Të grabisësh edhe në kohë pandemie

Të grabisësh edhe në kohë pandemie

Nga Bujar Nishani - 09/04/2020

Opozita prej disa ditësh po denoncon korrupsionin skandaloz me tenderat e rilidsave që nuk po e ndalin hajninë dhe poshtërimin e shqiptarëve as dhe në kohën e vështirë të kolapsit të plotë të jetës.

Opozita po ju tregon shqiptarëve se kush është në të vërtetë qeveria që ata kanë!

Një qeveri që zhgërryhej restoranteve luksoze të Tiranës me oligarkët e korruptuar e që nuk arriti të kuptonte se duhej të ndalonte ardhjen e udhëtarëve nga zona e epidemisë masive në Italinë e Veriut, derisa virusi “u ul këmbëkryq” mes shqiptarëve.

Një qeveri që nuk ka ofruar asnjë ndihmë reale për qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre, bisneset e mbyllura dhe shërbimet e kolapsuara, ka demonstruar vetëm demagogjinë, gënjeshtrën, korruptimin për sufllaqexhinjtë dhe terrorizimin ndaj qytetarëve.

Një qeveri që dështoi të reagojë në testimin e të gjithë individëve të lidhur me vatrat aktive të virusit.
Një qeveri që deklaron të shëruar, më shumë qytetarë se sa ka deklaruar të prekur nga virusi.

Më qesharake nuk ka se ku të shkojë !!!

Një qeveri që deklaron si viktima të virusit vetëm ata persona të ndjerë që kanë ndërruar jetë në spitalin publik, por asnjë deklaratë për qytetarët që kanë humbur jetën nga virusi në banesat e tyre apo spitalet private.

Një qeveri që bëri deklaratën më skandaloze në kohën e pandemisë se “nuk do të njohë asnjë të sëmur pozitiv që ka kryer testin e sëmundjes në spitalet private”!!!!!
A ka më çmenduri se sa kjo ?

Një qeveri që pjeston mollën me dardhën, duke tentuar me stërmundim qesharak, të gënjejë shqiptarët për raportin e % (përqindjes) së vdekjeve, duke na llogaritur humbjet në njerëz në raport me popullsinë !!!!

Humbjet e njerëzve janë për shkak të sëmundjes, o mjeranë që i konsideroni shqiptarët si “njerëz me bisht”.
Llogaritja bëhet me ata që janë të sëmurë dhe jo ata që nuk janë prekur nga sëmundja !

Ata që nuk janë të prekur nuk kanë nevojë për ndihmë e trajtim, por ata që preken nga sëmundja duhen ndihmuar që të mos humbasin jetën.
Ky është treguesi se sa e përgatitur ishte kjo qeverisje dhe se si ajo reagoi gjatë sëmundjes.

Ndaj dhe i fsheh jetët e humbura prej virusit të të sëmurëve që ndërruan jetë në shtëpitë e tyre.
Por edhe në rastet e raportuara duket qartë dështimi i kësaj qeverie për të zvogëluar fatkeqësinë.

Shqipëria renditet me % e vdekshmërisë më të lartë në gjithë vendet e rajonit.
Nëse në Kroaci ajo është 1,4%, në Malin e Zi 0,8%, në Serbi 2,4%, në Kosovë 2,7%, në Bosnje & Hercegovinë 4,2%, në Greqi 4,3%, në Maqedoninë e Veriut 4,8%, në

Shqipëri raporti i personave të vdekur prej atyre të prekur nga virusi është 5,5%.
(ky raport është përllogaritur mbi të dhënat zyrtare të OBSH deri në mbrëmjen e dt. 8 prill) !

Qartazi Shqipëria ka % më të lartë të vdekjeve prej atyre që janë infektuar deri më tani.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur qeveria në vend që të shfrytëzojë të gjithë mjetet, mekanizmat, fuqitë, pushtetin për të ndihmuar qytetarët me shpejtësi dhe standard e ka mendjen tek hajdutëria dhe korrupsioni me tenderat edhe në kohën e pandemisë.

