Kriminelë sepse jemi të sëmurë?! Ky, ligji i parë genocidist në 30 vjet

Kriminelë sepse jemi të sëmurë?! Ky, ligji i parë genocidist në 30 vjet

Nga Artan Fuga - 16/04/2020

Nëse Kuvendi i Shqipërisë kalon sot ligjin që dënon të sëmurët, të cilët infektojnë të tjerët - ne kemi ligjin e parë eugjenik dhe genocidist në këta tridhjet vjet!

Për ata që e bëjnë me qëllim - na thonë disa! Pra, që kanë viruse epidemike në trup dhe që me qëllim e kthejnë trupin e tyre në mjet për të infektuar të tjerët!

Mirëpo si do ta gjesh qëllimin ta zëmë te një njeri që është me kolerë, botkin, a me COVID-19, shkon të blejë kastravecë te tregu fshatar, dhe atje iu ngjit sëmundjen të tjerëve! Edhe sikur ta ketë bërë me qëllim, nëse është qëllimkeq, pse do ta pranojë ai qëllimin e tij të keq!

Ta zemë është një pjesëtar i një organizate terroriste që infektohet për të infektuar të tjerët! Pse do ta pranojnë ata qëllimin e tyre të keq? Pse budallenj janë ata të bëjnë këtë gjë kur fare mirë e ngjisin virusin te qytetarët e pafajshëm të cilët padashur ua ngjisin të tjerëve. Pa pikë qëllimi?

Të dënohet krimi bakteriologjik kryer nga organizata terroriste - ka tashmë ligje, pa merak!

Kjo puna e qëllimit ose e mungesës të qëllimit është pesë me hiç, një budallallik.

Po ata që duan t'i ngjisin virusin e budallallikut të tjerëve? Me ata si do të bëjmë?!

Ligja do t'i thotë njeriut të infektuar : shiko se del dhe kontakton të tjerët dhe pastaj u ngjit sëmundjen, do të hash 5, 10, 15, 100 vjet burg?!

Qëllimin e thamë, është pesë me hiç, por dikush nga drejtësia mund t'i thotë : Qëllimin tënd e dimë ne ore kriminel, sigurisht ti nuk do ta pranosh!

Dhe ne dënojmë me ligj dikë për faktin se është i sëmurë, dënojmë, seleksionojmë, eliminojnë nga hapësira publike të sëmurët!

Çfarë ka eugjenizmi që kërkon seleksionimin e racave të pastra dhe genocidi ndaj të sëmurëve më shumë se kaq!

Kur shoh që opozita hesht në këtë rast dhe bën deklarata thjesht sikur të ishte dispanceria e lagjes, më vjen keq!

Mirë, po një sipërmarrje, një kinema, një shkollë, një njësi shitjeje, një parti politike që bën kongrese, mitingje, festa, protesta, në kohë virusesh epidemike dhe më ka shkaktuar sëmundjen, me sa vjet burg, internim, qeli do të dënohet?

Sepse ai i sëmuri diku e ka marrë virusin!

Kush e mban përgjegjësinë ligjore që ai është virusuar, ne kemi virusin e kolerës, COVID-19, SIDA-n a ndonjë virus tjetër  sifiliz, turbekuloz, malarje etj?”!

Do dënohet Ministri i Arsimit se virusin e kam marrë në shkollë? I Kulturës sepse e kam marrë në kinema a teatër? Do të dënohet ai i ushtrisë sepse e kam marrë duke përdorur armët balistike Tokë - Ajër - Tokë në stërvitjen ushtarake të shkollës së lirë ushtarake të lagjes?

Nuk duhet ligji të plotësohet mirë e bukur atëherë?!

Ky i infektuari, i sëmuri kriminel, jashtë nuk duhet të dalë sepse bën krim!!!

Po kur ka pesë fëmijë, gruan, vjehrrin dhe vjehrrën në një apartament me një dhomë e një kuzhinë, duke ndenjur me ta a nuk i infekton, a nuk bën krim?!

