Virusi i gomarit

Virusi i gomarit

Nga Artan Fuga - 02/04/2020

Pandehma dhe pandemia

Mbi pandeminë bëhet sigurisht edhe propagandë, ndërtohen edhe teori komploti, ngrihen edhe delire pse erdhi, nga erdhi, si erdhi, si ikën, çfarë e shëron, ideologjira, luftëra, rivalitete!

Propagandë e neveritshme politike nga të gjitha anët e Globit! Patjetër. Ky është gripi i njeriut! Mijëravjeçar!

Unë e quaj pandehmë, një zhurmë kot, një hamendje e çmendur, një delir pa prova shkencore, një llomotitje për veten. E tha mirë sot një epidemiolog i madh europian: Ore, askush nuk e di saktë çfarë është dhe si luftohet! Do të dojë kohë kjo punë!

Si lopa e çmendur! Si gripi i derrit! Si gripi i pulave! Vetëm gomari qenka i pafajshëm, i padëmshëm, në punë të vet!

Le t'i bëjmë një monument gomarit që pëllet si lopë! E kam fjalën gjuhësisht, sepse si tinguj janë të ndryshëm! Kjo është njerëzia sa e mënçur aq edhe budallaqe!

Megjithatë, megjithatë, megjithatë, ta ndajmë pakës pandeminë nga pandehmat.

Ta ndajmë faktin nga propaganda e ndyrë mbi faktin.

Fakti duhet përballuar me masa të forta!

Ca thonë, e mo se lojë është, test.

Dakord mo dakord! Por, nga ky testi vdesin mijëra njerëz në ditë! Se pastaj kur shkojmë në botën tjetër dhe do të na pyes rojtari i ferrit, se ne veç në ferr e kemi vendin: Po ti mo, derdimen pse erdhe kaq shpejt këtu?

Si t'i përgjigjemi? Ika kot shefo, kujtova se ishte lojë, por ajo puna e lojës ishte vetë loja, se ai që përhapi virusin pse mos përhapte edhe teoritë konsiparcioniste se loja me virusin ishte lojë!

Si puna e komisarit!  Prandaj ndajeni pandeminë nga pandehma, pa pandehma bëni sa të doni!

Vetmia në dhomë mbyllur e rrit delirin! Se pastaj edhe gomari do të thotë: Ore, por kur, pula, gjeli, lopa i bëjnë t'ëmën njeriut dhe ai i mban në pëllëmbë të dorës ato, pse mos i hedh edhe unë në kokë edhe grripin e gomarit që ta shohë njëherë dhe as mos shajë më: Ik ore gomar! - meqë më gjen të urtë mua, por as do të pëllasë si gomar duke bërtitur : unë, unë, unë, un, un, un, uuuuuuuu!

Këta atë që u bën mirë dhe është i urtë, i bindur, i sjellshëm, i ndershëm e quajnë gomar, prandaj mos jesh gomar mos vallë duhet hequr dorë nga këto virtyte?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet02/04/2020 21:27

HEU,VIRUSI I GOMARIT;EU,KRIMUSI I KOMARIT;SIPAS NASTRADIMUSIT,RIQAS KAST-
RAKRIMUSIT;KUR NJË JEVG DIKUND N'MALESI,KISHTE NGARKUAR GOMARIN PLOT,
PLOT VEGSHA E VORBA,PËR T'IA SHITUR POPULLATËS,NGRATËS;PORSE,RRENZË
BJESHKË TAKON NJË BARI ME BAGTI,HYPUR MBI KALI,DUKE RUAJTUR KOPEN E LO-
PËVE RRËNZË ATI MALI;NGA INATI,PSE BARIU I BAGËTI HYPUR MBI KALI,NDËRSA
JEVGU DUKE E TËRHEQUR GOMARIN PËR KËRPESHI;AI PA NJË,PA DY;NË ATË DITË
VAPE TË VERËS,NDJELLI OR PJELLI;ME ZEKËRR VALË,ZEKËRR VALË..;LOPËT NGRI-
TËN BISHTIN THIK PËRPJETË,EDHE MUARËN MALIN;BARIU I ZIU;ZBRITI NGA KALI E
MERR NJË GRUSHT MIZA TË KALIT,QË IA FUTI GOMARIT N'PRAPANICË;A GOMARI
FILLOI TË PLLET O BËRTET,NË KUPË TË QIELLIT;U RRËZUA NË KOKËRR SHPINES
EDHE,DUKE NGORDHË;A,AI JEVGU LUTEJ O LUTEJ BARIUT,QË TA SHPETOJË GO-
MARIN MOS TË NGORDHË,SE TERË FAMILJA ME FËMIJË DO TË VDESIN URIE,HU-
RIE,NGA VARFËRIA EKSTREMË,FEKSTREMË;POR,BARIU PO I THOTË:KTHEMI TI
LOPËT NGA MALI I BJESHKËS,QË UA LËSHOVE ZEKRRAT,EDHE UNË TA SHPETO-
JË GOMARIN NGA NGORDHJA LOKALË,OUUH,BRORDHJA GLOBALË!!!" MANI,USA.

Shto koment

Denonco