Lëvdomë o gojë se të shqeva!

Lëvdomë o gojë se të shqeva!

Nga Artan Hoxha - 10/05/2020

Keshtu thone andej nga Korca. Keshtu ben kjo qeveria jone. I njeh vec merita vetes. Cdo gje qe shkon mbare eshte merite e saj. Per cdo gje qe shkon mbrapsht, vec ajo nuk ka gisht a dore.

Kur shumkush, qe ne shkurt, i kerkonte te mbyllte kufijte e te kufizonte veprimtarite, Qeveria jo vetem nuk degjonte por edhe akuzonte per “shkaktim paniku”, “ekzagjerim rreziku”, “perhapje budallalliku”. 

Edhe me 2 mars, kur Italia kishte 10 dite qe kishte hyre ne karantine, Kryerilindesi yne nenvleftesonte rreziqet e semundjes. Kush nuk e kujton a nuk e beson mjafton te lexoje 6-7 paragrafet e para te fjalimit te tij ne Kuvend ku pati kohe dhe energji per t’u marre me gjithcka tjeter, vec me rrezikun tek porta nuk u mor seriozisht.

(www.kryeministria.al/newsroom/ne-kuvend-per-koronavirusin-rindertimin-planin-e-ri-ekonomik-amnistine-e-pergjithshme-fiskale-penale/)

Nuk vonoi e, 10 dite me pas, Kryerilindesi kaloi ne ekstremin tjeter - na e quajti virusin “armik” dhe perballjen me kete situate pandemie “lufta e trete boterore”. Vendosi masat kufizuese me te rrepta ne Planet, por edhe me kundershti e absurditete breda tyre, pa llogaritur pasojat anesore mbi shoqerine, psiqiken, ekonomike.

Reagimi me vonese eshte tipar i qeverisjes rilindese. Ne shtator ndodhi termeti i pare. Familjet, te cilave iu krisen strukturat e banesave, nuk u zhvendosen diku tjeter nga qeveria dhe bashkia. Ne nentor termeti i dyte shembi c’ishte krisur ne shtator e zuri brenda disa dhjetera fatkeqe. Jete qe mund te ishin shpetuar. Mungesa e mjeteve te skuadrave shqiptare te shpetimit ra ne sy te gjithkujt, aq me shume kur u pa se c’mjete kishin skuadrat e shpetimit nga vendet e tjera, edhe ato nga Kosova shqiptare. Asnje njohje gabimi nga Rilindja. Ne dhjetor, me mjetet e fuqizuara te propagandes u hodh ne kundersulm masiv per te ndryshuar kahjen e perceptimit dhe gjykimit publik.
Te njejne gje beri Kryerilindesi pas marrjes se ktheses per qendrimin ndaj rrezikut shendetesor. Ekzagjeroi masat dhe retoriken ne mars e prill per te mbuluar vonesen dhe budallellikun e vet ne shkurt. Vijon ne maj me te njejten taktike per te bindur dynjane se eshte qeveria me e zonja ne dynja; se vec per shkak te masave te zgjuara  dhe/ose kurajoze te saj patem kaq pak te infektuar e te vdekur; se ajo po jep para e mbeshtetje me shume se vendet e tjera, e te tjera vetelevdata si keto.

Sa per rezultatet shendetesore te deritanishme ato jane evidente. Shqiperia hyn ne grupin e vendeve me perhapje me te vogel te virusit dhe te numrit me te vogel te vdekjeve per 1 milion banore. Mbetet per t’u studiuar shkaku se pse ne kete grup hyjne, si rregull, vendet me pak te zhvilluara te Planetit dhe Europes, me sistem shendetesor me te prapametur e me te keqpajisur e, po keshtu, pse ne grupin e vendeve me treguesit me te larte hyjne, si rregull, ato me te pasurat e me sistemet shendetesore me te zhvilluara e me te mirepajisura te Planetit dhe Europes.

Per aq sa i takon qeverise, masat e saj izoluese ska se si te mos kene dhene efektin e vet pozitiv ne perhapjen me te vogel te virusit dhe pasojat me te vogla te tij perfshire vdekjet. Por nuk ka fare vend per kaq vetemburrje e keto masa nuk jane as aq te zgjuara e as aq te guximshme sa propagandohen. 
Qeveria nuk ishte ne kushtet kur faktore te tjere kundershtuan veprimet e saj dhe ajo u perball, e vetme, me veshtiresite e vendimarrjes. Thuajse cdo faktor tjeter relevant, politik, shoqeror e mediatik, ishte pro masave kufizuese, per me teper, edhe me shtreguese edhe me te hershme se ato qe ndermorri qeveria. 
Por disa masa ishin te pakuptimta e vijojne te jete te ketilla, pa efekt ne rezultatin shendetesor por me efekt negativ ekonomik, social ose psikologjik. C’kuptim kishte mbyllja e dyqaneve elektro-shtepiake, elektronike, apo te veshjeve a plot veprimtari te tjera te ketilla ndersa vijuan te punojne kompanite fason qe punesojne me qindra punonjes ne hapsira te ngushta dhe johigjenike e qe transportohen dy here ne dite ne kushte te papershtatshme ndersa u mbyll totalisht transporti publik? 