Opozita ka denoncuar se lehtësitë dhe mundësitë ekstra-ligjore që ofrojnë procedurat e prokurimeve në situatë emergjente, po keqpërdoren për të adresuar paratë tek xhepat e sekserëve qeveritarë në vend se tek shëndeti i njerëzve.
Procedurat e tenderimeve në kohë emergjence janë më liberale dhe më të lehta.

Kjo, sepse qëllimi është të evitohet koha e gjatë e procedurës, pra ato të bëhen me urgjencë në kuptimin e “kohës” dhe jo të sajohen kompani private në mashtrim ndaj ligjit dhe paratë të dërgohen atje ku ndahet korrupsioni.

Qëllimi është t’u kërkohen oferta drejtpërdrejtë kompanive me më shumë eksperience dhe me standardet më të larta, duke evituar konkurimin procedurial dhe ku pastaj të zgjidhet më e mira dhe jo tregtarëve të kompjuterave t’u besohet ushqimi për të sëmurët!!!

Pra qëllimi i lehtësimit të rregullave të përdorimit të parave publike në kohë emergjence është që shërbimi të shkojë sa më shpejt dhe më i miri tek qytetari e jo të dhurohen paratë publike tek sekserët e korrupsionit pushtetar.

Por ky është modeli i qeverisë rilindse pasi vetëm kështu do të mundet të mbushë xhepat e avoketërve dhe demagogëve të saj, që përpiqen të mashtrojnë dhe verbojnë çdo ditë shqiptarët në interes të një pushteti që nuk ngopet me hajninë dhe korrupsionin e 7 viteve pushtetuese por turret të kafshojë sa më shumë edhe në ditë fatkeqësie kolektive.

Të vjedhësh e të korruptosh në çdo kohë, është një krim i rëndë.
Por se çfarë është që të grabisësh qytetarët dhe shtetin edhe në kohë pandemie, mund t’a thoni ju vete se çfarë është ??!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet10/04/2020 00:37

TË GRABISËSH NË KOHË PANDEMIE;ZË VARGDISËSH NË MOHË TRANDGREMIE;SIKUR
NË LUFTËN TERRORISTE OKUPUESË,FIKUR NË FUTËN THERRORISTE UZURPURSË;O
PËR ÇFARROSJE MASIVE,TERË ÇRRANOSJE MARRËZIVE,MAFIVE;DUKE MBYTUR OH,
DUKE SHYPUR;DUKE MASAKRUAR,DUKE KASAPRUAR;EDHE KËRTHI FËMIJË,TË POSA
LINDUR,T'KOSAPRITUR,DUKE UA SHKURTUAR GISHTAT NËNAVE,PËR T'UA GRABITUR UNAZAT E ARIT,DUKE UA PRERË VESHIN NËNAVE TONA,PËR T'UA GRABITUR VATHËT
E ARIT,DUKE UA ÇKYER BARKUN NËNAVE SHTATZËNA,PËR TË UA PRERË OH,THERRË
FOSHNJËN ENDË TË PA LINDUR;DUKE DJEGUR TERË SHTEPINË,MA GJTHË FAMILJEN PËR SËGJALLI;DUKE TRANSPORTUAR ME DHUNË POPULLATËN MË T'NGRATËN,GJËR
NË SERBI;A,ATJE DUKE UA NXJERRË ORGANET MË VITALË,O,TREGTI TRANSPPLANTE
ME VIKTIMA ROBË LUFTË;COPËTUAR DHE ROPËTRUAR,TË DJEGUR OH,T'PJEKUR QË
KURRË MOS TË DIHEJ,AS TË NJIHEJ;KRIMI MË MUNSRUOZË;AH,TERË KËTA KANIBALË
TRANDISHKALË,ME QINDËRA O QINDËRA MASAKRA HOLOKAUSTE,KASAPRA RROLO-
MAMUZDE,QË NA PRENË O,NA NGRENË;NA MASAKRUAN,KASARUAN;A,KËTA KASAPË,
HATA SATRAPË,EDHE MËZI,NGRENË FERRZI,GRABITJE,PLAÇKITJE,VRASJE,PLASJE,O
MË TRANDISHKALË,OUH,KURRË HE BURRË A GRUA,NGA KJO GURRË A KRUA,MBARË
SHQIPTARE,NUK PO NGOPËN AS NUK DO KOPËN,ME GJAK E PRAG SHQIPTARI;AHIII O
ME GJAK O PRAG SHQIPTARI;PO TERË KËTA,ZO PËR HATA;JANË KANIBALË,TRANDIVA
VALË,BISHA TË TËRBUARA,TRISHA TË VËRBUARA;QË VRANË E HANË,QE GRINË,PINË;
EDHE MISH O GJAK,PRAG NJERIU;AHIII,EDHE MISH E GJAK,PRAG NJERIU!!!MANI,USA.

lemi 09/04/2020 16:41

Nuk i rri dora, e ka te gjate! Vesi del me shpirtin! Por jo vetem; se ai ka vjedhur aq shume sa qe nuk ka ku ti çoje me, por si njeri i ndyre dhe shprit mut, nuk kenaqet deri sa shqiptaret te vdesin nga urija, (po e lame)... siç tha per ate plaken :"ku i gjeti parate ajo per sheqer", I ka inat sepse ata jane normal fizikisht dhe ai jo! I Manget fizikisht ishte eshe Hitleri por ishte i afte beri qe Gjermania ne shtate vjet pasi kish dale e shkaterruar nga lufta e pare boterore, beri vendin me te forte ekonomikisht dhe ushtarakisht,, dhe nuk kishte inat me popullin per te metat e tija , si ti mor qenje e peshtire! Ps: Kur para disa muaj ne nje interviste te dhene per France 3- gazetaja e pyeti nder te tjera :pse ne Shqiperi eshte rritur varferia vitet e fundit: Ky llum ju pergjigje :"Shqiptret nuk po vdesin per buke" pra sipas instiktit tij shazor deri sa kane buke te hane nuk jane te varfer, Pra te heqe edhe buken ka deshire gjirizi i zi!!

Lilo09/04/2020 14:55

Te vjedhesh ne kohe paqe eshte krim dhe denohesh me burg por te vjedhesh ne kohe lufte eshte krim shume i rende dhe denohesh me plumb.

J09/04/2020 14:04

Zoti Nishani!
Në 2005, kur Berisha bënte fushatën elektorale, në kohën kur korupsioni i socialistëve ishte bërë gangrenë, pati premtuar, përveç të tjerave, luftën kundër korrupsionit dhe dënimin e rasteve të spikatura.
Pas 8 vjet qeverisje, nuk u dënua asnjë zyrtar i lartë.
Nqs, kur të vijë në pushtet PD, do të kemi të njëjtën situatë, ku nuk do të dënohen, krimet, jo abuzimet e zyrtarëve të ulët, PD, është njëlloj si rilindja, dhe kjo nuk të jep shpresë se ky vend po nis të ndryshojë, e keqja ka ardhur duke u rritur, derisa shpërtheu me rilindjen.

Uroj, që PD kur të vijë në pushtet, të mos mbështetet, te militantët, të cilët kanë vetëm interesa thjesht vetjakë, dhe nuk kanë interesa për shoqërinë dhe Shqipërinë, por të mbështeten tek profesionistët, tek njerëzit e ndershëm, që duan, jo vetëm familjen e tyre, por u dhimbset ky vend, që pas 2013, është katandisur në një vend që po shkatëron çdo ditë njerëzit e ndershëm.
Nuk do të ketë qeverisje të mirë në rast se nuk do të dënohen të gjithë ata që abuzuan e vodhën në këto vite të rlindjes neokomuniste.

Shto koment

Denonco