Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Rama po zbavitet me shqiptarët

Rama po zbavitet me shqiptarët

Nga Namir Lapardhaja - 18/04/2020

Pasi “me të drejtën e mbretit” anuloi në Facebook po ato gjoba që kishte urdhëruar në “shtetin e facebook-ut”, udhëheqësi që po mendon natë e ditë për të shpëtuar sa më shumë jetë, urdhëroi sot daljen e pensionistëve në ajrim. Por, për të mos mbetur këtu, udhëheqësi i madh vendosi të jetë edhe më zemërgjerë, dhe lajmëroi nga krevati i tij në Surrel se nesër, të dielën e 19 prillit, do ta gëzojnë zemërgjerësinë e masave të tij edhe nënat me fëmijët e vegjël, që do të shëtisin në parkun e madh të lojrave të tij. Është koha që të nxjerrë në pah se nuk i bëri më kot sheshet e qyteteve, pikërisht për të praktikuar provat e tij, talljet e tij publike.

Nga e hëna ka shumë gjasa të shpallë edhe orën e fiskulturës për moshat e ndryshme, pastaj në ditët në vijim, do të jenë me radhë, orari i dhënies së gjirit në publik, e më pas do caktojë ditët e shtatzanisve dhe aborteve.

Lideri i di të gjitha! Madje, ai edhe mundet të shtojë numrin e të infektuarve, por edhe mund ta mbyllë fare këtë histori, duke shpallur fitoren mbi covid-19. 

“Nëse dëshiron të shohësh një shoqëri se sa e sëmurë është, ndiq gjuhën me të cilën komunikon. Nëse dëshiron të shohësh një lider se sa i sëmurë është, ndiq gjuhën me të cilën ai komunikon. Gjuha është testi më i vërtetë i asaj që fshihet pas mendjeve”, shprehet gjuhëtari dhe filozofi amerikan Noam Çomski, duke na dhënë kështu një orientim të rëndësishëm për të kuptuar atë që po dëgjojmë tashmë në gjuhën e përditshme të Luftës dhe Faljeve që ka shpallur kryeministri ynë. Ndoshta, në ato orët që luan me Zahon e vogël, mendon ndoshta edhe ta argëtojë me talljen që i bën shqiptarëve nga bunkeri në Surrel. Falënderimet e sotme të pensionistëve ishin ato që ai donte të dëgjonte me zë të lartë në çdo televizion.

Mao ce Duni do jetë ndjerë i varfër, në atë dynja ku ka ikur prej kohësh, përballë vendimeve të sotme të kryerilindasit, që si një baba që e ka shpallur veten, pritet vetëm të çojë deri në fund detyrën e babait, duke na i parë nënat tona në bisht të syrit.

Fundja, e ka shpallur që është baba, pavarësisht se nuk e ka botuar në Fletoren Zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet19/04/2020 22:15

ËH,FAQËJA MË ZEZA;HË,PLAQJA N'KREZA;KRYEMINSTRI TALLEJ ME POPULLKOMBIN;
FRYKRIMSTRI SHKALLEJ HORBULKOBIN,TORBULLKORBIN;DUKE NA QARRUAR,TË DY
SYTË,DUKE NA SHURDHUAR DY VESHËT;AS MOS ME NDIE,AS MOS ME PARË;QAS OR SOS GERRDIE,QAS SOS ME QARË;QANI FUSHA,MALE;QANI BEBUSHA N'IDEALË;QANI
E VAJTONI,QANI EDHE PAJTONI;TERË PUPULLATA,GRER RROPULL NGRATA,T'GJITHA
MOSHAT,OH,GRITHA RROSHAT,TROSHAT;SE PA THENË AI,I ZOTI I QEVERISË;SI MOTI I
NEVERISË;NUK GUXONI ME MARRË FRYMË;POR VDISNI NË KARANTINË;TUK DURONI
AS T'MERRNI BRYMË;DHE,SE JU SHKRUMBON GJËJA,RREZJA E DIELLIT;OUH,GREZJA
E QIELLIT;SIKUR DIKUR;DIKTATURË DIKTATORIALË,GRIKASKURË GRIKAKORVIRALË;O
VETË ZI MOTI,SI ZOTI;JETA E POPULLIT QENKA NË DORËN E DIKTATORIT,PJETA E HO-
BULLIT KENKA NË HORREN E FRIKAHORRIT,SHTRIGA E MIZORIT;QË PËRRALEJ O,ME
POPULLIN;TEK SHPQALLEJ MË HORBULLIN,TROBULLIN!LUAJA MACË KRYET BUELLIT;
AHIII MOREEE,THUAJA BAC,FRYTET E TRUELLIT!!!" OR,SHUMË T'FALA NGA MANI,USA.

