Obsesioni i rrezikshëm por i arsyeshëm i Ramës me opozitën dhe Bashën

Obsesioni i rrezikshëm por i arsyeshëm i Ramës me opozitën dhe Bashën

Nga Fitim Zekthi - 14/04/2020

Pak ditë më parë kryeministri Rama publikoi një video të një fjalimi të kryetarit të opozitës në Portugali Rui Rio. Në këtë video Rui Rio, kryetari i Partisë Socialdemokrate portugeze, shprehte përkrahjen për qeverinë e kryeministrsrit Antonio Costa në përballimin e pandemisë së coronavirusit. Rui Rio tha se “…sot ne nuk jemi kundërshtarë, sot ne jemi bashkëpunëtorë. Sot ne shpresojmë që ju ti përballoni këto vështirësi në të mirë të vendit. Ne ju urojmë sukses në këtë detyrë të vështirë.”

Kryeministri Rama e shfaqi këtë video duke thënë se kjo ishte mënyra se si duhet të sillej dhe si sillet opozita në kohë lufte dhe jo si PD dhe Lulzim Basha.

Kryeministri Rama, siç duket fare hapur, po e përballon pandeminë e coronavirusit duke ecur në dy drejtime ose për të qenë më të saktë duke ecur në një drejtim me dy degëzime. Ky drejtim ka për synim të vetëm të tijin shmangien me çdo kusht të kostove apo pasojave politike mbi kryeministrin dhe po të jetë e mundur daljen me fitore apo triumfator nga kjo situatë. Ky drejtim do të ishte legjitim nëse kryeministri do ta ndiqte atë në mënyrën e drejtë duke mbrojtur interesin e qytetarëve, duke pasur për fokus të vetëm jetën,shëndetin, lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu.

Që ta bëjë këtë ose të paktën ta ketë qëllim kryeministri dhe qeveria e tij duhet detyrimisht të jenë, siç thoshte presidenti amerikan Calvin Coolidge, “të vërtetë me veten dhe popullin, të jenë të mëdhenj në dije por më të mëdhenj në përunjësi, të fortë në drejtësi por më të fortë në dhembshuri dhe të besojnë se e keqja dhe djallëzorja kalohen me mirësi dhe jo me akte djallëzore.”

Pa u zgjatur në gjëra që ka vite që duken ashiqare po themi se kryeministri Rama nuk mund të jetë i vërtetë me veten dhe popullin dhe të tregojë dështimin e tij në këto shtatë viteve, të tregojë korrupsionin dhe përfshirjen e krimit në vendimarrjen politike dhe në ekonomi, të tregojë mjerimin e buxhetit të shtetit dhe të familjeve shqiptare, të tregojë “arkën bosh”.

Kryeministri Rama dhe qeveria nuk mund të tregojnë nivel të lartë në dije nivel edhe më të lartë në përunjësi siç kërkonte presidenti Coolidge. Kryeministri Rama ka nevojë të jetë vetë epidemiolog dhe mjek, vetë ekonomist dhe ministër i brendshëm, vetë komandant policie dhe ministër i shëndetësisë dhe arsimit sepse ka nevojë dëshpëruese që të koncertojë, të orkestrojë të gjithë propagandën për të fshehur të vërtetën. E vërteta që duhet fshehur është dështimi i neveritshëm shtatë vjeçar në ekonomi dhe zbatim të ligjit.
Duke mos patur mundësi të jetë një kryeministër i madh në dije ai nuk ka asnjë mundësi të jetë i madh në përunjësi. Kjo nuk do të thotë se Rama duhet të jetë akademik. Nuk është problem pse ai është një njeri që nuk njeh ekonominë, ligjin, aritmetikën apo algjebrën, historinë apo socilogjinë. Problem është se ai me modesti nuk pranon këtë nivel të tijin, nuk pranon që t’ua lerë të diturve të flasin për këto gjëra madje sulmon të tjerët sikur nuk dinë, sikur flasin kot, sikur janë injorantë etj.

