Transparenca, e vetmja vaksinë për të mbajtur Shqipërinë në këmbë

Transparenca, e vetmja vaksinë për të mbajtur Shqipërinë në këmbë

Nga Andi Bejtja - 25/04/2020

-Errësira nuk e ul numrin e të uriturve, vetëm sa shton numrin e të zemëruarve

Në shekuj, fatkeqësitë natyrore, pandemitë, kanë qenë, janë e do të mbeten kohë të arta për diktatorët, autokratët: se mos harroj dhe të korruptuarit. Duke përdorur frikën e arsyeshme të njerëzve për pandeminë, diktatorët e autokratët në të gjithë globin po punojnë më shpejt se shkencëtarët që po mundohen të gjejnë vaksinën, për të zgjeruar pushtetin e tyre me ligje të posaçme antikushtetuese, që mund t’i mbajnë edhe pas pandemisë, siç është rast Orban në Hungari, apo si edhe në Serbi, ku Vuçiç po me ligj të posacëm është personi i vetëm që mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (për të mos shkuar në qindra raste më të largëta në të gjithë globin). Në fakt, këta dy liderë ballkanikë, në këtë kontekst, më duken më të ndershëm se Rama, që me opozitën reale jashtë parlamentit dhe me një sistem të paralizuar gjyqësor, nuk ka nevojë të implementojë shumë “ligje të posaçme” për të justifikuar sjelljen e tij si i Gjithëpushtetshëm. 

Teksa në vendet e stabilizuara, me raport funksional të mekanizmave “check and balance”, kjo frikë reduktohet, a mund t’i imagjinojë njeri rezultatet në një vend si Shqipëria: pa sistem gjyqësor, pa opozitën në Parlament, me shumicën e mediave të blera dhe me një person në pushtet që gjatë gjithë viteteve në politikë dhe si kryetar partie dhe si kryetar Bashkie dhe si kryeministër, ka një raport komplet në shpërpjestim të zhdrejtë me ligjin dhe burokracinë? (në kuptimin e mirë të fjalës për këtë të fundit si term).

Në këtë kontekst, thirrjet për transparencë duhet të jenë ulëritëse, të kalojnë në nivelin e protetestës: nga ana e opozitës, shoqërisë civile, medias, madje dhe mjekëve, sidomos atyre që janë në vijën e parë, si edhe të Presidentit të vendit, që nuk ka pse e kosit barërat e këqija me kosë kur ka pesticide.

Por, kjo është njëra anë e medlajes. Medalja ka dhe një anë tjetër. Në këtë telenovelë pandemie disa autokratë do forcohen e do bëhën më diktatorë, por disa të tjerë dhe do rrëzohen, sidomos në vendet e varfra dhe më pak të zhvilluara ekonomikisht, ku si zakonisht llogaria apo fatura e luftës vjen shumë më shpejt se në vendet e tjera. Rrjeta e propagandës mund të vazhdojë të jetë e fortë për sa kohë flitet për Covid-19, por sa të fillojë seriali i ekonomisë, ajo do të fillojë të çahet. Ndoshta është nga herët e para që RamaPropaganda ka një afat skadence me datë të qartë, të shkruar të bardhë mbi të zezë. Afërmendsh në Shqipëri do ketë më shumë zemërim, më shumë uri se në shumë vende të tjera… Mjafton të sjellësh ndërmend një specifike që gati një e treta e fuqisë punëtore janë punëtorë sezonalë nëpër Europë dhe në vendet fqinje dhe këtë herë do ngelin për një kohë të gjatë si miza në gotë… Dhe dihet, fatura rrjedhimisht do t’i shkojë vetëm njërit. Ka jo pak poltikanë që e dinë këtë lojë, e luajnë në heshtje, ose e kanë fare të qartë që kjo qeveri që është kthyer thjesht në një bankë që krediton klientët e saj për koncesione, që ka për t’i paguar 140 milionë euro Beketit, nuk do jetë në gjendje të përballet dot me këtë faturë që bëhet dhe më e madhe dhe për shkak të keqqeverisjes në këto 7 vite. Stërmundimi e propaganda për ta paraqitur paketën  ekonomike të njëjtë në përqindje me vendet e tjera në raport me GDP, kur në të vërtetë është e kundërta, është paketa më e vogël në Europë (shiko hartën e botuar nga Fondi Monetar) do të shuhet shumë shpejt, aq shpejt sa nuk na e merr mendja. 

