Një kapitullim pa kushte i Edvin Mafisë para drejtësisë gjermane!

Një kapitullim pa kushte i Edvin Mafisë para drejtësisë gjermane!

Nga Sali Berisha - 13/04/2020

Tërheqja nga Edvin Mafia e padisë kundër gazetarit të Bild, Peter Tiede, që publikoi regjistrimet e bisedave të grupit mafioz të blerjes së votës Rama-Dako-Tahiri-Gjiknuri-Avdylaj etj, është de facto pranim i akuzave, fajësisë para drejtësisë gjermane nga Edvin Kristaq Mafia.

Ky kapitullim i Edvin Kristaq Mafisë dhe narkoshtetit të tij të mafies së drogës para shtetit ligjor dhe drejtësisë gjermane, detyrimi për tërheqjen e padisë, lëpirjes të asaj që kishte pështyrë, përbën një fitore jo vetëm të gazetarit trim e kurajoz gjerman Peter Tiede, por edhe të ligjit mbi krimin, të vërtetës mbi mashtrimin.

Ky detyrim fakton se pushteti i Edvin Mafisë dhe bandës së tij është i paligjshëm dhe qëndron mbi krimin, drogën dhe blerjen e votës, shkaqe madhore këto për mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Detyrimi i Edi Ramës për të tërhequr padinë fshehtas për të shpëtuar fytyrën e tij të nxirë e mafioze nga turpi dhe ndëshkimi në sallat e gjykatave gjermane, të cilat udhëhiqen nga e drejta dhe ligji, janë një kushtrim i ri për opozitën të ngrihet fuqishëm për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco