‘COVID-19’ në Kosovë vrau një ‘foshnjë’, e fali një ‘plak’

‘COVID-19’ në Kosovë vrau një ‘foshnjë’, e fali një ‘plak’

Nga Çim Peka - 26/03/2020

Kur në dhjetor të vitit 2001, dy vjet e gjysëm pas clirimit të Kosovës, Albin Kurti u lirua nga burgu në Serbi me ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare, krahu i luftës, por edhe i paqes, po shijonin frytet e çlirimit, por edhe të pushtetit.

Në vend që të marshonte deri në Jarinjë, UÇK e drejtuar prej Hashim Thaçit e ndali hovin në Mitrovicë, bash në Ibër. Duke ndaluar në Ibër, me instalimin e forcave franceze të NATO-s, u vulos ndarja de facto e Mitrovicës dhe e Kosovës.

Elemente të caktuar të UÇK filluan uzurpimin e pronave të serbëve të larguar, morën drejtimin e ndërmarrjeve shtetërore, dhe filluan gradualisht të merrnin nën kontroll jo vetëm pronat, por edhe ekonominë e Kosovës.

Në këtë kohë, Ibrahim Rugova ishte tradhëtar, dhe LDK e strukur nga euforia e ‘çlirimtarëve’. Shumë zyrtarë të LDK-së u vranë pas lufte. Pjesa dërrmuese e këtyre krimeve mbeten pa u zbardhur edhe sot. Dhe jo vetëm këto.  Veçse, pse nuk janë zbardhur, nuk do të thotë se nuk janë hetuar dhe nuk po hetohen.

Shumë eksponentë të ish-UÇK janë nën hetim dhe janë marrë në pyetje nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ramush Haradinaj u bë viktima e kësaj gjykate, kur korrikun e vitit të shkuar dha dorëheqje si Kryeministër i Kosovës për shkak të marrjes si i dyshuar.

Pavarësisht se nuk është bërë zyrtare, gjasat janë se edhe Hashim Thaçi është intervistuar disa herë. Koincidence apo jo, Hashim Thaçi filloi të investohej personalisht për ndarjen e Kosovës, vetëm pasi u përpilua lista e personave që ishin nën hetim nga Gjykata Speciale, dhe ku i pari në liste ishte vetë Thaçi.

Qeverisja e Ramush Haradinajt pati dy elementë që spikatën. Së pari, korrupsioni spektakolar, dhe së dyti kundërshtia e fortë e tij ndaj përpjekjeve të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe serbit Vuçiç për të ndarë Kosovën.

Duke ditur se vetë Haradinaj ishte gjykuar një herë në Hagë, dhe se ai personalisht nuk ishte në listën fillestare për t’u hetuar nga Gjykata Speciale, të gjitha gjasat janë se ai u mor si i dyshuar vetëm për t’u shantazhuar në pranimin e idesë për ndarje. Haradinaj u shantazhua përgjysmë. Ai dha dorëheqjen nga Kryeministër, por nuk hoqi taksën dhe as nuk iu rreshtua Thaçit e Ramës.

Albin Kurti nuk mori ndonjë rezultat spektakolar në zgjedhjet parlamentare. Madje mori një deputet më pak se herën e fundit.  As LDK. Atë rezultat që e arriti, e pati prej Vjosa Osmanit, e jo prej kastës së vjetër. As prej Isa Mustafës, as prej Lutfi Hazirit e as prej Agim Veliut. Ata thjesht e kanë marrë peng LDK-në. 

Pra, gjeja spektakolare e zgjedhjeve nuk ishte as rezultati dhe as fituesi. Spektakolar ishte emri i humbësit. Jo PDK, e as AKK.  Por Hashim Thaçi personalisht. Ishte hera e parë që nga përfundimi i luftës, që Hashim Thaçi nuk mundi t’u imponohet partive të tjera, sidomos LDK-së. Ose jo. Mocioni i mosbesimit dhe rënia e qeverise Kurti tregoi se Hashim Thaçi vazhdonte të kishte nën kontroll total LDK-në. Por jo Vjosa Osmanin.

Të jemi të sinqertë. E gjithë kjo nuk mund të ndodhte pa ndihmën e vetë Albinit. Nëse ka elementë që shquajnë qeverisjen e Albin Kurtit, ato janë arroganca dhe foshnjëria politike. 

