Piku i epidemisë apo piku i arkës bosh

Piku i epidemisë apo piku i arkës bosh

Nga Sali Berisha - 02/04/2020

Në një super-skandal të pashembullt në botë, Edvin Kristaq Mashtrimi që tallet me shëndetin dhe jetën e një populli të tërë, deklaroi në mënyrën më të parpërgjegjshme me një zëdhënës të tij se epidemia e koronavirusit arriti pikun e saj në Shqipëri.

Ndërkohë që autoritetet e asnjë vendi në rajon as dhe në Europë, madje përveç Kinës, Singaporit, Koresë së Jugut as dhe në botë ende nuk kanë deklaruar dot pikun e epidemisë në vendet e tyre, siç bëri kryeepidemiologu xhahil i Shqipërisë.

Këtë nuk e kanë bërë dot as ato vende që kanë përdorur që në fillim karantinën, as të tjerat që nuk e kanë përdorur atë. Prapa kësaj deklarate të Edvin Kristaq Mashtrimit fshihet qëllimi makabër i manipulimit të çdo të dhëne dhe adaptimit të strategjisë, ruajtjes me çdo kusht të karriges dhe pushtetit të tij, kësaj radhe me koston e shumë e shumë jetëve njerëzore. Në themel të kësaj deklarate qëndron arka bosh e narkoshtetit të falimentuar të Edvin Drogës.

Për të shpallur pikun politik apo të arkës bosh të epidemisë Covid-19, Edvin Kristaq Mashtrimi veproi si vijon:
1-Kufizoi në ekstrem testet për diagnozën e të infektuarve nga Covid-19 duke mos lejuar me vetëdije të plotë zbulimin e përmasave të epidemisë dhe kufizuar artificialisht përmasat e saj. Shqipëria është kështu vendi me përqindjen më të lartë në botë të pozitivitetit midis të testuarve.

2-Centralizoi në një pike të vetme testimin dhe vendosi në sekret të plotë shtetëror rezultatin e testit. Ky rezultat, kalon nga laborantja që e bënte te militantja e PS, nga ajo tek Ndrikull Hajni Maska dhe së fundi Edvin Kristaq Mashtrimi sikur të ishte sekreti i sekreteve të shtetit.

Ky është dhe shkaku me kryesor i monopolizimit të egër të testimit personalisht nga Edvin Kristaq Mashtrimi dhe Ndrikull Hajni Maska dhe vasalët e papagajtë e tij që shkelmojnë në mënyrë kriminale mbi betimin dhe misionin e mjekut.

Ky është dhe shkaku pse nuk lejojnë laboratorët private të pajisur me aparatura ultramoderne që të bëjnë testin e Covid-19 në rastet e dyshuara sepse humbasin kontrollin absolut mafioz mbi përmasat e epidemisë.

3-Me dhjetëra e qindra raste me temperaturë të lartë diagnostikohen me telefon nga 127 pa u vizituar dhe pa iu bërë testi si raste me Covid vetëm për të mos shtuar numrin e rasteve me këtë virozë dhe për të njoftuar raste të reja aq sa donte kryepidemiologu xhahil i Surrelit.

4-Në funksion të kësaj praktike kriminale janë ulur në zero vdekjet e shumta nga Covid-19 jashtë Spitalit Infektiv.

Kështu, në Has, pas një ceremonie mortore rezulton me “grip” një lagje e tërë. Nga kjo lagje ka tre vdekje, por vetëm njëra që mundi të vinte në Tiranë në spital u shpall vdekje nga Covid-19 dy të tjerët e morën virusin në varr sepse ashtu donte kryepidemiologu xhahil. Raste analoge si këto janë njoftuar të shumta.

5-Në përputhje me këtë vendim kriminal, tre ditët e fundit shifrat reale të të sëmurëve u zvogëluan për të ardhur tek deklarata se arritëm pikun.

Miq, pas kësaj deklarate skandaloze, e cila dëshmon se pikun e epidemisë në Shqiperi e përcakton Sulltan Salep Surreli, çdo ditë shqiptarët do degjojnë nga Edvin Kristaq Mashtrimi numrin që ai dëshiron vetë të shpallë si të infektuar me Covid-19, numrin që dëshiron dhe zgjedh vetë ai të të sëmurëve dhe të të vdekurve nga epidemia Covid-19.

Kështu për dy-tre javë Shqipëria duket se do të shpallet vendi i tretë në botë pa asnjë rast me koronavirus.
Pasojat e këtij qëndrimi të papërgjegjshëm dhe kriminal do jenë përhapja masive e epidemisë, dhjetëra dhe qindra e mijëra të infektuar e të sëmurë me Covid-19 do mbeten në shtëpitë e tyre rrugëve pa asnjë kujdes, dhjetëra e qindra të sëmurë me Covid-19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke iu mohuar mjekimin për sëmundjen nën pretekstin e tmerrshëm se sëmundja nuk ka mjekim.

Duke dënuar me forcë këto veprime çnjerëzore, kriminale, unë i bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencën më të madhe për të vendosur sanksione ndaj Edvin Mafisë dhe narkoqeverisë së tij dhe për t’iu kërkuar të zbatojnë me rreptësi direktivën e OBSH në qëndrimin ndaj epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari02/04/2020 14:20

KULMI I DALLAVERAXHIUT DHE INJORANTIT TE PAAFTE!
NJE KRYEMINISTER QE PRANON DHE DEKLARON HAPUR, PUBLIKISHT, ME ZE DHE FIGURE QE NEN QEVERISJEN E TIJ LULEZON EVAZIONI FISKAL NE KURRIZ TE BUXHETIT TE SHTETIT, KONTRATA QIRASH FALLACO, KONTRATA PUNESIMI FALLCO NGA TE GJITHA KOMPANITE, NDERMARRJET PRIVATE, KONTRATA PAGESASH FALLCO TE LOJTAREVE TE FUTBOLLIT NGA KLUBET PERKATESE, DUHEJ TE LARGOHEJ URGJENTISHT!
CFARE I NDODHI MESSIT NE SPANJE KUR U ZBULUA FSHEHJA E TE ARDHURAVE???
DIHET BOTERISHT QE PER TE GJITHE TE PUNESUARIT NE SHQIPERI NE SEKTORIN PRIVAT JANE TE DEKLARUARA TEK TATIMET DHE SIGURIMET SHOQERORE PAGAT MINIMALE 26 MIJE LEKE/MUAJ, PAVARESISHT NGA PAGAT REALE QE MARRIN.
TE GJITHE TE PUNESUARIT DETYROHEN FORCERISHT OSE ME KERCENIMIN E LARGIMIT NGA PUNA PER TE NENSHKRUAR KONTRATA TE TILLA ABUZIVE NE DEM TE SHTETIT POR EDHE NE DEMIN E TYRE PERSONAL, PASI KUR TE DALIN NE PENSION ATA DO TE PERFITOJNE NJE PENSION MINIMAN NE PEROPORCION ME PAGESEN PERKATESE TE DEKLARUAR LIGJERISHT SIPAS KONTRATAVE TE PUNES.
ME SKANDALOZJA ESHTE QE VETE KRYEMINISTRI E DI, MINISTRI I FATKEQESISE E DI, MINISTRIA E FINANCAVE E DI, MINISTRIA E PUNES E DI, PROKURORIA E DI, SPAK E DI DHE TE GJITHE E DINE, POR ASKUSH NUK E RRUAN!!!!!
PA PIKEN E PERGJEGJESISE SHTETERORE DHE MORALE DHE PA PIKEN E TURPIT NJEREZOR, VETE KRYEMINISTRI DHE MINISTRI I FATKEQESIVE U THOTE SKLLEVERVE SHQIPTARE: DENONCOJINI MIQTE DHE KLIENTET TANE DHE SKLLAVO-PRONARET TUAJ!!!!
PO KUJT IA MBAN BYTHA NE SHQIPERI TE DENONCOJE SKLLAVO-PRONARIN MIK TE SATRAPIT TE SURRELIT!
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE BESON E TAIWANI?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE SANDRIN E KLANIT?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE BENIN E TOPIT?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE SALILLARIN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE FUSHEN E TENDERAVE DHE KONCENSIONEVE TE BASHKISE?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE CARAPULIN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE PINGULIN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE GJICIN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE NDREUN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE DULAKUN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE KLODIAN ZOTAJN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE OLSI RAMEN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE GAZ DEMIN?
PO KUJT IA MBAN TE DENONCOJE TE GJITHE ANTARET E KLANIT RILINDJA?
TE GJITHA KONTRATAT E QIRAVE JANE FALLCO, JO REALE DHE NEN CMIMIN REAL!
IMAGJINOJENI VETE SE SA I KANE KUSHTUAR BUXHETIT TE SHTETIT PER KAQ SHUME VITESH HUMBJE TE TILLA FINANCIARE, SHUMA TE TILLA TE MUNGUARA!
ESHTE DICKA QE DINE QE TE GJITHE, QEVERIA, VETE KRYEMINISTRI, PRONARE E SKLLAVO-PRONARE TE MBROJTUR NGA QEVERIS, E DINE VETE SKLLEVERIT QE ESHTE E PAMUNDUR QE TE KETE NE SHQIPERI TE PAKTEN NJE FRYMOR QE TE JETOJE FAMILJARISHT ME NJE PAGE MINIMALE PREJ 26 MIJE LEKE NE MUAJ!!!!
A KA TURP ME TE MADH SE SA VETE KRYEMINISTRI QE E DI DHE THOTE DENONCOJINI JU TE VOBEKTET PO UA MBAJTI!!!!!!!
PO KY SATRAP NUK KA AS CIPE, AS TURP, AS PERGJEGJESI DHE AS NORMEN MINIMALE TE DHEMBSHURISE NJEREZORE!!!

Antirilindas02/04/2020 13:25

Doktor!
Na ler rehat.
Më mirë të vdesim nga koronavirusi se nga dhuna për të na mbajtur mbyllur brenda.

Nuk na duhet jeta nqs nuk jemi të lirë për ta shijuar.

Ka 30 vjet që po na zhgënjeni çdo ditë e më shumë.

Të gjithë!

Shto koment

Denonco