Ja përse duhet të hapet Shqipëria...

Ja përse duhet të hapet Shqipëria...

Nga Kastriot Islami - 08/05/2020

Gjithçka e pohuar më poshtë bazohet në hipotezën (për të cilën dyshimet, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, janë të konsiderueshme) se ‘të dhënat e ofruara nga vendet për numrin e të infektuarve, vdekjeve, të shëruarve dhe të shtruarve në spital janë të besueshme’.

Përndryshe gjithçka e pohuar më poshtë nuk qëndron!

 Nga këto dhëna statistikore llogariten dy ‘parametra’: i) numri i rasteve të mbyllura; dhe ii) numri i rasteve aktive.

Numri i rasteve të mbyllura është i barabartë me shumën e të numrit të të shëruarve plus numrin e vdekjeve.

Numri i rasteve aktive është i barabartë me numrin e të infektuarve minus numrin e rasteve të mbyllura, thënë ndryshe ky numër paraqet të gjithë ata qytetarë që kanë rezultuar nga testimi ‘pozitiv’ dhe gjenden ose të shtruar në spital (të spitalizuar) një pjesë e të cilëve gjendet në terapi intensive dhe pjesa tjetër ose qëndron në shtëpi me trajtim shtëpiak ose ka simptoma të lehta ndonëse nga testimi konsiderohet i infektuar, pra janë të gjithë të infektuarit që as nuk janë shëruar dhe as nuk kanë vdekur nga Sars-Cov-2. .

Image

Mundet nga këto shifra të llogariten përqindja e tyre, pra numri i rasteve të mbyllura apo rasteve aktive për 100 të infektuar. Këto dy përqindje ndryshojnë (shih grafikun për Shqipërinë): në fillim kur epidemia nis, përqindja e rasteve aktive është e lartë afër 100 % kurse ajo e rasteve të mbyllura është pothuajse 0%.

Me zhvillimin e epidemisë, shifra e rasteve të mbyllura rritet duke shkuar drejt 100%, kurse shifra e rasteve aktive zvogëlohet duke shkuar drejt 0%. Në një moment këto dy shifra barazohen (në rastin e Shqipërisë, këto dy kurba priten rreth datave 10-11 prill 2020 në vlerën rreth 50 %) dhe më tej shifra e rasteve aktive shkon drejt 0% kurse shifra e rasteve të mbyllura i afrohet shifrës 100%.

Përqindja e rasteve të mbyllura jep një ide sesa ‘afër-larg’ mbylljes së krizës sanitare gjendet një vend.

Image

Kur kjo shifër shkon drejt vlerës 100 % dhe për rrjedhojë përqindja e rasteve aktive shkon drejt 0%, mund të thuhet se kriza është pothuajse e mbyllur. Duke vlerësuar këto shifra për datën 7 maj 2020, për të gjithë vendet ballkanike (shih grafikun), rezulton se më ‘afër’ mbylljes’ së krizës sanitare janë Mali i Zi me 84 % raste të mbyllura dhe Kroacia me 81 % raste të mbyllura. Më ‘larg’ është Serbia e cila ka vetëm 24 për qind të rasteve të mbyllura. Shqipëria e ka 74 përqindjen e rasteve të mbyllura, prej nga mund të thuhet se Shqipëria ka kaluar 3/4 e krizës sanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp08/05/2020 18:37

Profesor, ke realizuar nje dalje elegante nga 'lufta'. E pohon vete. Nese statistikat e ofruara jane te genjeshtra edhe grafiket dhe gjithe analiza ime, thua afersisht, jane pune koti. Nuk ke faj Z. Islami ashtu sikurse Z.Rama ti paraqiste Znj.Eni Vasili si bordiste ne Institutin e Statistikave dhe Banka e Shqiperise ti jepnin te dhena false mbi rritjen ekonomike. Per cdo deshtim do ishte gati justifikimi. Te dhenat euforike per t'ma ber qejfin, me cuan ne politika te gabuara. Demet e pallogaritshme ne ekonomine boterore, do perligjen me jetet e shpetuara. Por se sa ishte numuri i vdekjeve ne krahasim me, psh me vdekjet ne vitin 2015 askush nuk i boton. E kur kete nuk e ben bota, prisni ta bej Z.Rama?. Nderkohe qe flasim, ndoshta dikush mund ta kete shkruar gjysmen e librit bestseller mbi koronofobine. Pse Z.Merkel ne 2015 ndoqi keshillen e specialistit i cili e paralajmeroi se e gjitha ishte pune interesash te shumekombsheve farmaceutike dhe nuk pranoje karantinimin e Gjermanise dhe kjo u pasua nga gjithe bota dhe pse kete vite beri te kundren, kjo me siguri do sqarohet. Shpresa eshte qe bestselleri te dale para vaksines. Jemi qe jemi ne karantine, une them ta shtyjme edhe ca. U mesuam me regjimin e ri. Sa tu dal "frika" te gjithve. Ose sa te vij urdheri nga larte.

veshi.medet08/05/2020 16:14

a kadikush tjeter qe shkruan te syri.net, apo vetem kastriot islami i ramiz alise?! kastrioti dhe edi rama jane perdite te syri. lum si ne te djathtet.

Shto koment

Denonco