Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Rama edhe kur të vdesë, Sali, Sali do të thërrasë...

Rama edhe kur të vdesë, Sali, Sali do të thërrasë...

Nga Agim Xhafka - 06/04/2020

Sot Rama nga ekrani i televizionit, që prej shtatë vitesh e ka edhe tavolinë, edhe krevat, lëshoi batutën e tij komike e bajate se Sali Berisha nuk qenka dorëjashtë nga invazioni që na pska bërë COVID-19. Madje i rëndoi argumentit e zërëndë lëshoi “predhën”, dihet që Berisha ka vite e vite që dëshiron ta shkatërrojë Shqipërinë.

I thotë ky këto fjalë kur krejt popullin e ka mbyll me çelës, kur uria rri ulur në gjithë familjet, kur s’kemi një pasqyrë reale të të infekturve, kur gërmadhat e tërmetit po përgatiten të festojnë një vjetorin, kur ekonomia quhet nomia se gërmat e para i kanë rënë,kur pensionistët si hebrenjtë në kohën e Hitlerit nuk guxojnë të dalin as në ballkon, kur shqiptarët që vijnë nga jashtë nuk lejohen të shkojnë në shtëpi, kur parlamenti mblidhet sa për të firmosur aktet e çmendura dhe gjykatat flenë si ariu, mbase zgjohen nga shtatori.

Më e shkatëruar se sot Shqipëria nuk ka qënë as në kohën e Haxhi Qamilit. Shtet ku një njeri mban kompetencat e çdo institucioni, fiks pasqyrë e një feudi.

Nëse hyrjen e investimeve mbi 2 miliardë euro në vit Rama e quan shkatërrim, atëhere duhet pranuar se Berisha na shkatërroi rrugët e vjetra dhe bëri autostrada.

Nëse heqjen e vizave Rama e quan shkatërrim, atëhere duhet pranuar se Berisha na shkatërroi trarët e kufijve. Po kështu na shkatërroi duke na futur në Nato e veçanërisht në shtysën që Kosova fitoi pavarësinë.

Sot Edi Rama mashtroi duke hedhur flluska. E ka zakon rrenën. Siç tha që karantina nuk e ndal virusin e tani na thotë mos dilni nga shtëpia se karantina shpëton jetë. Siç bërtiste mos mbani maska e sot ulëret "ku i keni maskat".

Siç nxorri videon e policisë së Algjerisë si polici të Spanjës. Siç,ju kujtohet vjedhja e orës së Bushit? Ky e shpiku, kur Bushi thoshte e kam në dorë, o njeri.

Qeverisja e Ramës një thes gjigand me dështime. Fajtori i këtij thesi dihet; Sali Berisha. Bast që Rama dhe kur të vdesë, Sali, Sali do të thërresë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

piere06/04/2020 21:57

ke te drejte qe rama dote therrase sali tani edhe kur te jete duke vdekur.por pyetja ime per kete gazetar eshte :kush e solli ne pushtet ramen?ne qofte se gazetari nuk e din eshte e pa falshme,e din gjithe bota.ate e solli ne pushtet sala.ishte nje marreveshje e bere me heret.kaq mund tju them per tani.gazetéret mund te ivestigojne dhe fare lehte dote gjejne fakte e prova.per sqarim;gazetaret ne sherbim te rames e sales nuk i gjejne edhe pse i kane e i dine mire.per kete arsye rama i quan kazan.

Re bo06/04/2020 20:22

Dihet refreni " fajin e ja Saliu" Ka 30 vjet. E thone te gjithe mavite. Si papagaj ne kafaz, me apo pa maraz. Une nuk luaj bixhoz , por 10 me 1 ve bast se edhe ne momontet e fundit ky i fandaksur do te belbezoje se "fajin e ka Saliu".

Nardi06/04/2020 19:49

O Edi o koke ..oqe , u plake e nga genjeshtra dore s'hoqe , dhe kur te vdesesh . fajin e ka Saliu do theresesh . Ndaj o njeri mos ha ashtu shume , se per ty u pa kjo pune , mekatet e tua nuk i lan as perua e as lume . Ndaj nga sot dite me te zeza pafsh e ishalla ne gps vafsh .

Dulla06/04/2020 18:56

Kur do te therras Edvini : Sali ,Sali !!!

Ai06/04/2020 18:35

Mund te duket sii batute, por eshte reale. Rama dhe disa "trima" qe i shkojne pas do te vdesin nga frika e Berishes. Kjo shihet qarte tek komentet proqeveritare, cdo gjw e lidhin me Berishen dhe per cso gje e ka fajin Berisha. Per fat te mire te tijin, Berisha nuk ka qene ne Kine vitin e kaluar se edhe per ate do te kishin fajesuar Berishen

kadri hasbiu06/04/2020 17:50

edvin mostres vetem ne ket pik i jap te drejt ta shaj berishen sepse aty ku e kemi sot esht per faj te fatos nanos e sali berishes dhe kush e din dhe sa kohe do na duhet ta durujm

Shto koment

Denonco