Kosova ka lind e ka rrit trima, por edhe mjeranë politikë

Kosova ka lind e ka rrit trima, por edhe mjeranë politikë

Nga Kim Mehmeti - 28/04/2020

Kosova ka lind e rritë trima për të cilët ia ka zili bota, por edhe mjeranë politikë shkaku i të cilëve e tall dynjaja!

Siç duket, një ndër arsyet pse Kosova e vogël nuk e shijoi lirinë ashtu siç duhet dhe, pse aq shumë u varfërua, është se ajo ushqen e mbanë mbi shpinë shumë zhvatës, idiotë e mjeranë politikë!

Pra një ndër shkaqet pse Kosova ende nuk ia del të vetëmirëmbahet si shtet është se ajo lindi e rriti trima për të cilët ia ka zili bota, por atë sot e kanë marr peng mjeranë politikë, shkaku i të cilëve e tallë gjithë dynjaja!

Dhe duke qenë e tillë, asaj i ndodhë, për shembull që – për dallim nga izraelitët, që edhe pas tetë dekadave që ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, ata vazhdojnë t’i kërkojnë e t’i dënojnë të gjithë nazistët që kanë vrarë hebrenj – mjeranët mediatik e politikë të Kosovës të thonë se 20 vite pasi ka përfunduar lufta, është e pakuptimtë të kërkosh të dënohen vrasësit serb të shqiptarëve?!

Dhe paralajmërojnë amnisti për gjitha ‘palët’, duke i barazuar kështu luftëtarët për liri të UÇK-së me vrasësit e okupatorit serb?!

Pra duke qenë e tillë, Kosovës edhe i ndodhë që të ketë President njeriun që në kohë pandemia, pra në kohë kur populli nuk mundë të reagojë e të protestojë, kur populli është i mbyllur në ‘burg shtëpiak’, ai të ngutet ta rrëzojë qeverinë e shpresës rinore dhe në vend të sajë të sjellë në pushtet zhvatësit e dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit! Me çka - jo për nga përmbajtja, por për nga forma – s’ka si mos të ta rikujtojë kohën kur shqiptarët e Kosovës i numëronin viktimat, e Millosheviqi e kremtonte ardhjen në pushtet të ‘Morinave” të tij!

Dhe siç duket, Kosova e sotme nuk ka ndryshuar shumë nga ajo e dikurshmja, kur trimat dhe njerëzit e dinjitetshëm e të vlefshëm të asaj më mirë i njihte armiku se sa ajo vetë, me çka edhe ia vriste dhe ia likuidonte me kohë!

Kështu bëri me të edhe Millosheviqi që vrau Adem Jasharin me gjithë familjarët e vet, që burgosi dhe e zhduki simbolin e diturisë dhe intelektualizmit shqiptarë Ukshin Hotin, që nga gjithë figurat politike likuidoi trurin dhe strategun e LDK-së, Fehmi Aganin, që vrau mbrojtësin më të mirë të të drejtave kolektive shqiptare, avokatin Bajrami Kelmendin me dy djemtë e tij…

Dhe jo se Millosheviqi nuk e dinte se me këtë shqiptarinë nuk e lë pa individët trima e të vlefshëm, por ai dinte diçka më shumë se kaq: kur një populli ia zhdukë simbolet e trimërisë, të qëndresës dhe të mençurisë kolektive, atëherë krijon parakushte që atij populli t’‘i shtohen e t’i fuqizohen injorantët, mjeranët dhe hajdutët politik!

Siç duket ka ardhur koha kur Kosova duhet të dëshmojë se tani më ajo i njeh vlerat e veta njerëzore më mirë se armiqtë e saj dhe se është e aftë që ata t’i mbrojë nga mjeranët politikë e mediatik. Dhe këtë do e dëshmojë nëpërmjet abortimit të qeveritarëve që duan të vijnë në pushtet përderisa populli është në ‘burg shtëpiak’!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet28/04/2020 23:09

HEU,KOSOVA KA LIND,KA RRIT TRIMA;POR EDHE MJERANË POLITKË;EU,HORRPROVA
KA GRIND,KA NGRIT KRIMA;HOR DHE,MË DJERANË RROLI SHPIK EDHE,RROLI TË FIK!
SIÇ NA KUJTOHEJ,DIÇ NA SHKUJVROHEJ,NGA SHPELLA DRAGOBISË,TRIBUNI SHQIP-
TARISË,RRETHUAR,PËRTHEKUAR;NGA TRADHTRAËT E SHQIPTARISË,SA TRANDVRA-
RËT E ATDHETARISË;NË MOMENTËT E FUNDIT,KOMENTET KE MUNDIT,OUUUH,DUKE KËNDUAR,DUKE TRENDUAR,OUUH,DUKE I THENË KENGËS,DUKE I NXENË BRENGËS:
-ENI ENI OR TRADHTARË,OR BARËBARË,OR MERCENARË,OR SHVECEZHGARË;SE DO
U VIE LLUMJA,VJET PËR VJET,DO U QETË TAGRA DHE,HARAÇ U QETË;E U QARROSË,
E U VARROSË,E U ÇRRANOSË;MË VARRE MASIVE,ME ZJARRE MARRZIVE,OH ZVARRE
ZJARRMIVE;SE PAK U DUKËN,QË NA ZHDUKËN,MBI 80% POR,KERKOJNË,TENTOJNË,
TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRINË,OUUUH,PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARINË;OH HEEEJ,TË MBARË SHQIPTARINË?! SHUMË TË FALA,NGA MANI,USA.

Shpellar,lab,lal,laluc,malok28/04/2020 17:56

Po popull a ka Kosova !!!???
Jena komb pa dinjitet,lapanxhoz-sahanlepires,KOMB SERVILqe prej Otomaneve,fashisteve,komunisteve.
TURQ-RUS-KINEZ-AMERIKAN, jena zorraxhinje deri n'palce

N 28/04/2020 08:16

Keshtu ndodhe kur kreun e shtetit e ke ne sherbim te Beogradit.Kosova duhet te ngrihet e te shporre klasen e vjeter politike .

Shto koment

Denonco