Së pari, Kurti në zbatimin e premtimeve të veta elektorale, vendosi t’i kundërvihej të gjithë establishmentit menjëherë.  Establishmenti ka disa komponentë: ai është politik, ekonomik, mafioz, ndërkombëtar, dhe ai i sigurisë. Një establishmenti të tillë mund t’i kundërvihësh kur ke një mandatim tepër të fuqishëm e suprem për ta bërë këtë. 26% e elektoratit nuk janë as i fuqishëm e as suprem!

Së dyti, edhe pse ke ardhur në pushtet, thjesht nuk mund të sillesh sikur kë fituar 80% të votave, kur në fakt ke fituar vetëm 26%. Kurti u shpreh se ‘legjitimiteti vjen nga poshtë’.  Pikërisht pra! Shteti është i madh, dhe i ashtuquajturi ‘deep state’ me rrënjë të thella. Të shfaqësh arrogancën e Albin Kurtit, n’daç ndaj Presidentit të Republikës, n’daç ndaj partnerit në koalicion, n’daç ndaj Parlamentit e n’daç ndaj partnerëve ndërkombëtarë, do të thotë të jesh i papjekur politikisht dhe diplomatikisht.

Së treti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kundërshtosh, t’i kritikosh, por jo t’i sfidosh. Thjesht nuk mund ta bësh! SHBA-të mund ‘t’i mundësh’ edhe pa i sfiduar. Shtëpia e Bardhë nuk është as e kuqe, as e verdhë, as jeshile. Ajo është Shtëpi e Bardhë; ajo është vetë Amerika! Dhe kur je i vetë-identifikuar si majtist ekstrem, sfida ndaj SHBA-ve ngjet keq, shumë keq. 

Në vend që të refuzosh të shkosh në Shtepinë e Bardhë, mund të shkosh atje dhe ta rrëzosh idene e ndryshimit të kufinjve. Po, po. Mund ta bësh. Nëse amerikanët kanë vendosur të luajnë me kufinjtë, vazhdoje këtë lojë, por çoje më tutje. Loz me kufinjtë e Maqedonisë!

Është e vërtetë që ka një projekt-marrëveshje. Madje të sigluar. Midis Vuçiç dhe Thaçit. Një marrëveshje tmerrësisht e keqe.  Por e paperfunduar. Ajo është në zyrën ne Josep Borrell. E lënë aty nga një monstër me emrin e Federica Mogherini-t. 

Në fillimin e viteve ’90, ministri i jashtëm francez i asaj kohe shprehej se ‘problemin e vetëm që kemi me amerikanët është se nuk na thonë se çfarë duan. Po ta dinim, puna do ishte shumë e thjeshtë, do bënim çfarë duan ata’. Albin Kurti e di se çfarë duan amerikanët. Marrëveshje. Amerika, në raport me Kosovën dhe Serbinë, ka emrin e Richard Granell. Ai e ka sfidë personale.  Ai do një marrëveshje. Atij nuk i intereson Trepça. Tjetërkujt po.

Megjithatë, Albin Kurti nuk është as i korruptuar, as i përfshirë në afera, as me lidhje me krimin e organizuar. Kosova sot është në këtë gjendje prej gjithë të tjerëve, përveç Albin Kurtit.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua prej taksës dhe prej marrëveshjes. Në kulmin e një pandemie. Nuk ka kërcënim më të madh për sigurinë kombëtare sesa kërcënimi masiv ndaj jetës së qytetarëve. Për këtë nuk do ta kuptojë as Isa me shtagë. Të rrëzosh një qeveri në kulmin e kërcënimit më të madh botëror që nga Lufta e Dytë Botërore, vetëm Isa Musafa e Hashim Thaçi mund ta bëjnë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

PATRIOTI DT 26 mars 202026/03/2020 20:37

I madhi Z. Çim Peka i keni bërë një analizë "EPIKE " rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit kur keni thënë: U vra një " foshnjë" dhe u "fal" një plak me bastun. Në këto momente kur mbarë Bota është përfshirë nga virusi vrasës' COVID-19 'pseudo politikanët kosovarë treguan anët më të errta që do mbahet mënd gjatë në histori.

