias së ndërtimit dhe preokupimit të qeveritarëve për “të mirën e popullit”.
Për këtë nuk kursehet as territori dhe hapësira e ligjëshme e Selisë së Shenjtë të Tarikatit Halveti.

Nuk ka dyshime se ateistët shqiptarë nuk kanë respekt ndaj besimit e besimtarëve, nuk kanë pendesë për trashëgiminë kriminale të etërve, nuk kanë moral qytetarie e trashëgimie kulturore, nuk kanë asnjë sens civilizimi apo qytetarie.

Por kjo nuk përbën ndonjë merak të madh.

Ata janë ata që janë !

Bij të denjë të baballarëve zjarrvënës !

Ajo që po formësohet me shpejtësi si kërcënimi real ndaj shqiptarëve është “trimëria” e tyre karshi ligjit, tallja e tyre ndaj institucioneve ligjzbatuese, mungesa e frikës ndaj drejtësisë !!!!!

Kjo ndodh sot, sepse akti barbar i pak ditëve më parë i Bashkisë së Tiranës as nuk e lëvizi nga kulla e ngujimit prokurorinë shqiptare.

Një grup vandalësh me uniformën e shtetit i turren me dhunë objektit të kultit, shkulin e ndukin, rrëzojnë e dhunojnë pa paraqitur asnjë shkresë, asnjë akt, asnjë vendim institucional dhe prokuroria fle gjumë.

Ky gjumë i prokurorisë shqiptare përballë këtyre akteve, sot është as më shumë e as më pak, por bashkëpunim me dhunuesit.

Prandaj dhe dhunuesit sot ndihen “trima” dhe të paprekshëm.

Dhunuesit duhet ta dinë sëpaku, se kjo nuk do të zgjatet dot pafundësisht !

Jo vetëm ata policë mjeranë që vihen në dispozicion si kamikazë politik të urdhëruesve të márrë, por vetë urdhëruesit e dhunës dhe antiligjit nuk do ti ikin dot pafundësisht ligjit!

Historia e ka provuar këtë shpeshherë !

#TëRingremëShqipërinë ????????

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kuti14/05/2020 15:47

Te gjitha keto qe thuhen jane te verteta nga te gjithe ata qe kundreshtojne qente e rilindjes! Po vetevetiu pas kaq vjetesh te vjen e te bren dyshimi ne sinqeritatin e tyre. Kam parsysh jo vetem z.Nishani, por te gjitha ata politikuce qe jane kunder veprimeve anti popullore te kesaj qenqeverie, te cilet ( u lodha se perserituri) vetem sa na bejnetet ditura ato qe dihen, per te gjitha vjedhjet qe ben kjo bande doçerish! Po mire o miq. si ka mundesi qe ju politikucet te cileve gjysma e shqiptareve ju besoi fatain e saj nuk i bete asnje rezistence kesaj haleje qeverie hajdutesh, por mjaftoheni me kanaliza pa fund e vlere! Asnje opoziçke ( nuk meritoni te quheni opozite) ne vendet e tjera nuk ka qene me e ngordhur se ju! (Nese nuk jeni pale me qenqeverine) Mjaftoheni; ose urdheroheni per turp te beni ndonje kritike dhe aq, e merrni pjesen qe ju jep doçi! Nuk besoj se egziston arsye tjeter per ti dhene plotfuqine nje qeni rrugesh si ky pa asnje rezistenvce nga opoziçka! Ju keni tradhetuar shqiptaret dy here, me shume se llumi, i cili se paku ka me shume kuraje tu shkele me kembe e tu denigroje si qenie te ulta, dhe ju pranoni ne saje te prefitimit qe ai ju hedh nga megavjedhja qe u ben shqiptareve! .. E di qe, ndoshta per ju quhet skandaloz ky konstatim, por thomeni ju te kunderten, me argumenta te provuar jo me dengla zyrash te mykura! Thenia e doçit para zgjedhjeve te '13 ishte : "Ne jemi pertej se majtes e se djathtes", dmlth do vjedhim me shume se e majta dhe e djathta te marra se bashku, dhe ja arriti qellimit, fale ndihmes qe opoziçka i dha ne kembim te parave ( u shitet) Motoja e doçit eshte :Me lini mua te pare te vedndit se vjedh une edhe per ju! E kjo me ç'duket eshte zgjidhja me e mire per nje grup legenesh qe ka ne tradhetuar idealet e se djathtes demokratike shqiptare! Turp! Nese keni! tung o trungj!