C’kuptim kishte e ka qe paradite rruget e lulishtet te jene plot e per plot me njerez e makina ndersa pas ores 17.30 ndalimi te jete absolut? Nese s’ka bare, restorante e dyqane hapur hapur c’do bejne tjeter njerezit pervecse shetitje te shendetshme? Pse ndalohet shetitja e shendetshme? C’kuptim ka qe edhe ne qytet edhe ne fshat te jete i njejti ndalim orar? Gjersa gjurmueshmeria e te infektuarve qenka kaq  e mire pse nuk jane masat te diferencuara ne hapsire edhe brenda bashkive zone e kuqe? 

Qeveria eshte e rremujshme edhe ne ceshtjet ekonomike te lidhura me pandemine. Pse “pagen e luftes” prej 260 mije leke te vjetra per 3 muaj e perfiton vetem kur je subjekt i mbyllur me urdher nga qeveria? Pse mos ta perfitosh edhe kur nuk je mbyllur drejperdrejt por je detyruar te mbyllesh aktivitetin sepse je furnitor i subjekteve te mbyllura e kur ato nuk punojne nuk punon as ti? Pse “pagen e luftes”, gjithsej, 400 mije leke te vjetra, e perfiton vetem nese te kane larguar nga puna deri me date 10 prill e jo pas kesaj date? Pse per kete page duhet te aplikojne edhe bizneset edhe punonjesit e papune kur mjafton te aplikoje vetem te dytet? Pse fondi i garancise shteterore per kredi duhej te ishte vetem per pagat dhe jo per nevoja te tjera te kapitalit qarkullues te bizneseve ne veshtiresi?

Pse edhe deri me 10 maj ka ende shume ankesa per mosmarrje apo mosmiratim te “pages se luftes”? C’eshte ky shtet qe ne me shume se shtate jave as nuk arrin te sqaroje se kujt i takon e kujt jo as nuk arrin t’ua jape “pagen e luftes” atyre qe ka ndare mendjen tua jape? 

C’eshte ky shtet te cilit, per te sqaruar njerezit, nuk i dalin te gjithe adresat qeveritare zyrtare, portali i famshem “Shqiperia qe duam”; ato personale te titullareve, FaceBook i Kryerilindesit dhe ERTVja e tij, e u dashkan edhe adresat ne FaceBook te te gjitha emisioneve televizive ku perdite e pernate jane non-stop zyrtaret me te larte duke dhene sqarime.

C’eshte ky shtet, Kryeministri i te cilit ka bindjen se s’ka shqiptar qe te kete vuajtur a vdekur nga uria qe nga koha e Skenderbeut, qe shperndan “pakot e kafshates” ne mbi 250 mije familje? A eshte varferia kaq e gjere e kaq e thelle? Apo eshte propaganda kaq e genjeshtert? Apo abuzimi kaq i rende? 

E se fundmi, c’eshte ky shtet ku ne te njejten dite – diten e Europes - demonstrimi me makina te modeleve te vjetra para stadiumit te ri e neper bulevard lejohet e promovohet ndersa demonstrimi ne sheshin “Skenderbej” per nje qendrim tjeter ndaj lirise se levizjes edhe ne kushte pandemie  ndalohet e ndeshkohet dhunshem nga polica e rilindur?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

liku13/05/2020 15:50

Dogjo o shofer petro; edhe budallejte e ngasin makinen!

Kuti13/05/2020 15:48

E marre ashtu siç thoni ju , çfare zgjidhje jepni ju z.Hoxha, Se me fjale jemi enjtur! Opozita ç'fare duhet te beje, e shqiptaret gjithashtu! Apo thjeshte konstatiime dhe aq! Se kush do i zgjidhe e kush mund ti zgjidhe, asnje ide! Analize shterpe si te gjiha te tjerat! Kjo do te thote, "ju kritikoni qeverrine time (se ashtu duhet ne syte et e huajve) dhe une bej, e do bej ate qe dua! Do shkaterroj deri ne fund vendin, "siç beri endhjeri, edhe une edveri"!

