Shtohen dyshimet për ‘manipulimin’ e numrit të vdekjeve

Shtohen dyshimet për ‘manipulimin’ e numrit të vdekjeve

Nga Kastriot Islami - 26/04/2020

A është “manipuluar” numri i vdekjeve nga COVID-19 në Shqipëri? Askush s’dëshiron që numri i vdekjeve të rritet, madje të gjithë dëshirojnë që kjo shifër të ulet e të shkojë drejt zeros sa më shpejt… Por ndërkohë të gjithë duan të dinë të vërtetën, pra nuk duan që kjo shifër të ulet duke e manipuluar…

Në botën e zhvilluar po punohet intensivisht në tre drejtime: i) zbulimi i vaksinës, e cila do të jepte, pavarësisht dyshimeve eventuale, një mundësi të artë për ta çuar me kalimin e kohës shifrën e vdekjeve drejt zeros; ii) zbulimi i një medikamenti apo kombinim medikamentesh për trajtimin e pasojave të COVID-19 me synimin për të ulur dhe madje zeruar shifrën e vdekjeve; iii) kthimin progresiv të vendeve në normalitet duke bashkëjetuar për njëfarë kohe me virusin. Pavarësisht këtyre masave, shifra e vdekjeve, në pothuajse të gjithë vendet e planetit, është ende relativisht e “lartë”. Fatkeqësisht, në datën 25 prill 2020, numri i vdekjeve në planet e kaloi shifrën e 200 mijë vetëve, shumica e të cilave kanë ndodhur në Evropë e SHBA.

Ka një tregues që përkufizohet si numri i vdekjeve për 100 të infektuar nga COVID-19; ky tregues quhet Case Fatality Rate dhe shënohet CFR. Matematikisht ky tregues në % llogaritet duke pjesëtuar shifrën e të infektuarve me shifrën e vdekjeve. Konkretisht CFR=(numri i vdekjeve)/(numri i të infektuarve)*100.

Si ka ndryshuar CFR gjatë dhjetë ditëve të fundit, pra nga 16-25 prill 2020, në vendet evropiane e SHBA? (shih grafikun)

Image

Gjermania, ndonëse ka shifrën më të ulët të vdekjeve mes vendeve evropiane, karakterizohet nga rritja më e lartë e CFR gjatë këtyre 10-ditëve, prej 27,6%. I vetmi vend evropian që ka ulje të lehtë të CFR është Spanja(-1%); madje edhe Italia që ka dalë nga faza e “pikut” të vdekjeve, gjatë këtyre dhjetë ditëve karakterizohet nga një rritje e CFR prej rreth 16,0%. Edhe Koreja e Jugut, që është kthyer pothuajse në një situatë normaliteti, e me numër shumë të ulët vdekjesh ditore (pothuajse zero) karakterizohet nga një rritje e CFR prej 3,8% gjatë këtyre dhjetë ditëve.

Edhe në të gjithë vendet e Ballkanit, përveç Shqipërisë, vihet re një rritje e lehtë apo relativisht e lartë e CFR. Konkretisht rritjen më të lartë të CFR e ka Mali i Zi me 42%. Dhe rritjen më të ulët e ka Serbia me 0,2% (shih grafikun), vendet e tjera të BP kanë vlera të ndërmjetme të CFR.

Image

Ajo që bie në sy dhe përbën “çudi” është se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe Ballkan që ka një ulje të CFR prej 25,9%???!!! Për më tepër kjo ndodh ndërkohë që Shqipëria nuk zotëron një sistem shëndetësor më të zhvilluar e performant sesa Gjermania, Franca, Italia, Anglia apo SHBA…! Po ashtu nuk mund të cilësohet një vend që të mendohet se e ka hedhur pas shpine këtë epidemi, apo të jetë në një fazë më të avancuar sesa Koreja e Jugut. Apo të ketë mbyllur fazën e shifrave të larta të vdekjeve si Italia apo Spanja? Po ashtu, as mund të mendohet se ka kushte klimaterike të ndryshme e më favorshme përsa i përket veprimit të COVID-19, nga vendet e tjera të Ballkanit?

Atëherë shtrohet pyetja: Si shpjegohet që vetëm në Shqipëri, CFR ka pësuar një ulje kaq të lartë, me gati një të katërtën e vlerës së saj në dhjetë ditë???!!!

Mbetet të hetohet, ndërkohë që dyshimet për “manipulim” të numrit të vdekjeve që për dhjetë ditë pothuajse ka mbetur i pandryshuar, dhe rritjes së lartë të shifrës së të infektuarve (nga Edi Rama thuhet se të gjithë infektuarit e rinj janë asimptomatikë??!!, kjo është një çudi tjetër që rritja prej rreth 40 përqind e shifrës të të infektuarve rezulton e gjitha me asimptomatikë?!), ndërkohë që duket e habitshme sepse Shqipëria është vendi më izoluar në planet dhe me masat më drastike në botë, me përdorim ekstrem të policisë e të ushtrisë, me shtrirje të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 qershor, pra më shumë se 4 muaj si asnjë vend tjetër…?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet27/04/2020 00:07

OUH,SHËNOHËN DYSHIME NË "MANIPULIMIN" E NUMRIT HORRE TË VDEKJEVË;
AHIII,SHTRËMBROHËN NDRYSHIME NË TIRANIKULMIMIN E NUMËRIT PREKJEVË!
KUR DIKTATURRA,SKURË GRIKAFURRA;MË MIZORE,MË KRIZORE,ME PLAN EDHE
KLAN KARPATO RUSE,TRAKTATO PUSE;RUSE NA TUND,PUSE PA FUND;OH,PËR
ÇFARROSJE,ÇRRANOSJE,TOTALË,GLOBALË;TRANDISHKALË,AHII OU,KANIBALË;
DUKE NA MBYTUR ME DHUNË,KUKE NA SHTYPUR MË PRDHUNË;NËN PRESIONE,
NËN KONCESIONE;PËR PËRZENJË,SHTERRNGRENJË,PËR GËRRDITJE,FERRPRI-
TJE,STËRRSHKITJE;NA TË VDESIM NGA TORRTURRAT,NA MBESIM HORRKURRAT;
TA MARRIM BOTËN NDËRSY,TA ZVARRIM KOTËN PËR FY,PËR TY;SHPËRNGULJET
MË MASIVE,SHTËRNGULJET MË MARRZIVE,PREJ MAFIVE; QË SERVILËT,OUH,TEK
SERVILËT,TË NA GRABISIN,DALLDISIN,DUKE PLAÇKTUR,DRAÇSHKITUR,AUUUH O,
TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRINË;AH,GJERË,PELLAZGO ILIRO
MARË SHQIPTARINË;HEJ,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË?!NGA MANI,USA.

Shto koment

Denonco