Po ashtu, që Rama të tregojë se ai synon vërtet të mbrojë njerëzit, shëndetin, liritë dhe të drejta e tyre ai duhet që të përpiqet (siç thoshet presidneti Coolidge) që të keqen ta kalojë me mirësi dhe jo nëpërmjet veprimeve djallëzore. Veprime djallëzore janë arroganca (gjëja e parë që ka bërë djalli që në zanafillë është sjellja arrogante, përçmuese), janë ndjekja e epshit dhe e egos personale, janë fshehja e të vërtetës, janë përpjekjet për të fituar me mjete të këqija, duke manipuluar medjet e njerëzve.
Në të vërtetë Rama këtë po bën. Ka shumë vite që e bën. Ai po përpiqet të dalë nga kjo situatë e keqe jo me mirësi, jo duke përdorur mirësinë por duke përdorur djallëzoren. Dhe kjo jo domosdoshmërisht sespe nuk do por sespe nuk mundet.

Dy degëzimet e drejtimit të Ramës për të kaluar këtë situatë me qëllim të vetëm shmangien me çdo kusht të kostove apo pasojave politike (dhe po të jetë e mundur të dalë me fitore nga kjo situatë) janë ai i masave të ashpra policore, ai i krijimit të idesë se një gjendje apokaliptike ka pllakosur mbi vendin, se një shtrëngatë e errët do të derdhet si gjak mbi kokat e njerëzve. Ky degëzim ushqehet përditë nga kryeministri duke kërcënuar njerëzit, duke miratuar masa tipike totalitare të burgosjes apo gjobave si askund në botë apo si vetëm në Kinën komuniste. Ky degëzim mbahet gjallë me sharjen e një pjese të popullsisë si të paaftë, si të pagdhendur, si armiq, si dembelë, si përdorues interneti gjithë ditën, si ankues etj. Ky degëzim mbahet gjallë duke nxjerrë autoblindat në mënyrë demostrative ose duke publikuar pamje me arkivole, me varre masive, duke folur për mijëra të vdekur që mund të na ndodhin.

Ky degëzim synon tua mpijë trurin krejt njerëzve, ti detyrojë ata të pranojnë çdo masë duke qenë të kërcënuar nga pamjet e arikoveleve. Kjo sjellje e kryeministrit synon ti terrorizojë njerëzit në atë pikë sa ata të mos pyesin më kurrë nëse duhet të kërkojnë para apo lehtësime ekonomike nga qeveria, të mos venë më kurrë në diskutim lidershipin e kryeministsrit por ta pranojnë atë verbërisht pa i kërkuar llogari për asgjëë. Fundja në kohë të një llahtari ku njerëzit rrezikojnë të gjithë të ikin për mish qeni (siç tha Rama) është çmeduri të kërkosh që qeveria të lejojë liri apo të japë llogari pse nuk u lehtëson njeërzve varfërinë apo mjerimin.

Kjo sjellje e Ramës synon në krye të të gjithave të zhdukë krejtësisht nga vëmendja dhe nga diskutimi mënyrën se si ka qeverisur Rama në këto 7 vite, mënyrën se si ai e la vendin kaq të mjerë dhe kaq të korruptuar, kaq të paaftë dhe kaq të dobët. Pandemia është situata ideale që shkatërron çdo propagandë dhe atëherë kryeministri duhet të gjejë një mënyrë për të dalë pa humbje, pa lënë asnjë copë lëkure.

Degëzimi i dytë ka të bëjë me ndaljen e kritikëve, ka të bëjë asgjësimin apo neutralizimin e të gjithë kritikëve dhe të opozitës. është dëshpërimisht e nevojshme për kryeministrin Rama që të mos lejohet të vihet në diskutim ajo që ai bën. Në fund të fundit edhe Jozef Goebels këtë la si mësim. Propaganda nuk ka sukses në qoftëse nga kënde të caktuara sado të vogla thuhet e vërteta. Të gjitha këto kënde duhen mbyllur ose të paktën të bëhen të padëgjueshme apo të deligjitimohen.
Kritikët nga media apo nga shoqëria civile kryeministri i ka mbytur duke qëndruar përditë vetë në televizion, duke debatuiar dhe bërë sherr me njerëzit në media sociale, duke pushtuar vetë çdo studio televizioni, duke i zbrazur ato (si askund në botë) nga programet e debatit. Nga ana tjetër kjo gjuhë e tmerrshme lufte, kjo gjuhë e dëgjuar askund terrori dhe arkivolesh ka sugjestionuar ose ekspozuar përballë turmës që ushqen gjuha e Ramës shumë kritikë të cilët vetëcensurohen.