Shpellar,lab,lal,laluc,malok11/05/2020 17:03

PERPARA DREJT FITORJEVE TE REJA.....
Sllogani ma i njohur i PPSH-se.Nastradin Rama e ka adoptu me sukses.RREJ,RREJ SE DICKA DO TE MBESE.ASht e njejta strategji per delet ripjerdhese."i besojne mor te varferit,i besojne..."

qytetar11/05/2020 08:45

Pyetjeve retorike të shumta që ka vënë z. Artan Hoxha në këtë shkrim, kanë dy përgjigje.
Ose kjo qeveri që nga kryetari i saj janë krejtësisht të pa aftë, ose janë kokë e këmbë të korruptuar e kjo shpjegohet me mungesën e plotë të transparencës në çdo akt të kësaj qeverie.
Nuk përjashtohet sigurisht që të jenë të dyja.
Ndërkaq si një qytetar i thjeshtë, do të shtroja një pyetje tjetër lidhur me këtë pandemi, duke dalë edhe jashtë caqeve të Shqipërisë së vogël.
Nëse pandemitë si treguesin e tyre më të lartë të dëmit (veç atyre ekonomike), kanë humbjen e jetëve njerëzore, si shpjegohet fakti që numuri imë i lartë i vdekjeve për një milion banorë ka ndodhur në dy qendrat më të rëndësishme të shteteve më të zhvilluara të botës, kryeqendrës së BE, Brukselit e New York , kryeqqendrës së SHBA ?
Belgjika ka numurin rekord të vdekjeve për një milion banorë, 745, kurse shteti i NewYorkut ka mbi 1300
A thua të jetë e rastit që këto dy qendra ishin edhe objektet e terrorizmit islamist ?
Po zbresim tek fqinji ynë Italia.
Edhe mbrenda këtij vendi patëm një fenomen të dyshimtë me pandeminë.
Lombardia , rajoni më i pasur i Italisë e ndër rajonet më të pasura të Europës, që njihet si qendra e partive të djathta, ishte rajoni më i goditur në gjithë gadishullin Apenin.
Ndërkaq po ky rajon në vitet 70-80 të shekullit të kaluar, ishte rajoni i aksoineve terroriste të së ashtuauajturave brigadat e kuqe komuniste..
Çuditërisht në vendet aziatike që përbëjnë mbi gjysmën e popullsisë së botës, patëm shifrat fare të ulta të vdekjeve për një milion banore, vetëm 3 në Kinë e 2 në Indi e asnjë në Korenë e Veriut
Edhe në Rusi, ndonëse janë bërë miliona testime e dalin çdo ditë mbi 10 mijë të infektuar, numuri i viktimave për një milion banorë, është i afërt me ate të Shqipërisë.
Është komentuar kjo dukri me justifikimin se në vëndet komuniste dikur qenka bërë vaksina kundër TBC, një sëmundje që nuk ka lidhje me viruset po me bakteriet, e dëgjojmë që edhe "specialistë me mjekër" ta pranojnë si të vërtetë
Nuk dua që të abuzoj me ato që quhen "teori konspirative", por thjeshtë po përmend një realitet bazuar në shifra, që më duken të dyshimta.

Shofer Petro11/05/2020 08:34

Ne hall te madh jeni i gazetar, por nuk ju ndihmojme dot. Jeni te ndeshkuar te numeroni sukseset e Rames dhe te vuani balten ku keni mbetur

Selman Dervishi-Mani,USA.poet10/05/2020 23:03

LAVDOMË OJ GOJË,SE TË SHQEVA;GRADOMË OJ PLOJË,SE T'SHFREVA!.DESHMITAR
I GJALLË,KUR DIKTATURRA KRYKRIMINELË MILLOSHEVIÇIANE,MOJ MJERANE;DUKE
I PËRZENË NGA PUNA EDHE XEHTARËT E TREPÇËS;O,TERË SHQIPTARËT KOSOVËS;
NE,NGA SINDIKATA XEHTARËVE,DUKE UA SHPËRNDARË PAK NDIHMA FAMILJEVE TË
XEHTARËVE TREPÇËS,KUR NJË VAJZË E NJË XEHTARI TË TREPÇËS,NGA MITROVICA; REFUZOJË TË I MARRË NIDIHMAT;SEPSE,QEPSE;OUUUH,QE NE KEMI QENË PO EDHE
JEMI OR,DUHEJ TË JEMI,NDËR POPUJT MË TË PASUR;A,MË TË DASHUR,MU NË TERË
RRUZULLIN TOKËSORË,ËH JO,TANI QË TË MBETËMI,OR TË TRETËMI;SI POPULLI MË I
VARFËR,NË KËTE VATËR;MË TË PASUR ME ARI O ARGJENDI,DHE METALE MË FISNIKE
AH,OJ MIKE,LUMJA MIKE;KUKU PËR NE,QË NUK PO MUND TË I DALIM ZOT,SI PËRJETË
MOT;PASURISË-DASHURISË;MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE!!NGA MANI,USA.

Shto koment

Denonco