Grenelldiplomacia ose fabrikimi i servilëve

Grenelldiplomacia ose fabrikimi i servilëve

Nga Islam Lauka - 29/03/2020

Ka tre ditë që kasta e vjetër pushtetore është në ekstazë. Më në fund, foli ai që duhej të fliste, ai që po pritej me aq padurim. Foli Riçard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Tramp për bisedimet Kosovë-Serbi. Më saktë, ai nuk foli, por kumtoi. Kumtimi i tij erdhi në formën e një deklarate të përbashkët me Ambasadorin amerikan në Prishtinë, F. Kosnett dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, M. Palmer, si dhe nëpërmjet një interviste në T7.

Kori i vjetërsirave pushtetore shpërtheu: Kumtimi i Grenellit na hapi sytë, na qartësoi gjithëka; ne i besojmë pa rezerva administratës amerikane; ne nuk dyshojmë kurrë për rolin proshqiptar të saj; nuk ka çfarë na duhet liria dhe pavarësia pa Amerikën; kush është kundër Amerikës, është kundër popullit të vet, kundër historisë, kundër Zotit; Albin Kurti është antiamerikan; nuk ka qeveri pa Amerikën!

Asnjë analizë politike kritike nuk u bë për deklaratat e tij. Sepse. sipas mentalitetit të pushtetmykurve, kumti, porosia, hadithi nuk gjykohen. Ato pranohen e zbatohen, ashtu siç jepen, pikë për pikë. Ata që bëjnë të kundërtën, nuk i përkasin sektit tonë. Ata janë qafirë dhe duhen linëuar. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë qafirët e Kosovës. Të goditen pa mëshirë!

Analiza politike kritike përpiqet të depërtojë në thelbin e vërtetë të deklaratëve, apo qëndrimeve, duke analizuar atë që thuhet, por edhe atë që nuk thuhet. Këtë bëjnë politikanët seriozë dhe të përgjegjshëm si, Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, miku i sprovuar i shqiptarëve, Eliot Engell; diplomatët me përvojë, që e njohin mirë Kosovën dhe Ballkanin, si dhe artin e diplomacisë, si Shaun Byrnes; studiues profesionistë dhe me integritet shkencor e moral, si Daniel Server; shqiptaro-amerikanë patriotë të spikatur e të përkushtuar, si Harri Bajraktari dhe Sami Repishti. Sipas gjykimit të tyre, në deklaratat e Ambasadorit Grenell ka gjëra pozitive, por ka edhe shumë të tjera, jo vetëm të kritikueshme, por edhe të papranueshme.

Edhe unë bëj pjesë midis atyre që nuk pranojnë të marrin ëdo gjë në mënyrë të verbër, pa ia nënshtruar një analizë të thellë kritike, nga pikëpamja e interesave tona shtetërore e kombëtare, ëdo deklarate që vjen, qoftë edhe nga aleati ynë strategjik, SHBA.

Më poshtë, qëndrimet e mia rreth diplomacisë së Riçard Grenellit dhe deklaratave të tij të fundit:

1.Vlerësoj angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Tramp në procesin negociator Kosovë-Serbi, i cili do të ëonte, siç deklaron Ambasadori Grenell, në njohjen e ndërsjellë. Do të dëshiroja që, pas togfjalëshit ‘njohje e ndërsjellë’, të pasonin fjalët ‘brenda kufijve ekzistues’.

2.është me shumë rëndësi që Grenelli deklaron se, për mendimin e tij personal, shkëmbimi i territoreve ‘nuk është opsion’, por do të ishte shumë më mirë që të theksonte se ky është qëndrimi zyrtar i SHBA-së. Akoma më mirë do të ishte sikur, krahas mohimit të ekzistencës së një marrëveshjeje të shkruar për territorin, në fazën e tanishme, ai të jepte garanci që Uashingtoni, edhe në të ardhmen, do të refuzonte kategorikisht ëdo përpjekje për futjen në axhendën e bisedimeve të ndarjes së Kosovës.

