Më dhimbset Kosova, kur e shoh në këtë situatë

Më dhimbset Kosova, kur e shoh në këtë situatë

Nga Kim Mehmeti - 05/04/2020

Shpesh më pyesin pse e mbështes Lëvizjen Vetëvendosje?!

Për gjithë ata që mendojnë se kam diçka personale kundër atyre që i kritikoj kam vetëm një kundërpyetje:

Si mund të jesh njerëzorë dhe për Kosovë e shqiptari, duke i mbështetur ata që dy dekada me radhë kishin pushtet e rrënuan shtet, ku bënë pjesë edhe Presidenti i sotëm proamerikan i Kosovës si dhe Kryetari i LDK-së, i cili rininë ia përkushtoi Jugosllavisë, e vitet e rënda të pleqërisë së tij i harxhon për ta mbrojtur vendin nga antiamerikanizmi i kryetarit të VV!?

Më thoni pra si mund të jesh për Kosovë e shqiptari, duke i përkrahur monstrat politike që edhe sot, kur bëhet luftë për të shpëtuar jetë njerëzish, ata merren me lojëra politike, e madje, ke përshtypjen se u vjen keq pse në Mitrovicë nuk ndodh ndonjë trazirë!?

Zotërinj nuk kam ndonjë përfitim personal të jem pro VV, por kam shumë arsye njerëzore të jem kundër atyre që dekada me radhë e zhvatën Kosovën, e që sot janë aq të pafytyrë dhe përbuzës ndaj inteligjencës sonë kolektive sa paturpshëm dalin dhe na thonë se janë duke e mbrojtur vendin nga ata që kurrë deri më tani nuk e kanë qeverisur atë!? 

Andaj ju mund të mos e beson se përcaktimi im politik ka të bëjë vetëm me bindjet dhe ndjenjat e mia njerëzore, por mos mendoni se jam aq naiv sa mos ta di se sot, duhet të jesh kundër VV e përkrahë atyre që dekada me radhë e plaçkitën popullin, nëse donë që pjesë e asaj ‘plaçke’ të përfundojë edhe në xhepin tënd!

Andaj mos më pyetni pse ndjehem keq dhe pse më dhimbset Kosova kur e shoh se kryetari i LDK-së merret me legjitimitetin e atyre që i ‘rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të’ dhe se Presidenti i saj është aq shumë i brengosuri për Mitrovicën?!

Dhe  vallë kjo nuk është mjaft që të besoj se tani për tani, Lëvizja Vetëvendosje përfaqëson shpresën rinore, shpresë të cilën e vranë ata që nuk i ngiu as tre për qindëshi i djersës së mërgatës, as tenderët që i zhvatën, ata që e çuan Kosovën ‘përpara’ duke ia përbuzur asaj mençurinë, ardhmërinë, ndershmërinë dhe atdhedashurinë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

astrit06/04/2020 11:22

Miku im megjithse nuk njihemi. Nuk ka arsye te jesh i brengosur. Ne kosove e shqiptari ka shprese e kjo fale VV. Historia jone kombetare nuk e ka te re qe llumi politik ti bej dam shqiptarise. Por gjithashtu kemi fituar imunitet dhe me dhimbje por do te kete shprese e te ardhme.

N06/04/2020 09:26

Hashim Thaci ,Isa Mustafa mocion mosbesimi ,per nje qeveri qe kishte vetem 50 dite ne pushtet nje qeveri rrezohet neraste te tilla,vetem kur ben tradheti kombetare e kunderta eshte e vertet, ata qe e rrezuan ben tradheti kombetare.Kosova nuk eshte shtet funksional sepse nuk e shtrin sovranitetin e saj ne gjithe teritorin e ketyre u bie ne mend te rrezojne qeverin turp te ken cdo deputet shqiptar qe bashkuan voten me serbet per te rrezuar Albin Kurtin qe eshte shpresa e kosoves.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet05/04/2020 20:19

ËH,MË DHIMBSET KOSOVA KUR E SHOH NË KËTE SITUATË;HË, Q'KRIMBSET HORRPR-
OVA KUR E MOHË QË PRETË GRIGURATË;SE RINIA DHE MBARË POPULLKOMBI EDHE
MËRGATA,E NGRATA,MBARË SHQIPTARIA,DUKE PËRKRAHUR VETËVENDOSJEN ORE,
TETËBRENGOSJEN,NGA KËSO,A PËSO,DALLKAZHUJK,HALLKAUJK;PSE NUK MJATUAN
TRE PËRQINDESHIN,AS FONDIN VENDILINDJA THËRRET;DUKE GLLABËRUAR,SHKATË-
RRUAR,TERË PASURINË,TRASHGIMINË,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;AUH,
DUKE UDHËHEQUR,GJËJA DIALOG MARRËVESHJE SEKRETË;O,KUKE KURTHEHEQUR
GRIASHOK VARRËRESHJE DEKRETË;EDHE NË KOHË PANDEMIE,KORRJA E VDEKJES
MBARË NJERZIMI BOTËS;TERË KËTA,PËR HATA;RRËZOJNË QEVERINË VETËVENDOS-
JE,FERRZOJNË NEVERINË TRENDËKOSJE;DUKE THIRRË,KUKE SQIRRË,PËR TRAZIRA
NGRER MARRZIRA;PËR NDARJE TË KOSOVËS,NGRER ZVARRJE T'HORRPROVËS,AUH
DUKE FESTUAR,TESTUAR;FALJEN E TREPÇES,SHKALJEN E SHKEPÇES;HAPI PLASJE,
KAPI VRASJE,KOSOVËN TA KTHEJNË NËN THUNDREN E RUSO SERBO JUGOSLLAVE,
HORRPROVËN TA ZHBEJNË ZËN PUDRËN BISHËS,ISHES,GJAKPIRËSE,PRAGGRIRËSE
PUSO VERBO TUGOSHKAVE;AHIII OR,PUSO VËRBO TUGOSHKAVE!! T'FALA MANI,USA.

Shto koment

Denonco