Damka 12.6 mln euro mbi Drejtësinë e Re

Damka 12.6 mln euro mbi Drejtësinë e Re

Nga Klodian Tomorri - 07/05/2020

Një institucion ‘hibrid’, domethënë as publik dhe as privat, ndërton një godinë me kosto më pak se 2 milionë euro. Dy vjet pas përfundimit, godina shitet, por tashmë për 12.6 milionë euro.

Ky nuk është një skenar filmi, por histori e vërtetë. Institucioni ‘hibrid’ është Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Blerësi është qeveria. Paratë janë të qytetarëve shqiptarë.

Javën e kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, i cili finalizon blerjen e Polit të Drejtësisë, godinës ku janë vendosur institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u mbajt sekret duke mos u publikuar as në faqen e Këshillit të Ministrave dhe as në fletoren zyrtare siç e kërkon ligji. Arsyet gjenden në përmbajtjen e tij!

Sipas aktit të miratuar, buxheti i shtetit do t’i paguajë Dhomës Kombëtare të Avokatisë 12.6 milionë euro për blerjen e ndërtesës, e cila ka kushtuar 6 herë më pak dhe mbi të gjitha është ngritur në tokë të falur shtetërore.

Në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës i fali Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë publike tek Fusha e Aviacionit. Sipas vendimit, toka shtetërore falej për të ndërtuar Korpusin e Avokatisë, pjesë e të cilit do të ishin zyrat e Dhomës Kombëtare, por edhe shkolla ku do të trajnoheshin avokatët.

Kjo ishte një kërkesë e hershme nga Bashkimi Europian dhe në vendim qeveria sanksionoi shprehimisht se Dhoma e Avokatëve e kishte të ndaluar të ndryshonte destinacionin e tokës. Por çfarë ndodhi më pas?

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi me fondet e veta godinën duke e mbajtur sekret çmimin e ndërtimit. Por ajo nuk mund të mbante dot sekret tatimin e paguar në Bashki. Sipas regjistrit të taksave në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që është paguar për Korpusin e Avokatisë është 19.4 milionë lekë. Meqë kjo taksë është sa 8 për qind e vlerës së investimit, atëherë e gjithë ndërtesa ka kushtuar 232 milionë lekë ose më pak se 1.9 milionë euro.

Por pas përfundimit të godinës, dikujt në qeveri i lindi idea për te bere biznes. Në prill të vitit të kaluar, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune me përfaqësues nga disa ministri për të bërë vlerësimin e godinës dhe për të hartuar projektkontratën e blerjes. Grupi bëri vlerësimin, përgatiti projektkontraten dhe javën e kaluar godina me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro. Pyetja tani është se kujt po i shkojnë paratë?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF, e cila financohet nga kontributet e anëtarëve dhe donacionet e ndryshme. Në një farë mënyre, një institucion ‘trans’ as publik dhe as privat. Institucione të tilla zakonisht bëhen ura korrupsioni, pasi marrin favore publike për të kënaqur interesa private. Në këtë rast skema është flagrante. Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë.

Tashmë institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë mbi të gjitha, shtëpinë e tyre dhe zyrat ku ulin të ndenjurat çdo ditë. Si u ble një godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore të falur 6 herë më shtrenjtë nga kostoja e ndërtimit? Si u përllogarit vlera e blerjes dhe ku do të shkojnë paratë? Këto përgjigje duhet t’i kërkojnë me forcë edhe ambasadorët apo ish ambasadorët e partnerëve strategjike, të cilët ishin të ftuarit specialë në inaugurimin e godinës një vit më parë.

Nëse nuk kane interesa okulte, do te duhet ta bëjnë me patjetër. Në të kundërt, reforma në drejtësi do të ketë një damkë të madhe pas vetes. Atë të drejtësisë së ngritur mbi Tempullin e Korrupsionit, i cili nuk hedh dyshime vetëm brenda vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp07/05/2020 17:34

