‘Qyqja, erdhi burri, futu në dollap!’

‘Qyqja, erdhi burri, futu në dollap!’

Nga Agim Xhafka - 09/05/2020

U kujtohet kërcitja e dhëmbëve që Rama i bëri Erion Velisë? Atë ditë mo, kur e urdhëroi, ngrihu nesër qysh në pesë të mëngjesit dhe lyeje vetë, me doçkat e tua shkallën e pallatit. Kaq dhe Lali nxirrte fjalët si urdhëron, si urdhëron.

U vjen ndër mend fytyra e tij kur krejt kamerat e fokusuan? Kishte habi, përulje, tmerr, zhgënjim, frikë, turp, ankth...

Mua atë çast më solli ndër mend një episod filmi. Atë kur një grua thërret jaranin në shtëpi. E pasi përkëdhelen e zhvishen, e pasi shtrihen në krevat... troket dera.

- Qyqja, erdhi burri, futu shpejt në dollap! Jarani atë çast e kishte fytyrën si Lali. U dhje fare, rrëmbeu brekët, kanatieren, pantallonat, këpucët e vrap brenda në dollap. E ndaloi dhe frymën.

Po kryebashkiaku i Vlorës para ca ditësh a mori të njëjtën pamje? Fiks si Lali kur Rama e urdhëroi që ca gropa anash t’i mbushte ai vetë, me doçkat e tij. Rrinte me frikë, me ankth.

Kështu ngjet kur pushtetin nuk ta ka dhënë populli, por Rama. Ulesh në karrigen që nuk të takon. E di që kjo është antiligjore, por nuk e mendon thellë. Do të kapësh ca plaçkë dhe të jetosh i pasur deri sa të mbyllësh sytë. Ndaj Lali me lalët e vendit tregohen arrogantë me ata poshtë vetes e me fytyrë meit ndaj padrinos.

Më vjen ndër mend shpesh fytyra e Velisë kur e poshtëroi Rama. E gëlltiti dhe në fytyrë shfaqi ankthin. Tamam si ai kurvari kur kapet me koqe në dorë te shtëpia e huaj. Kërkon të hedhë lumin.

Lali, largohu nga posti që ka rrëmbyer Rama me ty. Jeto i lirë dhe i qetë. Me më pak para vërtet, ama jo me tmerrin se do jetosh brenda dollapit. Aq më keq në se burri i asaj gruas ka dorë të rëndë apo ka veshur këpucë ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet10/05/2020 00:21

"OU KUKU,ERDHI BURRI,OH STRUKU,E FUTU NË DOLLAP!"PORSI,HORRZI,GRUAS SË
PËRDALË,NJË NATË I VIE DASHNORI NË SHTËPI;KUR,NË MË TË MIRIN QEF,TROKITI
DERA;HËJ,AJO E MJERA,MË DJERA;DUKE KUKATË,STRURKATË;I THOT DASHNORIT:
"OU I THOT HAMSHORIT;ERDHI BURRI,TI FUTU NË DOLLAP;BREDHI KURRI,TI STRUKU
NË KOLLAP;KËSHTU UDHËHEQËSI I MVARUR NGA PADRONI,PËRVËLO KURTHËBREZI
VRAR VRAGPRONI,STERRTHERROI SHKURTHEKREZI;TURP I BOTËS,TRUP I SQOTËS;
KUR NUK TË ZGJEDHË SOVRANI;POR,TË PËRZGJEDHË TROPDRANI;A LOJA ME FATIN,
MË TË NGRATIN,VLERËN PËRSONALE,NDERËN TËRRZOVALË;DUKE T'NDRYDHË DHE
SHTRYDHË;SI LIMONIN N'UJË;SHI,KRIMVLONIN BUJË,KUJË;O,DUKE BERË HORË PARA
POPULLIT;KUKE NXERË KORË GARA HORBULLIT;AH,ME I MBATHË BURRI I PËRDALES,
KËPUCAT USHTARAKE;HEJ,M'I DATHË KURRI I FERRLALES STUPCAT PUSHKAVRAJKE;
KUKU PËR DASHNORIN PABESË;STRUKU PRËR HAMSHORIN PASHPRESË!" MANI,USA.

Fred Tironsi09/05/2020 23:02

Kush o mor ky Agim Xhafka? Qesh............pa Fund se mbaj dot Gazin...i modh je. Faleminderit që na krijove një Atmosferë të tillë në Kohë të Pandemisë...

Xhami09/05/2020 18:43

Mu kujtua edhe fytyra e Erjonit, djalit trim kur ne raston e termetit te 26 nentorit naltgjatesia e shunted si bene dhe ai e shikonte si nje qen i rrahur

Shto koment

Denonco