Në këto kushte ajo që mbetet me zë më të fortë është opozita. Opozita dhe kryetari i saj e kanë vendosur në gjendje të vështirë Ramën dhe gjithë propagandën e tij. Me propozimet ekonomike që ka bërë opozita ka zbuluar humbellën në të cilën kryeministrsi e ka hedhur Shqipërinë në këto shtatë vite, ka zbuluar varfërinë dhe klintelizmin, mjerimin dhe korrupsionin, ka zbuluar pafuqinë për të vepruar në këtë krizë. Opozita çdo ditë çmonton një pjesë të ngrehinës së rrejshme që po ndërton Rama duke bërë që shumë njerëz, pjesa më e madhe e shqiptarëve të kuptojnë të vërtetën e dhimbshme të një qeverisjeje që i ka marrë nëpër këmbë për shtatë vite dhe tani synon ti shkelë me këmbë duke përdorur këtë sjellje djallëzore për të kaluar krizën. Kryetari i opozitës me qëndrimet kurajoze (ndonëse shumë të kujdeshme për shkak të krizës shëndetësore të coronavirusit) ka dëshmuar se njerëzve iu duhet thënë e vërteta, se qeveria duhet detyruar ti përgjigjet krizës duke ndihmuar njeërzit dhe jo duke ngritur labirinthe me pasqyra për ti ikur të vërtetës.

Kjo e ka futur në kolaps propagandën. Kësisoj Rama po përpiqet të zhbëjë dhe deligjitimojë opozitën. Kjo është një taktikë e vjetër diabolike e tij. Ai herë e fton për bashkëpunim për të treguar se është lider në kohë krize por edhe për të bërë të mundur që në mendjet e njerëzve të fanitet ideja se opozita ka nëj marrëveshje me qeverinë dhe është e kompremtuar. Herë të tjera ai e sulmon atë egërsisht.

Kryeministri, i cili është e sigurt, që nuk zgjidh dot një ekuacion elementar ax=b apo nuk mbledh dy numra racionalë si 2,34+23,41 sulmon kryetarin e opozitës si një njeri që nuk njeh buxhetin dhe llogaritjet, që mendon se 7×7 bëjnë 42. Për këtë ai ka argument një lapsus të vjetër të kryetarit të opozitës. Merreni me mend se ku arrin çoroditja. Përdoret një lapsus për të rrëzuar propozimet buxhetore të PD-së. Në fakt kjo bëhet nga paaftësia për të diskutuar mbi këto propozime. Kur sheh se çmontimi që i bëhet propagandës së tij është i thekshëm, Rama shkon shumë larg me sulmet. Ai thotë se opozita po ndihmon në përhapjen e epidemisë, ai thotë se opozita është destruktive etj. është pak për të ardhur keq kur e sheh të zvarritet në këto pluhura për të deligjitimuar atë që thotë opozita.

Në fakt ai e ka jetike neutralizimin e opozitës, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Për këtë arsye ai publikoi edhe videon e kryetarit të opozitës së Portugalisë. Në përpjekje të përdorë gjithçka kundër opozitës, si pasojë e çorientimit në të cilin duket se gjendet kryeministri Rama tregoi se as që e ka idenë se çfarë ndodh në Portugali. Kryeministri Rama dihet që është një njeri që nuk dallohet për njohje të veçanta të politikës ndërkombëtare, të institucioneve, historisë, rregullave, zhvillimeve dhe dinamikave të saj. Njohjet e tij janë si ato të një njeriu të zakonshëm që sheh lajmet nga bota. Ai me sa duket duke bërë kërkim në google se si të gjejë shembuj të sulmojë opozitën i doli përpara fjala e kryetarit të opozitës në Portugali dhe e publikoi. Ose këtë i dhanë ata që kërkojnë për të.

Së pari duhet thënë se opozita jonë i ka mbështetur të gjitha masat e qeverisë Rama dhe madje i ka përshëndetur disa prej tyre haptazi. Së dyti opozita jonë e ka kritikuar qeverinë se po bën tenderë korruptivë në kohë pandemie, se nuk po ndërpret tenderat e zakonshëm, se po disburson para për konçesione apo se nuk po kanalizon një pjesë më të madhe të buxhetit të vendit për krizën shëndetësore, për familjet në varfëri dhe biznesin që po shkatërrohet. Opozita ka kritikuar qeverinë si të kapur nga interesat e ngushta korruptive, se po fsheh të vërteta mbi coronavirusin dhe nuk bën testime mjaftueshëm etj.

