Shqipëria, asnjëherë kaq afër vijës së falimentit

Shqipëria, asnjëherë kaq afër vijës së falimentit

Nga Klodian Tomorri - 23/04/2020

Ky është lajmi më i mirë këto kohë. Vendi ka marrë goditje të fortë në bilancin e pagesave duke u vendosur përpara nevojave urgjente për financim të jashtëm.

Për shkak të strukturës së ekonomisë, Shqipëria është një nga vendet me nevojat më të larta për financim të jashtëm.

Për shkak të mbylljes së turizmit, rënies së dërgesave të emigrantëve dhe flukseve të tjera valutore, defiçiti i llogarisë korente pritet gati të dyfishohet këtë vit duke arritur në 11 për qind të PBB.

Në total, nevojat emergjente të këtij viti për financimin e llogarisë korente vlerësohen në mbi 1.2 miliardë euro.

Nga këto, investimet e huaja neto mund të mbulojnë 700 mln euro, pjesa tjetër do të duhet të sigurohet ose nga paketat e ndihmës, ose duke shpenzuar rezervën valutore.

Dy paketat e kredive nga FMN dhe BE shkojnë 350 milionë euro duke lehtësuar presionin edhe në kursin e këmbimit.

Megjithatë, në kushtet kur suksesi i eurobondit mbetet në dilemë, financimi i bilancit të pagesave do të jetë sërish sfidë, veçanërisht në pjesën e nevojave direkte të qeverisë.

Të shohim çfarë do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut. Me gjasa, Maqedonia do të dalë në treg për eurobond shumë shpejt. Nëse ata do të arrijnë të sigurojnë borxh me interesa të pranueshme, ndoshta Shqipëria duhet të dalë menjëherë më pas.

Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë kaq afër vijës së falimentit teknik sa këtë herë. Ekonomia pësoi dy goditje binjake të njëpasnjëshme, fillimisht nga tërmeti, më pas nga pandemia.

Me gjasa borxhi ynë publik do të kërcejë mbi 75 për qind në fund të vitit. Dhe kur kjo të ketë mbaruar, do të na duhet të kujtojmë se shtetet mund të falimentojnë po aq lehtë sa individët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/04/2020 23:26

SHQIPËRIA,ASNJËHERË KAQ AFËR VIJËS SË FALIMENTIT;SHTIPËGRIA QASNJËGRERË
PLAQ KATËR HIJËS ZË SHKALIRENDIT;JO VETËM SHQIPËRIA LONDINEZË;PO MBETËM
SI SHTIPEGRIA HORDHIGREZE;ASNJËHERË ASKUSH,QASNJËNGRERË KARRPUSH;OH
HAJNIJA KURRË ASKEND NUK E KA BERË SHTËPI;VRAJGRIA SKURRË QASTREND;TUK
E KA NGRER SHTEKGRI;SI HORDHI BISHA;SHI,NGRODHI ISHA;A DHE,KISHA O XHAMIA,
DUKE KEQPËRDORUR,DREQPËRKURUR;SIKUR DIKUR,AI FARË HOXHRUSI,ROXHPUSI;
KUR HYPKE MAJE MINARE,THIRRJE PËR FALJE TEK LUTJE,AI QIRRJE PËR DALJE HEK
SHUJTJE;DUKE NGUCË NJË NËNË MALSORE;A,DJALI I SAJ,I THOT BABËS:O BAB,OH,AI
HOXHA PO NA E NGUC NËNËN NGA THIRRJA MAJE MINERËS;A,BABA SI PËRGJEGJEJ:
HAJT SE,ZOTI IA THEN QAFËN;AI DJALI PRITË E PRITË,ASGJË PËR ZOTIN;ËH,KUR NJË
DITË NGRITET PAS HOXHES MAJE MINARES,HOXHA DUKE IA THIRRË,SHQIRRË,AUUH,
NËNËN E TIJ;AI FLUTUROI HOXHËN PREJ MINARE COPA-COPA,ËH, MBI TOKË;AI VRAP SHKOI TEK BABA,EDHE PO I THOTË:BABË,HOXHA U RRËZUA NGA MINARJA PËRMBI
TOKË,E U BË COPE E GRIMË;-PO,T'KAM THENË UNË TY,SE ZOTI DO IA THEN QAFËN";
PËR ZOTIN MORE BABË,MOS TË IA NDHMOJA UNË PAK,AS ZOTI NUK PATË M'IA THYE
KURRË QAFËN;UH,MOS TË IA NDIHMOJA,AS ZOTI NUK PATË M'IA THYE KURRË QAFN!"
MANI,USA.

Shto koment

Denonco