3.është pozitiv fakti që, siç deklaron Grenelli, vëmendja e qeverisë amerikane është përqëndruar në ekonomi, punësimin e të rinjve etj. Por teza e tij se zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike ëon në zgjidhjen e problemeve politike që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë, duhet marrë me shumë rezervë. Deri në vitin 2018, Serbia ka qenë partneri i parë ekonomiko-tregtar i Kosovës në rajon, shumë përpara Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por pa shënuar asnjë progres në negociatat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Mallrat serbe vërshonin në tregun kosovar, ndërkohë që eksporti i Kosovës ishte krejt i papërfillshëm, Veç të tjerash, edhe për shkak të barrierave jotarifore të Serbisë.

është për t`u përgëzuar Ambasadori Grenell për kontributin e dhënë për nënshkrimin e tre marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë në fushën e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, por edhe këtu nxjerr krye aspekti politik. Serbia nuk njeh dokumentet me vulën e shtetit të Kosovës, as të identifikimit, as ato doganore dhe as të origjinës së mallit. është iluzion të pritet që do të jenë efektive autostradat, hekurudhat dhe linjat ajrore, pa u njohur këto dokumente bazë, nga ana e Serbisë.

4.Nuk më duket e besueshme deklarata e Grenellit se Kurti i paska premtuar heqjen e tarifave, por ai nuk e mbajti fjalën dhe e gënjeu. Më i prirur jam të besoj Albin Kurtin, i cili nuk e mohon që i ka premtuar, por me kusht të zëvendësimit të tarifave me reciprocitetin. Ky është një qëndrim që ai e ka bërë të njohur publikisht, gjatë fushatës elektorale, e ka fiksuar në marrëveshjen e koalicionit me LDK-në dhe në programin qeveritar.

5.E vlerësoj gatishmërinë e shprehur nga Grenelli në intervistën e tij në T7 për bashkëpunim me kryeqytetet europiane në ëështjen e dialogut Kosovë-Serbi, por jam skeptik që kjo do të mishërohet në praktikë, sepse për dy nga zhvillimet e fundit në Kosovë-heqjen e pjesshme të tarifës dhe mocionin e mosbesimit të qeverisë, jo vetëm nuk pati bashkëpunim, por qëndrimet e dy sheteteve kryesore europiane, Gjermanisë dhe Francës, ishin të kundërta me ato të Grenellit. Gjithashtu, do të dëshiroja që, në vend të kryeqyteteve të Veçanta, i Dërguari amerikan, të bashkëpunonte me Brukselin, pra me BE-në, si organizatë. Për realizmin e objektivit të saj strategjik-integrimin në strukturat euroatlantike, Kosova ka nevojë për Marsin (SHBA), por edhe për Venerën (Europën).

Veç kësaj, përçarja midis perëndimorëve krijon terren të përshtatshëm për rritjen e ndikimit dhe të pranisë së Moskës në rajon. Kërcënimi rus, në gjykimin tim, është kërcënimi i jashtëm kryesor për Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi dhe për Kosovën, në Veçanti.

Cilat janë arsyet e konfliktit midis Kryeministrit Kurti dhe Ambasadorit Grenell.

1.Unë mendoj se, në bazë të këtij konflikti qëndojnë dallime thelbësore konceptuale. Kurti mendon se faktorë themelorë për zhvillimin e Kosovës janë ata me natyrë të brendshme. Grenelli i përmbahet pikëpamjes së kundërt. Këtej burojnë dallimet e thella në përparësitë që ata përcaktojnë. Për Ambasadorin Grenell përparësia numër një për qeverinë e re do të duhej të ishte dialogu me Serbinë. Për Kryeministrin Kurti, kjo ëështje nuk përfshihej as në pesëshen e parë të përparësive të qeverisë. Të tjera gjëra kishin rëndësi për të: zhvillimi ekonomik, punësimi i të rinjve, reforma në arsim, në drejtësi, shkapja e shtetit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

2. Për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, Kurti këmbënguli që, bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin KO 43/19, datë 27.06.2019, të Gjykatës Kushtetuese, kjo përgjegjësi t`i kalojë qeverisë. Grenelli nuk e përfilli legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe zgjodhi Presidentin Thaçi, si të preferuarin e tij për të udhëhequr këtë proces.

3.Për ëështjen e tarifave: Kurti ishte për heqjen graduale të tyre, në varësi të reflektimit të Serbisë dhe zëvendësimin e tyre me reciprocitetin. Gjithashtu, ai e kushtëzoi heqjen e tarifave me ndërprerjen e fushatës së Serbisë për ënjohjen e Kosovës. Grenelli ishte për heqjen e menjëhershme të tyre, pa reciprocitet dhe pa kushtëzim. Në këtë pikë, qëndrimi i tij ishte i njëjtë me atë të Presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç.

4.Kryeministri Kurti kërkoi transparencë për takimin e oraganizuar me 3 mars 2020 në Uashington, midis Thaçit dhe Vuçiçit, në prani të tij dhe të zyrtarit të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, O’Brajan; për marrëveshjet në fushën e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, etj. Kjo transparencë nuk u bë kurrë, as nga Grenelli, as nga të dy presidentët. Natyrisht, ai nuk i thirri atje për t’u konsultuar për axhendën bërthamore të Iranit dhe të Koresë Veriore.

5. Për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, në parim, Kurti nuk ishte kundër, por kërkoi të mos nguten, sa të kalojë situata e rëndë, e krijuar nga COVID-19. Të njëjtin qëndrim për këtë ëështje pati edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ambasadori Grenell ishte kundër shtyrjes, pavarësisht thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, më 23.03.2020, për një ‘pauzë humanitare’ dhe mirëpriti mbajtjen e seancës plenare të Kosovës, në kulmin e pandemisë. Nga puthadorët e tij në Prishtinë, kjo tumirje u propagandua si mbështetje e administratës amerikane për rrëzimin e qeverisë Kurti. Edhe Beogradi e mbështeti rrëzimin e qeverisë, sepse Presidenti serb, Vuçiç, e konsideron Kurtin si njeri, me të cilin është e pamundur të bëhen pazare.

Cilat janë pasojat e diplomacisë së Riçard Grenellit (Grenelldiplomacia)

Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ra me 25.03.2020, me 82 vota pro dhe 32 kundër. Kosova u fut në një ngërë të ri institucional, në një kohë që, jo më një qeveri në ikje, e dobësuar, të cilës kasta e vjetër po i vë stërkëmbës pas stërkëmbësi, por edhe një qeveri shumë e fortë, që do të kishte mbështetjen e të gjithëve, do ta kishte të vështirë përballjen me koronavirusin. i preferuari i Grenellit, Presidenti Thaçi, pasi ‘rrëzoi’ kundërshtarët e tij, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, dy nga politikanët më popullorë e më të përgjegjshëm, po përpiqet që me veprime antikushtetuese të deformojë përfundimisht vullnetin politik të popullit, të shprehur me 6 tetor 2019 dhe të ndërtojë, ashtu siç di ai, një koalicion postesh e interesash, sipas modelit të vjetër. Për realizimin e këtij qëllimi, ai do të shfrytëzojë LDK-në, të kthyer, tashmë, në një patericë të tij.

 

Kthimi i modelit të vjetër të sundimit- ky ishte qëllimi i vërtetë i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. ‘Antiamerikanizmi’ i Albin Kurtit ishte vetëm një mjet për të arritur tek ky qëllim. Sepse, pushtetmbajtësit e vjetër, të përfolur për abuzime të fondeve publike, për nepotizëm dhe për lidhje me krimin e korrupsionin, i trembeshin si natës së vorrit ballafaqimit me të pakomprometuarit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, bartësit e shpresës dhe të ndryshimit, që shumë shpejt, do të miratonin një paketë ligjore për hetimin e prejardhjes së pasurisë dhe për luftën kundër mafias, që do t’i nxirrte zbuluar të gjithë zhvatësit e pasurisë së popullit. Votimi i 2/3 të deputetëve kundër qeverisë Kurti nuk është tregues i rritjes së proamerikanizmit në Kosovë. Si dukuri, proamerikanizmi ekziston dhe është i përhapur në masë në popullin e Kosovës. Ndërsa, ‘proamerikanizmi’ parlamentar, kryesisht, është instrumental, sidomos nga ana e kastës së vjetër pushtetore. Ai përdoret si mjet për eleminimin e kundërshtarëve politikë, shfrytëzohet si maskë për t’u siguruar që të mos ndëshkohen nga Uashingtoni, si dhe për t’i bishtnuar përgjegjësisë në rast dështimi, duke ia faturuar atë aleatit strategjik, se gjoja vepruan sipas këshillave nga përtej Atlantikut.

Një pjesë e deputetëvë, nga ata pa përvojë, duke parë se një mendim ndryshe nga ai i të Dërguarit të Presidentit Tramp, konsiderohet si ‘antiamerikan’, si herezi, zgjodhi servilizmin si mënyrën më të mirë të përshtatjes me diplomacinë konfrontuese të tij. Në këtë kuptim, grenelldiplomacia nuk bëri gjë tjetër, Veç shtoi numrin e servilëve në segmente të caktuara të politikës së Kosovës. Servilët e rinj do të marrin leksione nga ustallarët e vjetër të këtij zanati dhe nesër, ashtu si ata, do ta ‘përsosin’ këtë ves, duke e shfaqur atë në marrëdhëniet me jashtë, sidomos me aleatin e fortë, ndërsa brenda vendit do të kthehen në autokratë të vegjël. Fabrikimi i servilëve – ky është shërbimi që po i bën grenelldiplomacia politikës së Kosovës.

Ndërkaq, Beogradi ndjehet i përkëdhelur. Asnjë kushtëzim nuk i vuri atij ambasadori Grenell. Përkundrazi, është Serbia ajo që po i vë kushte Kosovës: Në qoftë se dëshironi të ndalet fushata për ënjohjen, Prishtina duhet të heqë dorë nga fushata për njohje. Pra, kthim në situatën para vitit 1999.

Ky presion i Beogradit nuk i bën përshtypje ‘mikut të shqiptarëvë’, Riçard Grenell. Atij nuk i bën përshtypje as armatosja e ethshme e Serbisë me teknikë dhe teknologji luftarake ruse, pavarësisht se, në bazë të legjislacionit amerikan, për këtë bashkëpunim, asaj duhet t’i vihen sanksione. i dërguari i Trampit ka vendosur që Serbinë proruse ta shpërblejë, ndërsa Kosovën proamerikane, ta ndëshkojë. Natyrisht, Beogradi ndjehet jo vetëm i përkëdhelur, por edhe i trimëruar. Nga Rusia, si gjithmonë. Por tani edhe nga administrata e Presidentit Tramp. Etnonacionalizmi agresiv serb, ai që në vitet ’90 të shekullit të kaluar e zhyti Ballkanin në gjak, po merr krahë. Vështirë të mendohet që në këto kushte, Serbia të tregohet e gatshme për ndonjë kompromis me Kosovën për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Përkundrazi, ekziston rreziku që ajo të bëhet edhe më arrogante në kërkesën e vet për të marrë pjesë të territorit të saj.

Është e qartë se grenelldiplomacia është pjesë e politikës mujshare të vetë Presidentit Tramp, i cili, siç shkruan politologu i njohur amerikan, Robert Kagan, ‘si një çamarrok po e godet me ëekië bombën e paplasur europiane’. Duket se për Ballkanin, këtë rol ia ka besuar të Dërguarit të tij të Posaçëm, Riçard Grenellit. Si rishtar në këtë zonë, ambasadori Grenell duhet ta mësojë se Ballkani, siç është shprehur Uinston Çurçilli, është i aftë të prodhojë më shumë histori se sa konsumon. Lutja ime për ambasadorin Grenell është: na ndihmoni që të zvogëlojmë prodhimin e historisë në rajonin tonë. Diplomacia juaj mujshare, për fat të keq, po rrezikon të bëjë të kundërtën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shpellar,lab,lal,laluc,malok29/03/2020 21:27

Trampi i friksohet Serbise,
PSE!!!???
Lobi serb do t'a ndihmoje te rizgjidhet sivjet.Shanset i ka te pakta te drejtoje edhe 4 vjet Shtepine e Bardhe.

Ajo29/03/2020 19:23

Analize brilante!

Shto koment

Denonco