Ata që i gënjen mendja se errësira do të ulë numrin e të uriturve, e kanë gabim: errësira vetëm do të shtojë numrin e të zemëruarve, që bashkë me shtëpinë e të gjithëpushtetshmit, mund të shkatërrojnë dhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Ndaj, Trasnparenca në këtë sfond nuk është thjesht një detyrim ligjor për Kryeministrin dhe Qeverinë, por vaksina e vetme për të mbajtur në këmbë Shqipërinë.
Unë, mediatikisht dhe personalisht, do të kërkoj transparencë ditë për ditë: le ta fillojmë të dy sot kryeministër me dy gjëra të vogla, lehtësisht të realizueshme, jam i bindur dhe të do ndjehesh më i lehtësuar nga kjo peshë e madhe që të ka rënë këto kohë….

E para, mund të na thuash kush është kryetari i të ashtëqujtuarit Komitet i Ekspertëve me të cilët ke marrë vendimet për menaxhimin e pandemisë, dhe e dyt, që po ta kërkojnë të gjithë dhe që është aq e lehtë: publiko listën e emrave të atyre që kanë përfituar ndihmën ekonomike. Kaq për sot, dhe mos harro atë që thashë më parë: Errësira nuk e ul dot numrin e të uriturve, thjesht dhe vetëm shumëfishon numrin e të zëmëruarve e kjo nuk është mirë për asnjë nga ne.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi 227/04/2020 18:52

Askusho je i papam. Nuk fol mo

Shqiptari26/04/2020 15:41

KUJT PO I KERKON TRANSPARENC I NDERUAR ANDI????!!! LLUMIT TE UJERAVE ME TE ZEZA TE SHOQERISE SHQIPTARE!!!! PO KERKON TRANSPARENCE TEK ZIFTI I HAJDUTERIVE???!!!! PO I KERKON TRANSPARENCE ATIJ MONSTRE QE PO VJEDH EDHE LETRAT E BYTHES???!!!!!
ME E FRIKESHME SOT NE SHQIPERI ESHTE COVID-RILINDJA!!!! COVID-RAMA!!!!
NDERSA COVID-19 NISI NE DHJETOR 2019, COVID-RILINDJA DHE COVID-RAMA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NISI NE 2013 DHE EFEKTIN VDEKJEPRURES PER EKONOMINE, SHOQERINE, FINANCAT FAMILJARE, ARSIMIN DHE JETEN SOCIALE E KA DERI NE VITIN 2035!!!! PIKU I SEMUNDJES VDEKJE-PRURESE SHQIPTARE COVID-RILINDJA ARRIN NE 23 DHJETOR 2020!!!! NUK I DIHET DERI ATEHERE SE SA TE MBIJETUAR DO TE KETE!!!!
NE ASNJE VEND TE BOTES NUK PO NDODH KY IZOLIM TOTAL ABSURD DHE PA PIKEN E LLOGJIKES NJEREZORE, MJEKESORE DHE MATEMATIKE!!!!
SATRAPI I SURRELIT, PER T'U DUKUR INTERESANT, PO BEN NJE NDARJE GJINORE ME IDIOTE TE NJEREZVE! GJASME SIKUR KA NJE FORMULE MBROJTESE!!! PIKA MU NE BYTHE!!!!
DJE MUND TE DILNIN VETEM PENSIONISTET! SOT VETEM NENAT ME FEMIJET E VEGJEL, NDERSA BURRAT TE QENDROJNE NE SHTEPI, QE COVID-19 T'UA SJELLIN GRATE NE SHTEPI DHE T'UA NGJISIN KUR TE BEJNE SEX!!! PASTAJ DUKE NISUR NGA E HENA BURRAT ME LIRI DALJE TE PLOTE PREJ 2 ORESH, DO T'UA SHPERNDAJNE TE TJEREVE NEPER DYQANE DHE SUPERMARKETE!!! CFARE IDIOTI !!!!!
E GJITHE BOTA KA NDALUAR VETEM GRUMBULLIMET PUBLIKE DHE JO LEVIZJET INDIVIDUALE APO FAMILJARE NE DISTANCE DHE KA ME PAK VIKTIMA PER 1 MILION BANORE SE SA SHTETI I SATRAPIT TE SURRELIT QE PO VJEDH NE KETE PERIUDHE EDHE LETRAT E BYTHES!!!!!
PRA, SIPAS SATRAPIT TE SURRELIT, JU O SHQIPTARE MBYLLUNI BRENDA SA TE VJEDH EDHE LETRAT E BYTHES!!!!! DHE KA SHPERTHYER MUTI PLAZHEVE!!!!
POPULL I MBARUAR!!!! JU GJASME PO U RUAN SATRAPI NGA COVID-19 DHE PO JU VDES NGA COVID-RILINDJA!!!!!