Rilindori18/04/2020 20:52

Bravo Namiri.Ka shtjelluar ate qe shqiptaret e dijne por nuk mund ta shprehin si ky djal

Shqiptari18/04/2020 20:19

JO PO ZBAVITET, POR PO TALL TRAPIN ME SHQIPTARET!!!!
PO BEN CFARE I DON BYTHA! PO I VE RREGULLAT SI I DO BYTHA! SI DUKET KA DIKE ATJE NE SURREL, BEJNE RREGULLA IDIOTE, QESHARAKE DHE PA PIKEN E LLOGJIKES DHE DEL E TRANSMENTON NE FB!!! PASTAJ SHIKOJNE SHQIPTARET QYQARE QE I BINDEN SI PULAT DHE QESHIN E GAJASEN, TALLIN TRAPIN!!!!
TE DALIN PENSIONISTET 76 VJEC E LARTE DHE TE RRIME BRENDA NE TE GJITHE TE TJERET DERI NE 67 VJEC!!!!!! KJO ESHTE TALLJE BYTHE DHE JO MBROJTJE NGA COVID-19!!!! AI TANI SHIKON NE TV INTERVISTAT E PENSIONISTE DHE TALLET, QESH DHE GAJASET ME "LUMTURINE" E ATYRE TE MJEREVE QE DOLEN NGA KAFAZI!!!
PRA PERHAPJEN OSE JO TE COVID-19 E PASKA KY NE DORE!!!!
NESER DO TE DALIN NENAT ME FEMIJE DERI NE 9 VJEC!!!!!! PO NENAT CFARE MOSHE DUHET TE KENE??? CFARE GALLATE!!!! IDIOT KOMPLET!!!
PO BURRAT NGA 40 DERI NE 66 VJEC KUR DUHET TE DALIN? CFARE THOTE KRYEVIROLOGU I BOTES?
PO GRATE DHE BURRAT BEQARE KUR DO TE DALIN? APO DO TE VAZHDOJNE T'I BIEN ME DORE?
HAJDE GOMAR, HAJDEEEEEE!!!!
PO TE RIATDHESUARIT PSE DUHET TE MBYLLEN NEPER HOTELE, KUR MUND TE KARANTINOHEN NEPER SHTEPITE E TYRE NESE ATA REZULTOJNE NEGATIV???!!
APO KESHTU I DO BYTHA LIDERIT SUPREM SATRAPIT TE SURRELIT!!!!

Askushi18/04/2020 19:37

Horri mbete horre..ai po tall k°°ret me shqiptaret. " skeni pare gje akoma" ka thene ai kur mori timonin ne duar. Ai po eksperimenton me me popullin "koqe" sic e quan ai.Nderkoh grabit, vjedh, bene para,tendera....ai sot ka te gjitha pushtetet ne duart e tija. Cohet ne mengjes dhe ne fb leshone urdhera, detyra si i do bytha atij, L L eshi dhe gjithe leshat e tjere vihen ne zbatim te tyre. Ska as kushtetut, as parlament, as ligje as maliqe.....mjere ne duar te kujte jemi....

Taku18/04/2020 18:40

Gjobat u vune duke i terrorrizuar njerezit me heqje patente 3 vjet dhe i telendisen njerzit neper komisionet policore por mediat ne vend qe ti sqaronin dhe ti qetesonin njerezit per keto ndeshkime antiligjore,i benin fresk te marrit duke dhene ç do dite shifrat e ndeshkimeve dhe tani mbasi km u terhoq bejne te gjith si eksperte...but is very late..

lushingabarbullushi18/04/2020 17:29

Po luan si macja e ngopur me miun? A durohet; me mir vdekje se sa keshtu. Jemi njerez e jo miu i cakallit...

liu18/04/2020 16:56

Mir ja bon kti poplli . Sot i ka nxjerr nga kaushi ne ajrim si ne kohen e burgjeve te babes shpirtnor enverit.

Shto koment

Denonco