Kuti14/05/2020 15:44

Te gjitha keto qe thuhen jane te verteta nga te gjithe ata qe kundreshtojne qente e rilindjes! Po vetevetiu pas kaq vjetesh te vjen e te bren dyshimi ne sinqeritatin e tyre. Kam parsysh jo vetem z.Nishani, por te gjitha ata politikuce qe jane kunder veprimeve anti popullore te kesaj qenqeverie, te cilet ( u lodha se perserituri) vetem sa na bejnetet ditura ato qe dihen, per te gjitha vjedhjet qe ben kjo bande doçerish! Po mire o miq. si ka mundesi qe ju politikucet te cileve gjysma e shqiptareve ju besoi fatain e saj nuk i bete asnje rezistence kesaj haleje qeverie hajdutesh, por mjaftoheni me kanaliza pa fund e vlere! Asnje opoziçke ( nuk meritoni te quheni opozite) ne vendet e tjera nuk ka qene me e ngordhur se ju! (Nese nuk jeni pale me qenqeverine) Mjaftoheni; ose urdheroheni per turp te beni ndonje kritike dhe aq, e merrni pjesen qe ju jep doçi! Nuk besoj se egziston arsye tjeter per ti dhene plotfuqine nje qeni rrugesh si ky pa asnje rezistenvce nga opoziçka! Ju keni tradhetuar shqiptaret dy here, me shume se llumi, i cili se paku ka me shume kuraje tu shkele me kembe e tu denigroje si qenie te ulta, dhe ju pranoni ne saje te prefitimit qe ai ju hedh nga megavjedhja qe u ben shqiptareve! .. E di qe, ndoshta per ju quhet skandaloz ky konstatim, por thomeni ju te kunderten, me argumenta te provuar jo me dengla zyrash te mykura! Motoja e doçit ishte para zgjedhjeve te '13 : "Ne jemi pertej se majtes e se djathtes", dmlth do vjedhim me shume se e majta dhe e djathta te marra se bashku, dhe ja arriti qellimit, fale ndihmes qe opoziçka i dha ne kembim te parave ( u shitet) Motoja e doçit eshte :Me lini mua te pare te vedndit se vjedh une edhe per ju! E kjo me ç'duket eshte zgjidhja me e mire per nje grup legenesh qe ka tradhetuar idealet e se djathtes demokratike shqiptare! Turp! Nese keni! tung o trungj!

krasasi tp12/05/2020 14:55

"qytetar" , ndryshe nga ju, une e lexova me vemendje opinionin tuaj. Se ke fare nocionin e prones publike dhe asaj private. Ndryshe nga ligjvenesit , shtetararet dhe gjyqtaret, qe e kane nocionin, por per arsye perkohesisht te perligjura, kane kaluar masen, duke sjelle shthurjen e shtetit. Per me teper lexoje edhe nje here opinionin tim. Partite te kthyera ne grupe thjesht interesi, pa nje vizion transformues rrenjesor, duke e futur shoqerine dhe ekonomine kombetare ne kolaps mund tu kerkohet te paguajne parat per ndertesen e SHQUP (PD) dhe PS(Rilindjes) godinen e ish Komitetit te Partise se Tiranes ne mos gaboj, parat e truallit gjithashtu, dhe LSI parat e truallit ku ka ndertuar . PSD e Gjinushit godinen dhe djemeve te byroisteve dhe kujdo tjeter parat e truallit ku kane ngritur me qindra vila e pallate. Presidenti, Bode, Taulanti dhe Une kemi qene vullnetar te Enverit. Une flas per thelbin e problemit ,Ti flet per mustaqet e Stalinit, 'oficeret e diktatures' dhe mjekren e I.Qemalit.