ai26/04/2020 09:59

Elementi më i rëndësishëm i transparencës në rastin e mbrojtjes nga pandemia virusale, është verifikimi i përhapjes së infeksionit e ky mund të bëhet vetëm me testimet.
Në Europë nuk është as Hungaria e Orbanit apo Serbia e Vuçiçit, ku po mashtrohet populli sa i takon testimeve e përhapjes së epidemisë së covid-19, por është Shqipëria e Ramës.
Rekordin botëror të mungesës së plotë të transparencës e mban shteti diktatorial komunist i Koresë së Veriut, që nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me pandeminë.
Ndërsa në Europë rekordin e testimeve më të pakta për 1 milion banorë e ka Shqipëria.e në të njejtën kohë Shqipëria është vendi ku janë marë vendimet më drastike të mbylljes së pjesës më të madhe të popullsisë nëpër shtëpi, , paradoksalisht duke lënë në punë sektorët më të rrezikuara nga infektimi, fazoneritë ku janë të punësuara vetëm gra e ku produkti i tyre nuk paraqet asnjë domosdoshmëri jetike për situatën e epidemisë.
Të mos ngatërojmë për ta quajtur diktator Orbanin, një lider konservator që udhëheq Hungarinë që ka qindra mijë viktima nga diktatura komuniste e Rusia.
Që të luftosh krimet e komunizmit, nuk do të thotë se ke vendosur diktaturë por ke vënë drejtësinë,, e këtë më mirë se të gjithë popujt e Europës e dijmë ne shqiptarët që përjetuam deri në vitin 1992, modelin më të egër , modelin stalinian të diktaturës komuniste..
Nuk jam kundër ideve të social-demokracisë, por për Shqipërinë e masakruar për 47 vite nga diktatura e majtë ekstremiste, më duket se do të duheshte një shekull të ndajmë social-demokracinë nga diktatura komuniste. .

Zamira 25/04/2020 22:50

Ke kerkuar me te drejte listat e njerzeve te papune qe perfitojne nda qeveria shume thjeshte ti hedhi ne web e qeverise etj etj

Skrapari25/04/2020 19:15

Analize shume e sakte: Edvin Kellira e sigurte qe do te perfundoje ne koshin e plehrave te historise se Shqiperise, sikuse eterit e tij shpirterore dhe biologjike. Zvare neper rruget e Tieanes do ta heqim kete shemtire, me shpirt te qelbezuar sic e cilesonte znj. Caslli ne nje shkrim paradokohe.

Askushi25/04/2020 18:59

Me nje popull koqe, me nje opozit qe punone er Ramen, horri Rama do eksperimentoj gjitheshka..mjere ne..

Shto koment

Denonco