Lajm më i keq se raporti i Freedom House, konkluzionet e Ramës

Lajm më i keq se raporti i Freedom House, konkluzionet e Ramës

Nga Arben Kashahu - 07/05/2020

Raportet për Shqipërinë sa vijnë e ashpërsojnë gjuhën e tyre. Ka një lidhje mes gjuhës së përdorur nga këto raporte dhe fatit të qeverive për të cilat shkruhen këto raporte.

Raporti i djeshëm i Freedom House, përcjell mesazhin e hidhur të degradimit të demokracisë në Shqipëri.

Freedom House raporton se mazhoranca në Shqipëri ka vjedhur zgjedhjet dhe ka vrarë parlamentarizmin.

Raporti si asnjëherë më parë e merr Shqipërinë shembull për të ilustruar degradimin e parlamentit dhe të procesit ligjbërës, pamundësimin e rolit të opozitës në institucione, si dhe angazhimin e qeverisë për të asfiksuar median e lirë dhe reformën zgjedhore.

Margjinalizimi i opozitës, goditja e hapur ndaj institucioneve demokratike, janë po ashtu akte të mazhorancës në dëm të demokracisë në Shqipëri.

Në asnjë gërmë apo fjalë ky raport nuk shpreh ndonjë vlerësim për Shqipërinë, përkundrazi në përfundim Shqipëria vlerësohet në rënie në krahasim me vitin e shkuar duke u konsoliduar si shtet nën regjim hibrid. Por ka një lajm më të keq se vetë raporti i Freedom House.

Ai gjendet tek konkluzionet e Kryeministrit për këtë raport.

Në një lajthitje të mbasdites së djeshme ai e lexon me lentet e tij raportin dhe nëpërmjet një postimi e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike për të drejta e liri demokratike. Edhe më rëndë, Kryeministri angazhohet që të thellojë arritjet e përmendura në raport.

Në një dalje publike dje u zotua se do ta miratojë paketën e ligjeve për mediat në parlament. Kjo sjellje e Kryeministrit është hakmarrje ndaj gjuhës së raporteve për Shqipërinë dhe njëkohësisht epilogu i marrëdhënieve të kësaj qeverie me proceset demokratike dhe integruese të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari08/05/2020 12:48

Kur une bej komente ju lutem mi botoni ashtu sic une i dergoj tek Ju. Pergjegjesia eshte e imja. Une nuk kam pjerdhur kur ne pushtet ishte PPSH partia terroriste e Enverit dhe Ramizit, jo me sot ne Dhjerokraci qe vetem fjala na ka mbetur. Thika me ka shkuar ne eshter dhe nuk pyes jo per ridhjerasit qe as i llogaris por as per partine ku une militoj sepse nuk eshte ne lartesine e detyres qe i ka caktuar elektorati i saj. Kaq

Lon07/05/2020 10:55

Po ky cesht o aman ....

Shto koment

Denonco