Drejtesi12/05/2020 14:53

Ju prisni te veproje prokuroria?? Por edhe ne krye te saj eshte pasuesi i pinjollit komunist. Kjo do te ndodhe kur pasuesit e tyre i ve ne krye te shtetit dhe administrate.

qytetar12/05/2020 10:12

E lexova këtë shkrim të presidentit Nishani dhe e përgëzoj për kjartësinëe e shprehjes së mendimeve të tij.
Nuk dua të zgjatem për të përsëritur mendimet e tij, por vetëm mund të them se përkojnë jo vetëm me mendimet e mia, por cilitdo shqiptari demokrat që është vënë përballë mendësisë së politikes soc-komuniste.
Me durim e çova leximin deri në fund, të "komentit" të këtij zotërisë me pseudonimin "krasasi tp". Një mishmash mendimesh pa kokë e dukshëm me qëllim subjektiv për të suklnuar shkrimin e presidentit.
Zotëria TP ëshë tepër i shqetësuar për problemet e pronës dhe përgjegjese për mos zgjidhjen e saj pas përmbysjes së sistemit diktatorial socialist enverist, bën Partinë demokratike.
Pra në thelb ai i del në mbrojtje sistemit enverist sepse sipas tij, në ate kohë prona "u ruajt" duke u zhdukur fare si nocion demokratik, e pronar absolut u bë diktatori komunist feudal Hoxha.
Sapo dëgjiova në televizionin Syri një intervistë të një gazetareje me sharllatanin Erion Veiaj.
Edhe ai si puna e këtij "krasasit" sulmonte me tërbim presidentin Nishani duke e quajtur përfaqësues të "SHQUP"
SHQUP në fakt e ka emrin godina e ish Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore, ku dikur prindërit e Veliajt, oficerë, komisarë të partisë në shkollat e mesme, shkonin e pinin ndonjë kafe.
Kur Shqipëria u pranua në NATO, detyrimisht duhej reformuar e ristrukturohej edhe Ushtria shqiptare, për tju përshtatur strukturave të NATO.
Midis shumë objekteve të shumta ushtarake të kohës së diktaturës enveriste, pas hyrjes në NATO , e humbi funksionin e saj edhe SHQUP, e godina me këtë emër si objekt publik, kaloi nën administrimin e PD, duke u bërë selia e saj partiake.
Jo më liderët e PD, por as edhe antarët e kësaj partie nuk e kishin të drejtën që të hynin në godinën e SHQUP, sa kohë pushtetin e kishin në dorë komunistët..
Me Kushtetutë e me vendim gjykate, pasi Shqipëria përmbysi sistemin monist diktatorial enverist, dhe përqafoi modelin e demokracisë pluraliste pëerëndimore,PD kishte të drejtën ligjore që të kishte një godinë publike për selinë e saj.
Këtij "krasasit", një[lloj si sharllatanit bir oficerësh të diktaturës, i duket se qenkan njëlloj "palët", si ata që e masakruan këtë popull për gati 5 dekada duke i mohuar jo vetëm pronat por edhe të drejtën e të menduarit, me Partinë demokratike që solli lirinë e pronës e të mendimit

Vlonjati12/05/2020 08:10

O Jari, o qerrata, hahahaha

Selman Dervishi-Mani,USA.poet12/05/2020 00:10

HEU,BIJTË E ETËRVE,DHUNË MBI BESIMIN DHE VANDALË NDAJ VENDEVE TË KULTIT;
EU,MRIJTË E VJETËRVE,TRUNË PRI PESIMIN GRE TRANDGALË TRENDEVE E MULTIT!
PATRIOTI,ATDHETARI,VEPRIMTARI FAN NOLI,NË NJË SHTET TË USA.KISHTE EMRUAR
KISHEN ORTODOKSE SHQIPTARE,QË EDHE SOT THIRRET KISHA SHQIPTARE;KUR CA
STUDENTË VIZITOJNË ATË KISHË SHQIPTARE,KISHTARI ORTODOKS RUS DUKE FOLË
PARA STUNDENTËVE,NJË STUDENT SHQIPTAR NGA KOSOVA PO PYET;JU LUTEMI,JU,
PO FOLNI PËR ORTODOKSIZMIN RUS,NDËRSA VEÇ PO SHKRUAN SHI,PËR NJË KISHË
ORTODOKSE SHQIPTARE;DHE,A NUK KA PASUR KLERIK ORTODOKS SHQIPTAR,TË NA
FOLI PËR KISHËN E FAN NOLIT DHE,ORTODOSINË SHQIPATRE A?!;AI KLERIK VETËM U
SKUQ DHE QË,U HUQ;DUKE HUMBUR LËGJERIMIN PLOT PËRPLOT FALLCE O,TALLCE
DHE,QË NGA LUFTA E PARË BOTËRORE,FEJA NDARË NGA PËRKATËSIA KOMBËTARE,
POR,QË MBI NJË SHEKULL NE,KEMI VETËM PRKATËSINË KOMBËTARE SHQIPTARE;A,
FEJA O BEJA E SHIPTARIT,ËSHTË VETËM,DHE VETËM SHQIPTARIA!!.T'FALA MANI,USA.