Pra po infektove të huaj bën krim, po infektove familjen, pastaj familja të gjithë shkallën, e gjitha shkalla të gjithë katundin, ah jo në këtë rast nuk bën krim!

Çfarë logjike juridike është kjo?!

Po qe se jam i infektuar me kolerë, a me Koronavirus, por jam vetëm, më hahet bukë, nuk më sjell kush për të ngrënë, a duhet të vdes urie këtu në këtë ËC time apo të dal te furra ë lagjes të blej ndonjë byrek?

Sipas këtij ligji si duket më duhet të vdes urie ose të pranoj se jam unë Qenan K. krimineli i lagjes!

A merr përsipër shteti që po të kem një semundjue infektive të me vejë në dispozicion ndonjë vilë andej nga kodrat e Tiranës të qëndroj vetëm? Atëhere po, ta bëjë këtë ligjin!

A merr përsipër të më ushqejë, veshmbathë, po qe se jam unë virusi? Atëherë po, të më quajë kriminel!

Kjo i hap rrugë mbledhjes të të gjithë të sëmurëve në kampe përqendrimi ku të rrinë me njeri tjetrin!

Unë protestoj për këto mendësi genocidiste që vijnë nga frika dhe paniku i burokracisë nga sëmundja e tyre!

Edhe sikur të mos ndodhë kjo, logjikisht aty çon!

Po sa mijëra të sëmurë me sëmundje infektive ka që qarkullojnë lirshëm. Kemi ne teste për të gjithë ata që janë infektuar me koronavirus?

Çfarë kuptimi ka të dënosh dikë që ka simptoma, që nuk dihet se kush i vlerëson , kur për mungese testesh infektohen rrugëve mijëra të tjerë!!!

Do të ketë një ligj me varje për këte??? Çfarë i keni këto mooooo!

Kush nxori ligj që dikush me SIDA në dashuri e sipër, infektoi partnerin, i cili vdiq e të dënohet me burg?!

Pse Gjermania dje nuk dënon të sëmurët, por vendos 1000 euro gjobë për këdo që nuk respekton rregullat e higjienës. Pra, të sëmurë dhe të shëndoshë, për sjellje objektive të matshme jo për shkakun e fajit se është sëmurë!

Qe nga dita e sotme ne jemi potencialisht të infektuar me korona, jo vetëm infektojmë familjet tona, por edhe jemi të gjithë kriminelë!

Ne jemi të fajshëm sepse jemi të sëmurë!

Sot do të shihet nëse virusi i budallallikut është apo jo i përhapur!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni19/04/2020 09:20

Cmenduri! Te veprojsh, ne kete kohe se sot e ka ky , apo neser eka ky grup, apo ai grup njerezish te dale te levize, ndodh vetem ne nje vend qe komandohet dhe drejtohet nga te cmendur mendor, po dhe nga ata qe ijapin te drejte!.nuk mundet nje psikopat me bere eksperiment me nje popull.NE TE CILIN VENND TE BOTES jan bere kto eksperimente? A, po vetm tek ne, si ne kohen socjalizmit qe te vetmit luftonim me armiq imagjinare,

Selman Dervishi-Mani,USA.poet16/04/2020 23:23

NGA NASTRADIMUSI,KASTRAKRIMUSI:KUR DY TË VDEKUR,SI SHKOJNË,E VIZITOJNË,
NJË TË SËMUR RËNDË;ME SY,GJËJA,PREJA;SI MIQ,SHI HIQ;SHKOJNË QE TA VIZITO-
JNË DHE T'VERTETOJNË;A PO VDES,AI FARË MIKU;QË NGA GËZIMI,PËRGËZIMI,DO UA
MUNDËSONTE,T'IA OKUPONTE,UZURPONTE,TERË PASURINË,TRASHËGIMINË;POSRE,
HORRESE;PËR FAT TË MIRË,STËRZGJATË DËSHIRË;QË ATA DY MIQ,HATA SY HIQ;TEK
DYTË SËMURË,MË RENDË;DHE,VDIQËN SHUMË SHPEJTË;A,NDËRSA,AI MIKU SËMUR,
U SHËRUA DHE,U ZGJUA;E U SHTËRNGUA;EDHE U RIGJALLËRUA O,U RITRASHËGUA,
PËR MREKULLI PREJ ZOTIT,HEEJ,NDREKULLI VREJ MOTIT;PRIRVALLJE MËSA NJËRË-
ZORE;RINGJALLËJE PRANVERORE;OUUUH,RINGJALLËJE PRANVERORE!!!.MANI USA.

