Alibia e pazarit

Alibia e pazarit

Nga Çim Peka - 04/05/2020

Para dy ditësh, ndërkohë që diskutoja mbi situatën dhe konjukturat politike me miq të mi në zyrën time, në bisedë e sipër u hodha një sfidë. Në çast, në profilin tim në  instagram hodha një foto me Sali Berishën dhe Ilir Metën, shkrepur më shumë se një vit më parë në një nga restorantet e Tiranës.

Ajo çka pasoi sfidën, ishte basti. Ajo çka pasoi bastin, ishte fitorja ime e bastit.  Ashtu siç edhe kisha parashikuar, fotografia megjithëse e vjetër dhe e publikuar edhe më parë, u bë virale menjëherë. Jo vetëm kaq, por rrjeti dhe portalet e majta gëluan menjëherë në teori konspirative, në skema, prognoza e shumë-çfarë tjetër.  Madje, për çudinë edhe timen, ajo foto preku e trazoi aq shumë nerva e shpirtra sa që mbrojtësit më të mëdhenj të Ramës gëluan duke shkruar nxitimthi si me komandë qendrore, edhe disa editorialë të shpërlarë në nivel kapteri.

Gjithsesi, reagimi në formë paniku i medias pranë Ramës dhe njerëzve mediatike që supozohet se janë më pranë tij, tregoi fundin e gropës së zezë ku  Rama dhe çeta e tij mediatike kanë përfunduar. 

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë një histori plot 30-vjeçare me njëri-tjetrin, herë bashkë e herë kundër; herë hapur dhe herë fshehur, sipas interesave të tyre dhe forcave të cilat i përfaqësonin ose përfaqësojnë.

Sot, unë besoj se të dy janë në një moment politik që i bashkon.  Se qysh e si, e dinë ata vetë. Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë qenë personat më të afërt, gjatë mandatit të bashkë-qeverisjes midis PD dhe LSI. E njohin dhe kuptojnë fort mirë njëri-tjetrin. Si në rastin e parë, edhe këtu e tani, momenti politik i bën sërish bashkë.

Çështja nuk është, a do ikë Edi Rama pas dy mandateve në pushtet, por sa do të jetë në gjendje qeveria e re për të zhbërë dëmin e këtyre dy mandateve që po mbyllen. Ndryshe nga Fatos Nano në vitin 2005 dhe Sali Berisha në 2013-ën, Edi Rama, e di që është i humbur; Administrata nën të, po e po.

Ndaj paniku i djeshëm pas publikimit të një fotoje të vjetër, thjeshtë nxori zbuluar botën e rrejshme që Edi Rama u servir militantëve të vetë mediatikë. Edi Rama ka mbijetuar mbi alibinë e pazarit me opozitën. Dhe nuk është se nuk ja ka dalë.

Disa javë më parë ndërkohë që ishte i ftuar në një studio televizive, në telefonin e moderatores erdhi një pyetje nga një zyrë e tij, (unë e di saktësisht nga kush) hakeruar me një program të thjeshtë ku pretendohej se Basha i kërkonte këtij të fundit bashkë-qeverisje. Vetëm një mendje e pisët si e Ramës mund të shkojë deri këtu, por fundja ky është Rama. Mjafton që ti shërbejë fabulës së tij, se opozita e Bashës kërkon pazar.

Kur Presidenti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar dërgoi në Parlament amendamentet e tij, me gjasë të dakorduar në atë mbledhje, mbi ndryshimet në Kodin Penal, reagimi ishte i fortë. Konsensusin e Ilir Metës në funksion të luftës ndaj pandemisë, Edi Rama, e shiti si afrim të Ilir Metës me të. Si ofertë për pazar; madje të mbyllur! 

 Reagimi ndaj fotos, edhe pse e hershme, ishte në fakt zhgënjim ndaj një ‘prove të fortë’ se nuk kishte pazar.

Image

 Dhe në fakt nuk ka nevojë për prova të tilla, pasi nuk mund të ketë pazar. Pazar për çfarë?!

Kush e blen një kalë të ngordhur?!