Në Portugali qeveria e kryeministrit Antonio Costa po kryen nga 10 mijë testime në ditë. Ne bëjmë rreth 100 testime në ditë. Pra ne me një popullsi rreth 2,5 milionë banorë bëjmë 1 testim për 25 mijë banorë. Portugalia me 10 milionë banorë bën 1 test për 1 mijë banorë në ditë. Diferencë e temrrshme. Në Portugali qeveria e kryeministrit Costa ka miratuar një paketë prej 9,3 miliardë dollarësh ose rreth 4,5% e prodhimit të prodhimit kombëtar për të ndihmuar bizneset.

Gjithashtu qeveria e kryeministrit Costa do të përdorë edhe 13 miliardë të tjera ose edhe 6% të prodhimit kombëtar për ekonominë. Kryeministri Rama ka thënë se do të shpenzojë 2,1% të prodhimit kombëtar për krizën duke llogaritur këtu edhe atë që njihet si garancia sovrane. Pra Portugalia shpenzon 10,5% të GDP-së dhe ne 2,1% t GDP-së.

Në Portugali kryeministri Kosta nuk ka nxjerrë autoblindat në rrugë, nuk kërcënon qytetarët e tij. Ai ka dalë gjithësej pesë herë në televizion gjatë gjithë marsit duke folur jo më shumë 70 minuta gjithsej. Kryeministri Rama del përditë dhe nga 11 marsi kur nisi emergjenca duhet të ketë 40 orë të paktën. Kryeministsri Kosta kurrë nuk ka sulmuar opozitën, kurrë nuk ka thënë se do të vdesim si qen, kurrë nuk ka publikuar arkivole, kurrë nuk ka thënë se ai është babai dhe po shpëton jetë.

Kryeministri Costa tha vjet në maj për shembull se në qoftë se parlamenti do të miratonte disa propozime të opozitës për pagat në arsim atëherë ai do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Pra zgjedhje të parakohshme për indeksim të pagave të mësuesve. Kryeministrsi Kosta nuk e urdhëron parlamentin, madje ai ka një qeveri pakice. Kryeministri Rama ka një parlament qesharak me të cilin bën ç’të dojë, ka kontroll mbi të gjitha institucionet. Kryeministri Rama zotëron pushtet absolut, ka uzurpuar gati gjithçka. Ai jo vetëm nuk kërkon zgjedhje të parakohshme por nuk pyet fare për zgjedhje, i bën ato edhe vetëm.

Kryeministri Kosta është një profesor i njohur i të drejtës, një akademik i përunjur, që nuk bën si ditur dhe nuk tallet me askënd. Kryetari i opozitës Rui Rio është gjithashtu një profesor i ekonomisë dhe një njeri i kujdeshëm. Rui Rio nuk mund të sillet ndryshe me një kryeministër si Kosta, do të ishte e padrejtë por edhe vetëvrasëse politikisht. Edhe Basha do të bënte padrejtësi po të mos sillej me Ramën siç po sillet. Opozita ka një detyrë të shenjtë të thotë të vërtetën. Këtë bën Rui Rio, këtë bën edhe Basha, këtë bëjnë edhe opozita në Greqi me Ciprasin apo opozita në Britani me Keir Starmer, opozita në Spanjë me Pablo Casadon.

Rama nuk bën atë që bën Costa, nuk bën atë që bën Mitsiotakis apo atë që bëjnë liderë të tjerë demokratë. Për të gjetur të ngjashëm për sjelljen e Ramës duhet të shohësh diku nga Afrika Subsahariane ose Azia juglindore. Atë sjellje nuk e gjen më as në Serbi, as në Maqedoni, madje as Xi Xinping i Kinës nuk ka bërë asnjë ditë kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ABDYL SKRAPARI16/04/2020 00:51