Plotesisht ndakort me komentin e 'Shqiptarit,' por jo me fjalorin, me 't' dhe me Klodianin. Qeverisja e sotme po tregon dite pas dite se propoganden dhe fasaden, e ka te sofistikuar dhe se praktikat qeverisese ne thelb pak ndryshojne, nga ato te aplikuara prej mbi 25vjet. Shkurt qeverisjet jane kazan. Kush eshte fund kazani, mes kazani, e kush qendron ne siperfaqe te llumit te kazanit kjo varet nga pesha 'specifike' e mavri qeverive. Dhomes Kombetare te Avokatise ju falka prone shteterore 2.5 Ha. Avokatet dhe noteret hyjne ne strukturat e reja te sistemit te ri te drejtesise pa kaluar vetingun. Nuk jemi ne rastin qe te shprehemi se "nuk ka pyll pa derra" ,"apo fshat pa horr",por jemi ne rastin kur e bardha mbi te zeze i identifikon avokatet dhe noteret ne shumice si kontributore te devotshem te degradimit te sistemit te drejtesise, per te cilen nderhyn partneret nderkombetar. Kjo OJF u qenka perzgjedhur nga qeviria e kohes, te krijoj edhe shkollen e saj te avokatise(tip kristali), me niper, mbesa ,krushqi e klan qe do rinovojne gjyshrit, ne sistem, nderkohe qe nenat dhe baballaret do tu japin mesim. Ikin vitet dhe brezat ja lene vendin njeri tjetrit. Nje kryeminister ne vitet e para te pluralizmit fal toke shteterore per te ndertuar pallat per gazetaret, besoj me parat e qeverise. Po mire po OJF e Romeve plot 30 te tilla, pse nuk ju fal 2.5 ha toke nga qeverite e t'ua ndertonin tre pallate, por u mjaftuan me ndihmen e pare qe Z.Velija i dha nje djali rom te 'semure' te parku i autobuzve?. Po toka te Qyteti Studenti, te Ali Demi, te Kompleksi Partizani, te Liqeni Artificial, te Kodra e Diellit, te Kompleksi Halili, ne Shkoz, ne Selite,ne Sauk ? e keshtu me radhe, kane pronare?. Apo cu ben nenen tiransve, mjafton qe Parija e Tiranes (Kryeministrore) Sistemi i Drejtesise se vjeter,OJF e gazetareve sherbyes te parise, OJF e Avokatise dhe te Noterise, si paterice e parise, te 'qendisin flamurin e demokracise'. "Sistem me tri kembe te thyera". Mirpo,shkelmin mu ne zemer demokracise, ja jep mu aty ku nuk ngriet dot me ne kemb. Ndaj pyetja qe duhet shtruar ashiqare eshte: Se ate qe nuk ja kthen atij qe i takon sipas ligjit, kushtetutes, dhe konventave nderkombetare qe shteti i ka ratifikuar, si guxon mor "trekendeshi i bermundes" tja japesh,dhurosh,tjetersosh dhe te ndertosh me miqte, shoket, dhendrat, krushqit me ligje qe vijne ne kundershtim me te Drejtat Themlore te Njeriut dhe me Kushtetuten, me VKM te hartuara enkas, jo si vullnet qytetar, por si hajni. "Na duhen para, 'mashat' le ti gjejne ku te munden, me droge, me zhvatje te fondeve publike". Per te fshehur koken, Parija nuk bejne si struci, ta mbuloje me rere, e mbulone me demagogji, publicitet ,fasada. Kur punet nuk ecin sipas parashikimit e bejme tragjedi, qajme, e kur ka arritje e kthejme ne komedi qeshim. Qytetaret, biznesi kur nuk ju pelqen, teatrua le te shkojne. Ky eshte nje pershkrim i zymte, e pranoj. Ka avokat, noter,gazetar, qeveritar, zyrtar,ligjvenes me integritet dhe kjo kategori duhet promovuar ,keta duhet te vihen ne krye te puneve. Por a mund te pajtohet Parija e Tiranes me kete ndryshim drastik qe kerkojne qytetaret?. A mund te prese Parija e Tiranes degen ku ka hipur?. Po OJF rolin oponent me qeverisjet qe nuk e luajten kurre, por u kthyen ne masha te qeverive te radhes, mund ta kthejne pllaken?. Ndaj ketu ndryshimi i madh nuk mund te vij pa nje 'dore te forte' te partnereve. Nepermjet SPAK-ut , Gjykates dhe rishikimit te rolit te OJF kushdo qofshin, nese kane operuar dhe perfituar kreret e tyre, ne kundershtim me ligjet e vendeve apo institucioneve qe japin donacione. Kontroll dhe revizionim i pasurise kombetare si hap i pare. "Shtetezim pa Shperblim i Parise se Tiranes" dhe Shtet Ndertim. 'Fati eshte mbreti i botes' thone. Ta shikojme se si dikush, mund te shkeputet nga kazani, do perfitoj nga rasti, per te shkuar te domosdoshmeria.

Shqiptari07/05/2020 14:57

U DHJEFSHA DREJTESINE E RE!!!
KESAJ I THONE: BOSHTI I VJETER, GOME E RE!!!!
NE SHQIPERIA KA ARDHUR KOHA QE CDO GJE TE NISE E TE RIFILLOJE NGA E PARA!
GJITHCKA ESHTE QELBUR DHE ESHTE INFEKTUAR RENDE NGA VIRUSI VDEKJEPRURES ME I PASHERUESHMI MBI DHE': RILINDJA!!!!!
E C'MUT DREJTESI E RE!!!!!
DUHET KUSHTETUTE E RE, KOD PENAL I RI, PARTI TE REJA, PARLAMENT I RI, PRESIDENT I RI, QEVERI E RE!!!!
NE SHQIPERI KA SHKUAR MUTI DHE PISLLIKU MULLAR!!!!!
NUK SHERIM PERVEC SISTEMIT ELEKTORAL: PROPORCIONAL KOMBETRA ME LISTA TE HAPURA!!!
VETEM KY SISTEM E PASTRON SHQIPERINE NGA QELBESIRAT!!!!

t07/05/2020 14:16

Bravo o çun,gjithmone ne shenje ke qelluar.

Shto koment

Denonco