Pse rrimë mbyllur, kur të gjithë do infektohemi...

Pse rrimë mbyllur, kur të gjithë do infektohemi...

Nga Ergys Mërtiri - 05/04/2020

Më falni që ju bezdis po a ka njeri një makinë llogaritëse aty?

Po mundohem me kuptu këtë izolimin e plotë si e vetmja mënyrë për të luftu virusin.

Virologët na thonë se, sido që të vejë, rreth 60-70 përqind prej nesh, do të preken nga kjo semundje, me dhe pa izolim.

Nëse qëndrojmë në shtepi, thjesht, do shtyjmë kohen, pasi sëmundja do të perhapet aq sa të kryhet imunizimi i popullsisë.

Kjo do të thote se, nëse në Shqipëri llogarisim të kemi rreth 2.5 milion banorë (duke llogaritur emigrimet e këtyre viteve), i bie që këtë virus ta kalojnë të paktën 1.5 milion njerëz.

Sot që flasim kemi rreth 360 raste të infektuarish në katër jave, gjë që do të thotë mesatarisht, rreth 13 raste në ditë. Sipas virologëve, për çdo rast që zbulojme, duhet të llogarisim rreth 8 apo 10 të tjerë të infektuar që nuk shfaqin shenja.

Pra kemi rreth 130 të infektuar në ditë. Kjo do të thote se, me këtë ritëm, do na duhet të qëndrojmë në izolim më shumë se 11 mijë ditë, ose ndryshe, mbi 30 vjet.

Ka një shpresë thonë ata që e shohin këtë si te vetmen rrugë: vaksina.

Por, deri tani dimë që, vaksina e Sars-it, nuk është gjetur ende, pas 16 vjetësh. Pa dyshuar aspak në aftesine e shkencëtarëve, di të them vetëm se, nese kjo situatë zgjat disa muaj, nuk do të kemi nevojë fare për vaksinë, se do kemi vdekur të tërë nga uria.

Nuk e di sesi e ka menduar Baba Rama këtë, por gjithsesi, derisa ta zgjidhim ju qëndroni në shtëpi dhe lani duart!

Bashkë do t'ia dalim!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari06/04/2020 14:41

Fred tironsi, del ne tarace e hidhu qe andej, se do te kemi nje injorant me pak. Ti nuk je ne gjendje te kuptosh ate qe thote prof. Mertiri. Ai e ka fjalen qe Edvin bytheq... te beje detyren. Te beje testime per te izoluar pandemine. Po vazhduam me karantinen vetem cfare zgjidh kjo? Ndaj injorante si ju qe nuk kuptoni thelbin e shkrimit mos beni gabim te komentoni pini ndonje gote raki dhe futjani gjumit

Tinto05/04/2020 23:52

E gjithe ideja eshte mos te infektohen te gjithe menjehere se nuk ka kapacitet spitalor qe i perballon. Mund ta kalojme nje pjese e mire e popullsise por jo te gjithe menjehere. Po ky shkrim mund te ishte futur me ndonje cep te faqes e jo ne faqe kryesore se ta shpif komplet!

Fred Tironsi05/04/2020 23:32

Çfar është ky Ergys Mërtiri? Kush është ky Njeri me *Kompetenca të pakufishme dhe me Mëndje kaq të ndritur* Ju lutem shikojeni dhe njëherë me Vëmëndje Foton e tij, 1) Xhaketën, 2) Jakën e Këmishës, 3) Trikon. Për të mos e ofenduar po them vetëm kaq, ai duket sikur sapo ka dalë nga Burgu i Spaçit dhe para se të mbërrinte në Shtëpi mendoi të bënte një Foto te Fotolugati.
Redaksisë të SYRI.net:
I lexoj me shumë Kënaqësi Lajmet tuaja, por ju lutem mos na bëni të hidhemi nga Ballkoni i Katit të para dhe ti japim fund Jetës për Lajme të tilla si ky i mësipërmi, se kur të shkoni te Shën Pjetri ai do të ju tregojë menjëherë Derën e Ferrit, nëse nuk më ruani mua ruani veten sëpaku.
Me shumë Respekt.
Fred Berlinezi.

...05/04/2020 21:51

o Hasan pordha pervec jush ne SHqiperi kush tjeter eshte izolu si kafshe ne kpshtin zoolpgjik nga nje i semure mendor

Skrapari05/04/2020 21:05

O Hason o trap? A e kupton dot ti prof. Mertirin? Ti pi ndonje gote raki se ajo te jep "imunitet".

Askushi05/04/2020 20:21

Horri perbindesh e gjeti menyren per te diktuar dhune, diktatur, terror... fatkeqsisht je ne fuar te tij..

Roni05/04/2020 20:12

Do rrish ne shtepi qe ta perballosh pikun e epidemise, dhe sepse ashtu thone expertet e mjekesise ne te gjithe boten.

Si ka mundesi te publikohen keto lloj shkrimes!!!

Shqiptari05/04/2020 20:08

ERGYS LLOGARITJEN SHUME GABIM!!! POR NUK KE FAJ SEPSE NUK DI ARTHMETIKE, AS TI, AS RAMA, AS AHMETAJ, AS MANASTIRLIU!!!!
KA NJE LLOGJIKE MATEMATIKE
13X10=130 DITA E PARE
130X10=1300 DITA E DYTE
1300X10=13000 DITA E TRETE
13000X10=130000 DITA E KATERT
130000X10=1300000 DITA E PESTE
-----------------------------------------------------
1444300 NJEREZ DO TE INFEKTOHEN PER 5 DITE
PRA PO TA DYFISHOJME DITEN E 6 I BIE QE PER 6 DITE TE INFEKTOHEN 2888600 BANORE TE SHQIPERISE!!!!
POR PROBLEMI I SATRAPIT TE SURRELIT NUK ESHTE NUMRI I TE INFEKTUARVE, POR ESHTE GJENDJA SKANDALOZE NE TE CILEN ESHTE KATANDISUR MJEKESIA JONE DHE PAMUNDESIA PER TE PERBALLUAR NJE FLUKS TE MADHE TE INFEKTUARISH.
PO TE ISHIN MARRE MASAT QYSH NE FILLIM ME AFTESI DHE PA MENDJEMADHESI, NUK DO KISHIM FARE AS IZOLIM MASIV DHE AS BLLOKIM TE JETES SOCIAL-EKONOMIKE TE VENDIT!
COVID-19 NUK TREGOI VETEM PAAFTESINE E RILINDASVE TANE HAJDUTE, POR MOSKOKECARJEN E DHE PAPAERGATITJEN E TE GJITHE QEVERIVE TE BOTES QE E KANE ORIENTUAR QEVERISJEN VETEM DREJT FITIMIT, PASURIMIT VETJAK DHE DUKE E LENE PAS DORE SHENDETIN E NJEREZVE!
JANE HARXHUAR TRILIONA EURO PER SHPENZIME KOT, PRODHIME ARMATIMESH, RAKETASH, AVIONASH LUFTARAKE DHE SHFAROSESH, STUDIME DHE MISIONE TE PAFRYTSHME HAPESINORE, MILIARDA EURO PER FUTBOLLISTE, MILIARDA EURO TE BLLOKUARA NE 15-20 DUAR KOT, TE PASHFRYTEZUARA PER NJEREZIMIN, PER ZHVILLIMIN, PER GJELBERIMIN, PER MBROJTJEN E NATYRES, MJEDISIT, JETES SE NJEREZVE!!!!

Hasani05/04/2020 19:42

Po mire u njeri pa tru oer ramen po rri gjithe bota o trap

Shto koment

Denonco