KRYEMINISTRI I SOTEM SHQIPTAR ERDHI SI VAZHDE E POLITIKES ANTI POPULLORE QE NDJEKUR NGA QARQET E BLLOKUT TIRANES. KJO ISHTE NJI STAFETE. E CILA NUK PAT ZOR TE APLIKOHESHTE NE NJI POPULL TE MASAKRUAR SI POPULLI SHQIPTAR. HISTORIA TREGOI SE NE JEMI MASAKRUAR NGA TURK GREK SERB. E KEQJA ASHT SE QE PAS 44 PO MASAKROHEMI E PO PERDHUNOHEMI NGA GJAKU JONE DHE KETE ASNJERI NUK E KUPTON OSE EDHE AI QE E KUPTON SKA FUQI. NE SHQIPERI SUNDON HORRI DHE HORRI KA TE DREJTE DHE PRANDAJ NE NUK DO DALIM NGA KJO SITUATE. KM. FAMSHEM NUK ERDHI VETE NE FUQI. LIGJET SI BERI VET. AI I BERI ME GRUPIN QE SOT GJOJA E LUFTON OSE EDHE E LUFTOJNE SEPSE JU SHKELI KU ATA NUK DONIN. KM. NUK ASHT I VETEM ATE E PERKRAHIN FORCAT E ERRËTA ANTI SHQIPTARE PRO SERBE. ARA QE KANE MASAKRUAR ATE POPULL PER 50 VJET QE NUK U NGOPEN ME ATE GJAK POR EDHE MBRTERUAN ME ABI ATE GJAK SIKUR PO VAZHDOJNE TE MBRETEROJNE MBASI BOTA NUK I LE TE VEPROJNE ME ASHTU. DERI SA NUK KA PASUR NJI GJYGJ PER TU DEMONSTRUAR KRIMET PER TU HEQUR OFIQET E JO ME PUSHKATU E ME VRA E DERI SA TE LEJOHET QE KLYSHAT E BLLOKUT TE SUNDOJNE MILET SHQIPTAR MOS PRISNI HAJER. MJERISHT KOMUNIZMI LA MERIMANGEN E KUQE E CILA PO SUNDON PERSERI POR E DETYRUAR NGA KUSHTET KA NDRU FORMEN POR JO ESENCEN. NJERZIT E SAJ KUDO DHE KANE NOSTALGJI DHE INTERES PER PERIUDHEN E ÇKOMBTARIZIMIT DHE TE SHKATERIMIT HISTORISE TIJ QYSH NGA PELLAZGET

qytetar15/04/2020 09:49

E dëgjova "ministrin fuqiplotë" Ahmetaj që të deklaronte në një studio televizive , se qeveria e tij po bënte veprime humanitare duke ndihmuar qytetarët për të përballuar pandeminë duke e argumentuar këtë "humanizëm" me paratë që paskej shpërndarë me dy paketat "Rama 1" e "Rama 2".
E para e punës, njëshi Rama, nuk i ka nxjerrë këto para nga kasafortat e tij në Surrel, por janë paratë që duhej të ishin mbledhur e llogaritur edhe për ditë të vështira nga taksapaguesit..
Pra qeveria nuk ka sepse të mburret se po "dhuron", se ato para nuk janë as të Ramës e as të ministrave të tij, por janë para të qytetarëve të mbledhura me taksa.
Së dyti, shumë vonë u kujtua qeveria Rama që të dëgjonte opozitën, për të ndërhyrë energjikisht me masa financiare për të evituar katastrofën ekonomike pas pandemisë.
E së treti, nëse Rama e do kaq shumë këtë popull "të varfër" siç po deklaron, sa i takon masave për mbrojtjen nga pandemia, puna e parë që duhet të bënte, ishte investimi i fuqishëm e i shpejtë në blerjen e mjeteve të testimit e të mbrojtjes nga ky virus, e jo antihumanizmi flagrant për tju gëzuar burgosjes së gjithë shqiptarëve në "arrest shtëpiak", si e vetmja mënyrë e rruajtjes nga përhapja e virusit..
Për mendimin tim , është vërtetë e gabuar politika liberale e "imunitetit të tufës", por më e rrezikëshme në përhapjen e pandemisë, është mbyllja në shtëpi e gjithë shqiptarëve, duke e garantuar përhapjen e virusit në të gjitha familjet, pasi mjafton që këtë virus ta ketë marë qoftë edhe një pjestar i familjes, duke u mbyllur bashkë në shtëpi, do ta marin të gjithë.
Kjo formë e ruajtjes nga infektimi mund të vlente për një apo dy javë sa të siguroheshin mjetet e testimit e gadishmëria spitalore, ama jo të vazhdonte kjo gjëndje për 6 javë

Skrapari14/04/2020 18:22

Z. Zekthi! Te lumte pena. E ke zberthyer Edvin Sumen ne detaje ashtu sic ai eshte ne te vertete, nje cope injoranti. Kur Lul Basha te jete KM i Shqiperise i sugjeroj ti gjej Edvin Taqi Sumq....nje vend pune shume komod: Mesues vizatimi ne nje nga fshatrat e Vlores meqe komunistat bytheqira te Vlores e kane shume per zemer.

Shto koment

Denonco