Testimi i kufizuar është krim!

Testimi i kufizuar është krim!

Nga Sali Berisha - 28/03/2020

Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska, me testimin e kufizuar që është në kundërshtim flagrant me direktivën e OKB, e cila urdhëron vendet anëtare të bëjnë “testim, testim, testim”, vazhdojnë testimin e kufizuar.

Ndërkohë është faktuar se vetëm karantinimi, ndonëse i domosdoshëm, absolutisht nuk mbron dot pa testimin e gjerë nga përhapja e epidemisë. Ata me këtë qëndrim po infektojnë dhe sëmurin çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët në kushtet e një testimi të gjerë, do të mund t’i shpëtonin infeksionit.

Ky është një krim i vërtetë me të cilin, duke mos i zbuluar të infektuarit bëjnë të mundur që ata çdo ditë të infektojnë të tjerët.

Këtë qëndrim, Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska po e mbajnë sepse ata për 90 ditë nuk importuan asnjë test dhe kur filloi epidemia kishin vetëm një sasi të kufizuar testesh. Testet e porosituara para një jave duan kohë që të vijnë.
 

Për të jusifikuar qëndrimin e tyre, dyshja Edvin PPP Maska dhe ndrikull Hajni Maska mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt shqiptarët duke deklaruar se testi masiv krijon kaos apo se këtë nuk e bën Finlanda!

Dënoj me ashpërsi të madhe këtë qëndrim që zmadhon çdo ditë e më shumë infeksionin dhe semundjen nga COVID-19 dhe kërkoj aplikimin e testimit të gjerë në përputhje me direktivën e OBSH.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet29/03/2020 06:24

TESTIMI I KUFIZUAR ËSHTË KRIM;SHQETSIMI I FUQIZUAR ËSHTË SHFRIM;POSI,ORSI;
LUAJTJA ME JETËN POPULLATËS;SHUJATJA ME T'VERTETËN HORBULLGATËS;ËËËH,
KU ËSHTË HUMANITETI,KU ËSHTË LUMJA REALITETI;KU MBETI DASHURIA NJERIUT
NDAJ NJERIUT;DASHURIA DJERIUT NDAJ DJERIUT;KU MBETI,KU TRETI,BETMI I HIPO-
KRATIT ;MJEKSI E MJEKIMIT DHE TESTIMIT,O DHE SHPTEIMIT;ÇKA DO TË THOTË HEJ,
I MADHI ZOT;TË IA SHPETOJË JETËN VETËM NJË NJERIU;TA LEHTËSOJE SËMUNDJEN
TË MUNDJEN,TUNDJEN;NJË NJERIUT;PO KJO VLERË MË NJERËZORE,MË BOTËRORE,
MË HUMANITARE,OUH,E LUMJA MOJ MBARË SHQIPTARE;KJO VLERA DHE NDERA,MË
E LARTA,MË E ARTA;MË NJËRËZORJA,MERITORJA;NUK KA KANDAR QË MATË;AS ME
PASURINË,AS ME DASHURINË;TË MBARË QENJËS DHE RRËNJËS,TË GJENËS DHE TË KRENËS;QË NUK PESHON,AS NUK MESHON;AS ME ARI,AS KËTEJ PARI;AH,SHKELQEN
O,SHERBEN;NË TESTIMIN,SHPETIMIN,LEHTËSIMIN,NJERËZIMIN;SE MIKU MË I MIRË O,
DIHEJ,DHE NJIHEJ,NË DITË MË TË VËSHTIRË;N'DITË MË T'VËSHTIRË!!.NGA MANI,USA.

Bani28/03/2020 13:10

Po si ka mundesi qe Shqiperia me 3 milion banore nuk e di a i ka bere 1 000 teste kurse Letonia me 1.5 milion ka bere 13 000 teste???

Loran shehu28/03/2020 12:04

ZBerisha duet te marresh fatet e vendit ne for ndryshe na pret gremina

Shto koment

Denonco