Aq më pak, kush bën pazar me apo mbi një kalë të ngordhur?!

Koha e pazarit ishte në shtator 2017, kur Edi Rama sapo kishte fituar mandatin, e jo tani në fund të tij. PD dhe LSI kanë që në vitin 2018 të paktën, që janë në koalicion me njëri tjetrin. Në fakt, të gjithë janë bashkë. Të gjithë kundër Edi Ramës, demokratë e eurosocialistë; çamë e grekë; republikanë e demokristianë. 

 Rrëzimi i fabulës së Edi Ramës mbi pazaret me opozitën vetëm me publikimin e një fotoje, jo vetëm që zbulon kështjellën prej rërë mbi të cilën qeveris, por tregon edhe paaftësinë dhe paqartësinë e mesazhit publik të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet04/05/2020 22:52

HEU,ALIBIA E PAZARIT;EU,KALIGRIA E VAZARIT;ËËËH,KALI I COFTË,BISHTIN E NGOR-
DHTË;IDEALI I FTOFTË,TRISHTIN E LODHTË;KUR NJË DILINGJI,HILINGRI;KALIN QORR
ME DY SYTË,E KISHTE QITË NË PAZAR,PËR TA SHITUR,MBAJTUR O,SHUMË THUKËT,A,
LIDHUR PËR NJË SHTYLLE DRURI,KOKËN IA KISHTE NGRITUR THIK PËRPJETË,MËSA
VIZULLONTE KIMJA;TREGTARËT PARË E PRAPË,DUKE NGURRUAR PËR TA BLERË ATË
KALI TË ZI,VRANÇ;POR,KUR DONIN TA PROVONIN,AI REFUZONTE;SEPSE,QE PSE;OH,
KY KALI ËSHTË MBAJTUR VETËM ME TAXHI,DHE,ËSHTË HAZDISUR,E KA ME NA QITUR
TELASHE NË TREG,PLOT NJËRËZË DHE KAFSHË;A,NJERI QË PAGUJATI MË SË MIRI O,
AI E BLEU;POR,ZOTI I KALIT,ME KUSHT QË,GJËRSA TË I MERRË PARET DHE,TË LARG-
OHEJ,SA MOS TË DIKTOHEJ I ZOTI,AI MOS TA ZGJIDH KALIN NGA SHTYLLA,PSE KALI
TREMBËJ;DHE,MUND TË SHKAKTOJË PROBLEMË NË TREG NJERËZVE O KAFSHEVË;
SA HUMBI I ZOTI I KALIT,KUR ZGJODHI KALIN NGA SHTYLLA,I HYPI KALUER,KUR MU AI
KALI DY SYTË QORR,DUKE ECUR DREJTË NË NJË GROPË,U RRËZUA N'HUNDË EDHE
BUZË,MBETI I COFUR BASHKË ME BLERSIN,OUUU,MOS BLENI KALIN QORR,DY SYSH
SE BINI HORR MËSYSH,DHE,THENI E NGRENI HUNDË BUZË NË GREMINË VDEKJE;OH,
ZENË KËRDINË PREKJE,OUUU,HJEKJE!KALI PLAK QORR-ZHVALI LAK HORR!MANI,USA.

krasasi tp04/05/2020 20:59

Që Sali Berisha dhe Ilir Meta të jenë bashkë në një lokal , për drekë te Iliri apo në ditëlindjen e Ilirit te Gjiri i Lalzit, apo në 2 Mars, njëri në podium si roje i Kushtetutës dhe tjetri si bodigard i Z.Basha, kjo nuk do të thotë siç thua Ti se: "të dy janë në një moment politik që i bashkon". Momentet janë momente. Përveç faktit që të dy kanë konsumuar kohën e duhur si kryeministra dhe si presidenta, të dy janë përfaqësues të dy forcave që ju përkasin spektreve të ndryshme politike. Por kanë edhe dallime të tjera karakteriale të stilit qeverisës etj. Ndaj momenti politik dhe ai juridik mund të jetë i ndryshëm.

Shto koment

Denonco