Ballkan/ Të infektuar e vdekje nga COVID-19, shifrat më të ulëta në Europë! Përse?

Ballkan/ Të infektuar e vdekje nga COVID-19, shifrat më të ulëta në Europë! Përse?

Nga Kastriot Islami - 04/05/2020

Në 11 vendet e Ballkanit janë shënuar deri në 2 maj 2020, rreth 35 mijë (34.959) të infektuar nga COVID-19 dhe rreth 2.000 të vdekur (1.988) me një CFR mesatare (numri i vdekjeve për 100 të infektuar) të barabartë me 5,7 përqind, ndoshta nga më të ulëtat në Europë. Ashtu si CFR, edhe shifra e të infektuarve dhe e vdekjeve për 1 milion banorë janë po ashtu disa herë më e ulëta sesa ato në vendet më të zhvilluara të BE, Francës, Spanjës, Italisë, Holandës, Belgjikës…

*

Ndonëse niveli ekonomik i vendeve të këtij rajoni është shumë më i ulët sesa ai i pjesëve të tjera të Europës, dhe për më tepër sistemi shëndetsor shumë më pak i kualifikuar dhe shumë më pak i i pajisur (numri i shtretërve dhe punonjësve shëndetësorë për 1000 banorë është shumë më i ulët sesa në vendet kryesore të Europës, pa folur për buxhetin për shëndetësinë e pajisjet e sofistikuara shëndetësore apo nivelin e mjekëve) sesa ai i vendeve më të zhvilluara europiane, shifrat për të infektuarit dhe vdekjet nga COVID-19 në këtë rajo/ për 1 milion banorë janë disa herë më të ulëta se në Francë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Itali, Holandë, Belgjikë dhe Gjermani…

Image

*

Arsyet ende të panjohura (mbeten për t’u investiguar shkencërisht), por me shumë gjasa të palidhura me nivelin e menaxhimit të sukseshëm për të cilin mburren a pretendojnë disa nga drejtuesit autoritarë e të korruptuar të këtyre vendeve, duket të jenë eventualisht:

-densiteti më i ulët i popullsisë, 

-intensiteti i ulët i komunikimit me vendet e zhvilluara dhe mes rajoneve të ndryshme brenda vendit,

-demografia; “piramida” moshore me më shumë të rinj dhe më pak persona në moshë të tretë,

-imuniteti ndoshta i “forcuar” për shkak të vaksinave universale, një prej të cilave ajo e malarjes (ende e pakonfirmuar shkencërisht),

-numri më i ulët i personave vulnerabël, me sëmundje “moderne” të tilla si obeziteti, diabeti, kardiovaskulare…,

-përhapja më e vonë e virusit në vendet e rajonit; dhe

-për rrjedhojë marrja e masave izoluese relativisht shumë më shpejt se në vendet e zhvilluara europiane…

Ka edhe një “arsye” tjetër suksesi: dhunimi i të drejtave themelore të njeriut duke imponuar masa drastike izolimi e deri dhunë policore e penalitete nga drejtuesit autoritarë e të korruptuar të disa vendeve ballkanike, të përdorura për të forcuar pushtetin e tyre personal duke krijuar njëkohësisht perceptimin e shpëtimtarit të vetëm të jetës së qytetarëve, por në dëm të ekonomisë e biznesit, duke shpresuar se për krizën ekonomike e sociale të vendit do të mund të marrin ndihmën e vendeve të zhvilluara!

*

Numrin më të lartë të të infektuarve nga COVID-19 në Ballkan e ka shënuar Rumania me 12.732 individë (me këtë shifër Rumania ka 36 % të të gjithë të infektuarve në Ballkan), kurse numrin më të vogël e ka Mali i Zi me 322 të infektuar (duke zënë vetëm 1% të të gjithë të infektuarve në rajon). Numrin më të lartë të vdekjeve e ka po ashtu Rumania, 780 (ose rreth 39% të vdekjeve në Ballkan). Kurse numrin më të ulët Mali i Zi, gjithsej 8 (me rreth 0,4% të vdekjeve në rajon). Shifra mesatare e CFR (numri i vdekjeve për 100 të infektuar) për të gjithë rajonin e Ballkanit është 5,7%, nga më të ulëtat në të gjithë kontinentin europian. Shifrën më të ulët të CFR e kanë Kosova 2,8% dhe Mali i Zi prej 2,5%. Të gjithë vendet e tjera të Ballkanit kanë CFR në diapazonin 4%-6,5%, shifër kjo mbi 3 herë më e ulët sesa shifra e Italisë (rreth 14%), Francës(rreth 15%), Britanisë së Madhe (rreth 15,5%), Belgjika (rreth 16%).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco