Besa Shahini, mos na vrit!

Besa Shahini, mos na vrit!

Nga Artan Fuga - 30/04/2020

Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve të viteve të fundit të bachelorit dhe masterit në auditore, shprehur cinikisht në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

Sot Ministria e  Arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit.

Ne edhe studentët jemi të etur për mësim. Kjo është detyra jonë. Por, kur mbyll teatrot, kinematë, estradat, kur ke të mbyllur stadiumet, kafenetë, pa pritur, shpall hapjen e auditoreve ku ngucur qendrojnë qindra mijra shpirtra - kjo është krejt e papërgjegjshme!

Kjo rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijra familje, rrezikon mijra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.

Nuk e bën Italia, Greqia, Franca, Anglia, etj., e bën Besa Shahini! Mos duan të bëjnë një eksperiment me rininë shqiptare, mos duan t'a bëjnë me inteligjencën shqiptare të rrezikuar me zhdukje masive!

Shpresa është se epidemia të bjerë, por kjo duhet parë! Nuk mund të bëhet me masa çapraze, pra pa u shpall hapja e vendeve publike me dendësi njerëzish, të hapen universitetet!!!

Cfarë masash distancimi social të marrin universitetet! Nuk janë vetëm auditoret, po korridoret, po wc, po mjediset e përbashkëta ku qindra studentë dhe pedagogë e nëpunës do të kryqëzohen!

Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska!

Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre!

Vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa teestuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijra prindër!!!

A ka kod penal që mund ta parashikojë pastaj këtë krim! A nuk është krim penal të krijosh kushtet e një bombe bakteriologjike si kjo që plas në mes të ditës ministrja e arsimit!

Si do të mbrohen studentët nga kjo gjëmë që nëse epidemia nuk zhduket mund t'u vijë atyre dhe familjeve të tyre! A nuk do ta çojnë virusin në zonat e gjelbërta, në zonat e verdha, madje edhe në zonat bojë kafe!

A nuk duan ta bëjnë Shqipërinë të murrme!

Ky vendim i papërgjegjshëm që i ngjan një butoni të shpërthimit të një arme bakteriologjike që do ta shkundi kombin dhe vendin mund të jetë vrastar nëse merret kështu si një komunikim i thatë cinik!

Cili rektor dhe dekan do të ketë moralin ta mbajë këtë përgjegjësi!!!

Pedagogët shkojnë në detyrën e tyre, por nuk mund ta çosh ushtrinë në luftë pa armë, si mish për top!

Rinia shqiptare dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!

Ne po bëjmë gjithçka që studentët të marrin dije online. Por ministria e arsimit që e ka sabotuar në vite platformat dixhitale dhe teknologjitë e telekomunikimit për arsim, nuk u beson urdhërave që jep vetë.

Sigurisht sepse ende për të nuk ka ardhur koha e Internetit.

Nuk e di se provime në shkolla të mëdha perëndimore kryhen edhe me teknologjitë e komunikimit. Ende është peng i mendësive retrograde që komunikimit në distancë nuk i beson sepse e do fizikisht trupin në kazermë.

A ndërmorri ndonjë konsultim për mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja për mësimin dhe kontrollin e njohurive? Ku e ka? Kë pyeti?

Tjetër të hapen gradualisht agjenci prodhimi dhe tregtie të domosdoshme, të hapen atje ku është e mundur të krijohet distancimi fizik, por jo në salla pa asnjë kusht, thjesht për të fituar gjoja një muaj a dy!

Anullon vendime që ka marrë vetë!

Kjo është më shumë se një tallje!

A rambursoi realisht tashmë qiratë e konvikteve për studentët? A rambursoi qeratë e banimit të dhjetra mijë studentëve që u detyrohet? A rambursoi pedagogët dhe studentët për shpenzimet që bëjnë duke punuar online për energjinë elektrike, kartat telefonike, lidhjet Internet?

Në vend të kësaj krijon rrezikun e çfarosjes në masë të rinisë studentore dhe të inteligjencës shqiptare, thjesht duke urdhëruar dezinfektimin!

Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste.

E në këtë rast, fajin dhe përgjegjësinë nuk do ta lante dot jo më qytetarja Besa Shahiini dhe qytetari Edi Rama, por do të mbetej si një krim që memorja e shqiptarëve nuk do ta harronte kurrë!

Kthejuni arsyes dhe na lini të punojmë për rininë, kulturën, dijen shqiptare! Besa Shahini, mos na vrit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kadri hasbiu01/05/2020 01:06

ky kasapi me siguri do jet ndonje tip skender gjinushi qe i din te gjitha

Arber30/04/2020 22:00

Nuk mund ta besoj se mendoni qe Besa Shahini merr vendime (apo edhe ndonje tjeter). Besa Shahini si edhe langojt e tjere ne qeveri apo parlament (megjithese bej gabim qe e quaj te tille) eshte nje lake qe mban shenim urdhrat e palloshit i cili nuk e ka vene aty per te marre vendime por per te zbatuar cdo idiotesi qe vertitet ne trurin e nje psikopati imoral.

Dhimitraq 30/04/2020 20:11

Mos u kap me Besën,, prof, ajo dhe asnjë ministër nuk bën gjë pa urdhrat e kryem.

xj30/04/2020 15:53

Nuk e paske kuptu profesor qe jeni te vra derisa vjen baxhellja ngs kosova bohey ministre.

kuti30/04/2020 15:19

Megjithese ky vendim i kesaj ministruces idiote dhe e papergjegjeshme eshte çmenduri dhe Prof Fuga ka njemije here te drejte... Por...itulli i shkrimit me kujton nje kenge,... napoletane ndoshta, qe kengetari i drejtoesh mafiozit: "Mafioz! te lutem mos me vrit" Ti drejtohesh nje njeriu te pa kulture incivil si kjo garuzhdja, eshte krejt e kote mendoj une, sepse ajo qe ka thene kjo qenje nuk ka koment, eshte jashte çdo llogjike, dhe tu drejtohesh te tille njerzeve edhe me lutje eshte humbje kohe dhe dinjiteti! Jo.. o miku im duhet te bashkohemi e ti themi jo kesaj biçimeje se nuk te lejojme te tallsh me jetet tona dhe te familjeve tona ...e pike! Me mire te mos e kishit shkruar fare! Ps: lexoj pothuaj gjithe analze komentet qe ju beni ne media dhe me shumicen e tyre jam dakord me ju!

Messi 30/04/2020 14:41

Z. Fuga, nuk eshte Besa Shahini ajo qe na vret! Besa, eshte nje pushke ne duart e kryeministerit Rama. Pra, Rama eshte vrasesi i vertet i shqiptareve, z. Fuga!

krasasi tp30/04/2020 13:46

Urdhëri i Ministres Shahini duhet zbatuar. Studentët dhe Pedagogët duhet tu kthehen auditorëve, dijes dhe provimeve. Mësimi online duhet të jetë një praktikë e diktuar nga kushte specifike, apo kushtet specifike do zgjasin pafundësisht, se pafundësisht do kemi viruse nëpër këmbë që ndryshojnë 'surrat' e 'virulenë' e se për çdo rast duhet të presim vaksinën e radhës. Nëse "qeveria botërore" e ka pjesë të strategjisë së saj globale kthimin e mësimit online si një praktikë të pëhershme na e thuaj Profesor që të orjentohemi edhe ne si qytetar. Nëse do kishte rezerva Z.Rama për hapjen e universiteteve do kishte sens, se domosdo do ti druhej ndonji lëvizjeje studentore(protesta paqësore) për të imponuar zgjedhje të parakohshme, të pakënaqur nga qeverisja(qeverisjet) etj. Nuk e besoj se Z.Rama ju ka autorizuar Ju. Mos u hiq "më katolik se Papa".

Shto koment

Denonco