Një arsye përse u zbyth 'diktatori qesharak'?!

Një arsye përse u zbyth 'diktatori qesharak'?!

Nga Kastriot Islami - 18/04/2020

Rama është zbythur nga dy urdhra personalë, nga gjobat antikushtetuese dhe ndalimi antikushtetues për izolimin diskriminues të kategorisë së të “moshuarve dhe qytetarëve me shëndet të brishtë”.

Arsyen do ta zhvilloj më poshtë.

Por qytetarët duhet të mësojnë se kjo zbythje lidhet vetëm me frikën e diktatorit laskar dhe sjelljet e tij qesharake prej një mashtruesi të rëndomtë sesa me ndonjë reflektim që ai përpiqet të shesë këtë zbythje, sepse “diktatori laskar” nuk reflekton asnjëherë, ka vetëm një mundësi të vogël që ai të zbythet, vetëm nga frika dhe vetëm nga kriza ose të thyejë kokën në marrëzitë e tij që këputen duke u trashur…

*

Rama është një nga drejtuesit qesharak të një regjimi oligarkik apo siç e konsiderojnë ndërkombëtarët të një “demokracie hibride” (që do të thotë mes diktaturës e demokracisë) që po tenton të keqpërdorë situatën e krijuar nga COVID-19 për të rritur pushtetin e tij personal autoritar, madje “diktatorial” në kurriz të dhunimit të të drejtave themelore të qytetarëve të garantuara nga kushtetuta.

Mënyra karakteriale, autoritare dhe antiligjore e antikushtetuese e “menaxhimit” të kësaj pandemie përmes masave drastike dhe ulërimave të përditshme të një individi të vetëm, si në asnjë vend tjetër të planetit, sidomos në kushtet kur vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese, kur opozita s’është prezente në parlament dhe i gjithë pushteti vendor është në duart e një individi, është jo vetëm ilegjitime por mbi të gjitha ajo edhe shumë e rrezikshme në të gjithë aspektet.

Përveç një turme servile rreth “diktatorit qesharak” që fryhet si gjeli majë plehut, që e mbështet deri në ekstazë çdo marrëzi të tij, të gjithë qytetarët janë të shqetësuar e të revoltuar deri në ekstrem, madje më shumë sesa nga pasojat fatale të COVID-19 apo urinë që i troket shumicën së familjeve shqiptare, nga dhunimi i përditshëm i të drejtave të tyre themelore e mbi të gjitha që demokracia e pluralizmi po rrënohen duke marrë goditjen të përditshme fatale.

Por shqiptarët kanë një shans se “diktatori” i tyre është frikacak ose siç e karakterizojnë shqiptarët, dhjaks apo bythec (ndonëse këto terma që s’përshtaten me formimin e kulturën time, i dëgjoj e çdo ditë e lexoj vazhdimisht)…

Edhe zbythja e fundit nga dy “urdhrat e tij autoritarë antikushtetues”, pavarësisht arsyeve të vërteta, tregojnë pikërisht sesa frikacak dhe qesharak është “diktatori ynë” që siç edhe vet deklaron vet nuk është si “Enveri” dhe natyrisht në asnjë rrethanë nuk është e s’ka asnjë mundësi që të jetë pavarësisht përpjekjeve që bën për ta imituar e kopjuar e maskave që vendos për ta mohuar!

*

Në Francë ka rreth 10 milion qytetarë të moshuar dhe kjo shifër është edhe më e lartë po të shtohen edhe të gjithë ata qytetarë të të gjithë moshave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme (citohet në mënyrë të veçantë obziteti, diabeti e tjerë që prekin edhe të rinjtë) që sipas ekspertëve rezultojnë vunerabël ndaj sulmit të COVID0-19. Ky grup përbën kështu mbi një të gjashtën e popullsisë së Francës. Fillimisht Presidenti i Francës, Makron, kishte deklaruar para disa ditësh në fjalën e tij të tretë për pandeminë, se ky grup qytetarësh, nuk do të lejohej të dilte nga izolimi, edhe pas datës 10 maj, kur është përcaktuar të fillojë dalja graduale e Francës nga izolimi.