krasasi tp11/05/2020 14:17

Z.President, nuk kam komentuar rreth opinioneve t'uaja, ne respekt te postit te larte shteteror qe keni patur. Por sot Ju flisni nga pozita te tjera si Kryetar i Keshillit Kombetar te P.D. Problemi i pronave qe trajtoni ne kete opinion, duhej trajtuar ne nje kend tjeter besoj une. Ne ate se cfare ofron si zgjidhje forca juaj politike per kete problem. Qytetaret shqiptare nuk jane te gjithe ardhacak ,pa atdhe sic i ka trajtuar rendom qarqe antishqiptare, por as ksenofob dhe jo miqesor ndaj te ardhurve ne periudha te ndryshme per shkaqe lufte, semundjesh, veshtiresive ekonomike, dhe shanseve me te mira qe ofronte nje zone me toka dhe rezerva ujore, klime e gjithcka tjeter. Shpesh tiransit meqe i permend, edhe ju kane dhuruar edhe i kane ndihmuar dhe jane treguar miqesor ndaj te bujturve. Te ka rene sistemi i drejtesise Z.President kur ju drejtonit njekohesisht edhe KLD. Dhe implikimi ka rrjedh per shkak te qeverive, pamvaresisht se ju ngeli thjesht gjyqtareve dhe prokuroreve ne dore. Dhe kryesisht shume c'ka lidhet me problemin e prones. Trajtimit qe i bet ne vazhdimesi trashegimnis dhe pronave publike dhe private ka qene nje nga faqet me te errta te krejt qeverisjeve qendrore dhe lokale dhe nje klime bashkepunimi dhe mirekuptimi 25 vjecar midis krejt spektrit, politik por edhe tutorve nderkombetar. Injoruat Kushtetuten e Shqiptareve (1914) me garancite e nderkombetareve, ate te Monarkise, Qofte edhe ato te sistemit monist qe te pakten i ktheu ne shtet, por aty i la, nuk i tjetersoji as per llogari te djemve te nomeklatures lere per te tjeret. "Dispozitat Per Ndryshimet Kushtetuese" 1991 te ish Presidentit Alia dhe Ratifikimi ne Parlamentin Shqiptar/ 1991 ,Kushtetuta e vitit 1998 me referendum , ratifikimi ne parlament. Ndryshimet kushtetuese/2016 miratuar me 140 vota ne parlament, ishte nje rast i jashtezakonshem qe PD duarjashte nga vendimarrjet dhe sigurisht - normalisht jo perfituese e ndjekjes se perfitimeve nga masakra mbi trashegimnine, do delte hapur me propozime per ta zgjidhur njehere e mire kete problem nevralgjik qe lidhet me te drejtat themelore te njeriut. Po Ju nuk e bet kete dhe kjo e rriti perceptimin se Ju i linit kohe mazhorances te vazhdonte te njejtin trend. Hanit bashke?. Apo mazhoranca nuk kish arritur barazimin. Trajtimi qe i beni problemit me sa duket ka per qellim te krijoj pak tymnaje, apo te mbaj me shprese nje kategori te caktuar qytetaresh te lidhur politikisht me Opoziten. Une nuk mund te aludoj se Ju nuk e njihni konstitucionalizmin dhe as se nuk arrini te kuptoni qe vendimet e Gjykates se Strazburgut jane Vendime dhe ato qe vijne si opinione pas kerkeses se Ledi Bianku-t me porosi te Z.Rama, jane thjesht opinione. Zgjidhja nepermjet nje marreveshje xhentelmenesh me perfaqesues nga qeveria dhe trashegimtareve transparente dhe e sanksionuar me Vendim Gjykate, do ishte zgjidhja me e mire. Mbajtja peng e drejtesise dhe mbajtja peng e zhvillimit te qendrushem te vendit dhe shoqerise nuk eshte ajo qe duhet ber.

Shto koment

Denonco