kadri hasbiu16/04/2020 19:37

prefesor keni shum te drejte po kujt po ja thoni nje mostre qe ka nderruar 5 gra e deri von mohonte djalin e vet pastaj car them dhe un sikur ka ndonje njeri te vetem pjedhe komuniste qe te mbahet mend per te mir per te keqija e vetem te keqija rrace e ndyre

JURISTI16/04/2020 19:15

Me kete ligj cdo i semure me nje semundje infektive ka te drejte ti drejtohet prokurorise me kallezim penal qe prokutoria te hetoj dhe te gjeje se kush ja ngjiti virusin dhe si ja ngjiti me dashje apo nga pakujdesia , dhe pasi ta gjej ta procedoj . Po si do ta gjej do thoni ju??? Po dhe po e gjeti si do ta provoj qe personi qe ehte semurur eshte semurur nga ky qe gjeti prokurrtia dhe jo nga nje tjeter . Hajde gallat injorantesh hajde .

Skrapari16/04/2020 14:33

O Prof.i nderuar! Cfare mund te pritet nga nje njeri i sfazuar qe quhet fatkeqesisht km dhe nje parlament ordiner si ky qe ka sot Cqiperia. Gramos Ruci nga Salaria njeri ordiner pa arsim kryetar i parlamentit edhe cqipen nuk e flet dot, une petsonalisht atij nuk i besoj as detyren e ruajtesit te pelave te fshatit Salari jo me te drejtoje parlamentin. Por them tenxherja ka gjetur kapakun. Parlament pa cilesi Cqiperia nuk ka patur ndonjehere. Ne krye te kesaj tufe derrash dhe dosash njerezish pa kurfare kulture, Ruci eshte shume i pershtatshem. Ta gezoje pjesa injorante = komuniste e popullit cqipetar.

Nje grup juristesh16/04/2020 14:09

Sot do votohet nje ndryshim ne kodin penal per perhapesit e epidemise etj. etj. Pervec asaj qe thote prof. Fuga se kemi te bejme me nje genocid mbi te semuret, kryesisht mbi ata qe quhen asimptomatike, le ta shohim edhe ne aspektin juridik. Po mundohemi ta shohim duke bere abstraksione pasi nuk flitet dot me saktesi sepse as vete deputetet nuk e dine se per cfare po votojne. Ne fakt edhe po ta dinin nuk do ta merrnin dot vesh se pjesa dermuese ose eshte e pashkolle ose ka ndonje dipllome fallco, por eshte e sigurt qe do kaloje nje ndryshim ne kod qe kerkon 84 vota. Bazuar ne kete ndryshim ligjor, thuhet se perhapesi i epidemise do marre nje denim nga 5-15 vjet burg. Detajet do shihen kur te kaloje amendimi i kodit ne parlament. Nisur nga premisa se ky ligj do ndaloje perhapjen e epidemise do donim te kuptonim se si funksionon ligji dhe cilat do jene “meritat” e ketij ligji. Fillojme nga pacienti 0, i cili eshte asimptomatik. Duke marre ne konsiderate faktin qe covid 19 ka nje R diku tek treshi, probabiliteti eshte qe brenda 10 ditesh te infektohen afro 60 mije vete (3 ne fuqi te 10). Le te marrim nje shifer me te vogel e ta zeme se u infektuan 5 mije vete nga te cilet 4 mije jane asimptomatike (80%), 750 vete (15%) kane nevoje per trajtim spitalor dhe 250 vete (5%) kane nevoje per terapi intensive nga te cilet 1% ose 50 vete fatkeqesisht nderrojne jete sepse kane edhe komplikacione te tjera. A mund ta shpjegoje kush se si do gjendet ai qe quhet Pacienti 0? Ku qendron faji i ketij njeriu qe as nuk e di se eshte mbartes i ketij infeksioni? Ne baze te ketij ndryshimi ne kodin penal sa do te denohet ky njeri?
Pas pyetjeve qe veshtire se do gjejne pergjigje, lind edhe nje pyetje tjeter, me te vertete jemi kaq te zhvilluar ne shkence dhe ne hetim epidemiologjik sa te arrijme te gjejme pacientin 0 dhe te percaktojme rradhen e infektimit? Nje pyetje tjeter qe do shtrohej ne nje kontekst tjeter, personi asimptomatik merr leje per te dale 90 minuta tek e-albania sipas akteve normative ne fuqi, ky person shperndan infeksionin ne te tjere gjate 90 minuteshit te liridaljes, kush eshte fajtori ketu per perhapjen e epidemise, personi qe nuk di gje se eshte mbartes infeksioni, apo personat qe i kane dhene leje te dale? Dhe pyetja e fundit qe shtrohet, ky ndryshim ligjor a ka fuqi vetem per periudhen e pandemise apo eshte i perhershem? Jo per gje, por po ndermerret nje ndryshim ligjor per nje periudhe te caktuar dhe ka rrezik te kthehet i perhershem e mund te sherbeje edhe per gjera te tjera…