Kjo pjesë e deklaratës ka vënë në lëvizje jo vetëm të moshuarit që kanë përgatitur një peticion të firmosur nga 70 mijë prej tyre, por edhe të gjithë juristët.

Juristët kanë argumentuar me prova se ky veprim është edhe diskriminues edhe antikushtetues, një debat që përfshiu të gjithë shoqërinë franceze dhe u bë shumë i zjarrtë.

Kjo e detyroi presidentin francez Makron të reflektonte realisht duke e detyruar të deklarojë mbrëmë me ndjesë e përulje se “heq dorë përfundimisht e me ndërgjegje nga kjo masë diskriminuese dhe antikushtetuese”, duke dhënë mundësi që ky “grupim qytetarësh të pjekur e të mënçur” të veprojnë në përgjegjshmërinë e ndërgjegjen e tyre.

Shteti dhe ekspertët kanë për detyrë vetëm të bëjnë me dije rreziqet e veçanta që paraqet COVID-19 për shëndetin e individëve të këtij grupimi…Kështu funksionin demokracia franceze.

*

Franca ka qenë një ndër vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, pavarësisht akrobacive dhe harakirit të Edi Ramës për t’u hequr si “shok i ngushtë i Makronit”, duke dhënë si arsye, ndër të tjera se Shqipëria

i) duhet të vendosë shtetin ligjor (që ndryshe do të thotë jo shtetin personal të një diktatori qesharak)

ii) të luftojë korrupsionin dhe lidhjet e krimit me qeverinë, por edhe

iii) të ngrejë të gjithë insititucionet e sistemit të drejtësisë, pra Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e lartë për të ndërtuar në një vend kandidat të BE shtetin ligjor.

Këtë vit, Makron më fleksibël, është bashkuar me lidershipin europian për një “hapjen me 15 kushtet të negociatave”, kushte që në mënyrë indirekte do të thonë se “hapja e negociatave nuk do të marrë mbështetjen e vendeve europiane derisa qeveria shqiptare të përmbushë të gjithë kushtet”…

Rama e ka shumë të qartë këtë vendim, dhe pavarësisht se në realitet nuk dëshiron hapjen e negociatave, tenton të hiqet ”djalë i mirë” përballë lidershipit evropian pavarësisht se mendjen e ka të imitojë në mënyrë qesharake drejtuesit autoritarë të rajonit apo të globit, gjë që po përpiqet ta realizojë çdo ditë duke keqpërdorur edhe pandeminë.

*

Rama, këtë radhë i friksuar, nga ndonjë shuplakë e fortë që mund të vinte nga lidershipi evropian, në momentin kur do të diskothet cështja e “hapjes së negociatave” dhe në vijim të orientimeve të kryetares gjermane të Komisionit Evropian për kujdesin që duhet bërë për të shmangur të gjithë “dhunimet e të drejtave të njeriut” dhe “sjelljet autoritare, populiste e nacionaliste” në kuadër të masave drastike për të menaxhuar pandeminë e COVID-19, fatmirësisht u zbyth nga urdhrat e tij qesharakë, autoritarë e antikushtetues…

*

Një arsye tjetër që do ta frikësonte madje tmerronte diktatorin qesharak, do të ishte ndërgjegjësimi masiv qytetar për të reaguar ndaj gjithçkaje bën Rama për të forcuar pushtetin personal edhe duke keqpërdorur pandeminë e COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ermali21/04/2020 07:18

NUK E KUPTOJ PERSE FLET NE EMER TE POPULLIT,ME CTE DREJTE I PERFAQESON

Fans19/04/2020 06:51

Shume sakt profesor, me shkrimwt e Juaja, e keni zhveshur lakuriq kete person te felliqur.
Ai ndihet fatlum me pandemine, nuk eshte aspak i interesuar per popullin, e trajton si bageti. Miletit i ka ardhe aty ku sban me, do plase si zjarr pa fund

Fans19/04/2020 00:12

Shume sakt profesor, me shkrimwt e Juaja, e keni zhveshur lakuriq kete person te felliqur.
Ai ndihet fatlum me pandemine, nuk eshte aspak i interesuar per popullin, e trajton si bageti. Miletit i ka ardhe aty ku sban me, do plase si zjarr pa fund

Shto koment

Denonco