Për çfarë vlen ende fasha orare?

Për çfarë vlen ende fasha orare?

Nga Pano Soko - 19/04/2020

S'e kuptoj për çfarë vlen ende fasha orare? Çfarë ka vlejtur deri tani moslejimi i funksionimit të jetës normale për një pjesë të ditës? Përveçse mbyt ekonominë dhe ‘shuan me gomë’ vendet e punës, për çfarë tjetër na vlen? Apo thjesht për të kënaqur egon tiranike të një personi që ka vendosur ta provojë t'i afrohet Enver Hoxhës.

Dje e kishin radhën të moshuarit, sot e kanë nënat me fëmijë, po nesër kush e ka radhën, dajat e dhëndrit?

Boll u talle. Është tepër dhe për një klloun si ty.

Hape fashën orare 24 orë dhe leji njerëzit ta mbrojnë vetë veten e tyre, siç kanë bërë deri më sot. Patjetër të respektohen rregullat e higjienës dhe distancimit fizik, por për këtë s'ka nevojë për diktaturë, njerëzit janë të mençur vetë. Madje, në shumicë dërrmuese, janë më të mençur sesa ai që po drejton këtë vend sot.

Leje të lirë gjithë ditën që njerëzit mos blejnë vetëm bukë dhe ushqime. Të kenë mundësi të vazhdojnë jetën normalisht, të blejnë dhe frigoriferin, të blejnë hidrosanitare, të riparojnë makinat, të blejnë bizhuteri, etj, etj. Dmth të jetojnë normalisht.

Hap baret dhe restorantet, natyrisht me kushtëzime për ruajtjen e higjienës dhe distancimit fizik, por hapi të paktën që dhe ata të fillojnë t'i kthehen normalitetit. Të fillojnë të arkëtojnë, të fillojnë të paguajnë paga prej vërteti, jo si këto pagat qesharake që iu jep ti.

Të lejohet transporti ndërqytetas që njerëzit të shkojnë të shijojnë plazhin në ditët me diell, dhe të pijnë pije e të ushqehen në baret dhe restorantet e plazhit. Natyrisht me rregullat e higjienës, dezinfektimit dhe distancimit fizik. Por të paktën lejoi që të fillojnë dhe ata të marrin frymë. Është turizmi ai që po flitet, është spina kordiale e ekonomisë së verës në Shqipëri.

Njerëzit nuk i ruan sasia e orëve që mbyllen në shtëpi, i ruan mënyra sesi sillen kur janë jashtë. Dhe shqiptarët, pas këtyre 40 ditëve karantinë e treguan me fakte që dinë si të mbrohen.

Prandaj hape sa më shpejt, të gjithën, 24 orë. Jepu mundësi njerëzve të jetojnë normalisht. Jepu shansin bizneseve të mendojnë si të ringrihen, jo si të mbyllin aktivitetet në QKB dhe të shuajnë vendet e punës.

Ekonomia është çështje perceptimi. Nëse ti më jep kushtet, unë maksimizoj oportunitetet. Në të kundërt vdesim të dy me radhë, unë i pari dhe ti pas meje.

Nuk e shpëton dot ekonominë me paketa. S'e shpëton dot Gjermania dhe SHBA, jo më ti me paketat e tua qesharake.

Ekonomia është si trupi i njeriut. 80% e shërimit vjen nga brenda, nga mekanizmat e veta. Paketat më të mira, ndihmojnë maksimumi 20%.

Krijoji kushtet dhe shiko sesa bukur funksionon e gjitha. Por duhet ta lësh të lirë.

Të gjithën!

Të gjithë janë të rritur dhe të ditur mjaftueshëm për t'u mbrojtur vetë. E kuptuan se çfarë duhet bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë vetë. S'ka nevojë për shtetrrethim, polic, apo tanke.

Madje, më ler të të qetësoj dhe ty nga imagjinata e shfrenuar. Nuk bëhesh dot diktator. Je shumë qesharak për t'u bërë i tillë, sado ta tentosh. Je frikacak.

Reflekto të paktën një herë në jetën tënde dhe bëj një gjë të saktë për këtë vend. Hape të gjithën!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

HAhaaaaa19/04/2020 16:20

Po ai i gjati.......Kry........ e bene kete qe tu thote votuese..popullit Turmes....se ua shpetova jeten une juve...sidomos nostalgjikeve te kominizmit socializmit....

HAhaaaaa19/04/2020 16:19

Po ai i gjati.......Kry........ e bene kete qe tu thote votuese..popullit Turmes....se ua shpetova jeten une juve...sidomos nostalgjikeve te kominizmit socializmit....

Shqiptari19/04/2020 13:51

O Pano!!!
Kujt i thua reflekto??!!! Cfare te reflektoje ai? Populli thote: zagari plak, gjahtar nuk behet kurre!
Si mund te beje mire nje here te vetme ne jeten e tij, kur ai kurre nuk ka bere mire!!!
Ai gjate gjithe jetes se tij ka bere vetem keq, gjithcka e ka bere keq, ai ka shkaktuar vetem dhimbje ne zemrat e grave, nenave, femijeve, baballareve, motrave dhe vellezerve, miqve dhe shokeve te tij!!! Ai di vetem te mashtroje, te genjeje, te vjedh, te dhunoje e te tallet!!!
Ai eshte nje zero me xhufke nga cdo pikepamje, por fatkeqesisht i duket vetja i zgjuar, i mencur, Zeus, ndoshta vete Zoti!!!! Sa qesharak qe eshte!!!!
Por uroj, te pakten, qe me ringjalljen e Krishtit, sot te zgjohet edhe nga populli nga gjumi letargjik! Te zgjohet dhe te laje syte me uje te bekuar dhe t'i fusi nje dru te mire ketij ndyresire!!!

Shqipo19/04/2020 13:36

Eshte e kote ai nuk degjon nga ai vesh ,po kenaq epshin e tij goja I lenegezon ,syte I cakerrehen ,trupi idridhet ,keshtu ndjen kenaqesi kur tall trapin ai dhe velina e tij ne krye te bashkise se Tiranes, shqiptaret duhet te ndergjegjesohen dhe mos te degjojne nje te semur mendor ,se boten dhe jeten nuk e ndryshon jo ky koqja qe kemi ne ,por as te gjithe burokratet e korputuar qe ka bota,fatin tone tja leme ne dore idealistave dhe jo aventuriereve te pa shkolluar dhe dallkauk ,rrespkte per zotin Pano.

Tryittillidie19/04/2020 13:20

Ke shume te drejte, por thjeshte konstatoni, fatkeqesisht nuk merrni asnje veprim qe njerezit te veprojne gjithashtu...! Eshte shume e dhimbshme kur sheh qe edhe PD pajtohet me masat e marra...!
Fatkeqesisht te dyja partite jane pjelle e te njejtes perqasje...!

kadri hasbiu19/04/2020 13:05

ore zoti pano a e din se kujt po i thua te reflektoj ay eshte nje moster qe vetem te keqija ka ber ne jeten e vet dhe kenaqet kur sheh te tjeret qe vuajn eshte e kote ti kerkosh te beje mire vetem izolimi ne nje kafas e shpeton shqiperin nga ky moster e kompania e tij

Shto koment

Denonco