Agimi16/04/2020 12:38

I nderuari profesor Fuga ,

Nuk mjaftojne shkrimet duhet reaguar populli i roberuar nga parlamenti-komuist-fashist & qeveria fashiste komuniste ne krye me Shizofrenin e Surrelit . Poshte diktatura fashiste & komuniste

Julian 16/04/2020 11:57

Nje analize shume interesante dhe me nje logjik mbreselenese.

krasasi tp16/04/2020 11:55

Z.Fuga, masat e mara janë propocionale jo me rrezikun që i vjenë popullatës nga 'armiku i pa dukshëm' por nga nevoja që i vijnë politikës
dhe veçanërisht qeverisë, nga OBSH dhe atyre që qëndrojnë pas saj. Ju e dini që ligjvënësit, për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut nuk të falin gramin. Kujdes !. Referimi te përvoja jonë ,mund të pasurohet edhe me shëmbuj të marë nga demokracia Greke e kohës së Perikliut. Gjykimi në kohën e sh.Enver (jo për armiqtë), bëhej edhe në mbledhjet e Frontit Demokratik. Populli fliste, gjykonte, godiste çfaqet e dëmshme dhe populli i jepte një dorë zullumqarit. Por siç e dini në kohën e Perikliut shek.V.p.k Mbledhja Popullore me votim të fshehtë një qytetar mund ta konsideronin si të rrezikshëm për '(qytetin) polisin' , ti hiqnin të drejtat politike dhe mund ta syrgjynosnin pë 10 vjet. Por kjo nuk i pengoj grekët e asaj kohe të adaptonin edhe një qasje tjetër të kalimit nga Demokracia në Izonomi.Ky sistem i ri i kundërvihej monarkisë,pushtetit të një njeriu të vetëm, si dhe oligarkisë, pushtetit të një grupi të vogël familjesh të pasura. Në çfarë faze të zhvillimit jemi. OBSH = Bill Gejts= Oligarkinë farmaceutike. COVID -19 një grip i zakonshëm, që ju jep dorë qeverive të fshihen pas gishtit, në vënd të tregojnë me gisht problemet dhe tu japin zgjidhje.

Daj Jaku16/04/2020 10:41

Ekselent si gjithmonë Profesor. Sa duhet të dënohet një i sëmurë mendor skicofren me patentë që në femijëri, bipolar me kokainë, i vetdijshëm për çmëndurinë e tij, i cili çmend një popull, e vjedh, e grabit, e burgos...?

Shto koment

Denonco