krasasi tp26/03/2020 20:16

Kush i largohet Sali Berishës, përfundon në krahët e Ilir Metës.Ish ministri i jashtëm Francez nuk e kuptonte se çfarë donin amerikanët.Mesa duket Albin Kurti e kap 'problemin' në ajër dhe noton jo kundër 'rrymës'.
1.Amerikanët i dinë të gjitha.
2.Në Serbi duhet të fitoj Vuçiç.
3.Amerikanët nuk duan as shkëmbim territoresh dhe as popullsie.
4.Amerikanët e kanë hedhur në koshin e plerave planin Mogerini dhe vetë Znj.Mogerini politikisht.
5.Z.Trump i ka ftuar dy presidentët Thaçi e Vuçiç në Uashington për të firmosur marrëveshjen, nëse palët bijen ndakort.
6. Kryenegociatori do ishte Z.Kurti, kur as amarikanët dhe as qytetarët nuk duan humbje teritoresh, për çfarë do udhëtonte Z.Kurti për në Uashington.Z.Trump me siguri do ti injoronte të gjithë përfshi edhe Z.Grenëll."Ore pallosha, por unë ju prisja këtu si dëshmitar nëse Ju do kishit vendosur për tu martuar, çfarë është Shtëpia e Bardhë, mos ju duket gjë kafene?.
7. Ai që mund ta udhëheq me sukses ekipin negociator mund të jetë Z.Kurti. Sepse ai e ka një parim RECIPROCITETIN dhe 'patenta' është çertifikuar në SHBA dhe në BE. Sepse ai nuk pajtohet me hajnin,ka dhënë prova, pra nuk bije në pazar. Sa për konfigurimin e skenës politike kosovare, ajo do ndjek të njëjtin trend në Ballkan. Një brez i ri politikanësh me ide progresive, gjithëpërfshirse dhe integruese, të pa ushtruar në zanatin e hajnisë, do marin frenat e qeverisjeve, pa u intimiduar se kush i quan populist, marksist ,ekstremist e gjithfarë nofkash tu ngjisin.
8.Rugovistët,Sejdistët dhe më rinjtë Vjosistët dhe të tjerë të papërfshirë në hajni dhe krim, mund ta rivalizojnë me sukses Z.Kurti në zgjedhjet e tjera.Por sytë dhe veshët e njerëzimit, janë drejtuar ka perëndimi, në SHBA, Nëndor 2020.Trump apo Soros?.Amerika apo Kina?Sigurisht Trump,sigurisht Amerika..

jim26/03/2020 19:47

Cim, te lumte, si gjthmone analize brilante!

Shqiptari26/03/2020 18:07

KOSOVA NUK BEN HAJER SA KOHE KA ALEANCEN E SPIUNEVE TE SERBISE THACI-MUSTAFA!
KOSOVA KAQ E PATI! KOSOVA E PERFUNDOI ME TURP!
U VERTETUA KATERCIPERISHT QE SHQIPTARET JANE TE VETMIT ARMIQ TE SHQIPTAREVE!
KJO TREGI QE SHQIPTARI PER PUSHTET SHET EDHE GRUAN EDHE FEMINE E VET! SHQIPTARI PER PUSHTET VRET EDHE VLLAUN E VET! KOSOVA ESHTE ZHGENJIMI ME I MADH! QEVERIA ME E MIRE DHE ME JETESHKURTER E KOSOVES RA PER TURPIN E KOSOVAREVE! ENDRRA E BUKUR KOSOVARE PERFUNDOI ME TURP! FATKEQESISHT SHQIPTAREVE GJATE GJITHE HISTORISE NUK IU KANE MUNGUAR KURRE TRADHETARET E RENEGATET E VET. PRANDAJ JEMI TE NDARE ME LEHTESI NE 5 SHTETE, SI ASKUSH NE BOTE. AH PIKA QE NUK IU BIE POLITIKANEVE! JAZEK JU QOFTE! BRAVO I QOFTE SERBISE! GJITHMONE KA PATUR SHERBETORE SHQIPTATE! DHE THONI PASTAJ QE FAJIN KOSOVES UA KA SHKJAU! FAJIN UA KA SERBIA! JU I BETE NDERIN ME TE MADH SHQIPERISE! U TURPERUAT NE SY TE TE GJITHE BOTES! KOSOVA NUK DI TE BEJ NJE QEVERI PER KOSOVEN! CFARE PO PRISNI QE SHTETET SKEPTIKE T'IU NJOHIN SI SHTET? EDHE PER HERE TE PARE QE KOSOVARET KISHIN NJE QEVERI TE SHKELQYER, E RREZUAN PO VETE. TAMAM ASHTU SIC DONTE ALEKSANDRI I SERBISE! RRINI EDHE 1 SHEKULL TJETER! SHPRESONI SE DO T'UA ZGJIDHI HALLET SHBA? JA CFARE PO BEN SHBA PER SHQIPERINE QE IA KA HAPUR E SHQYEE DYER E DRITARE, U KA NXJERR EDHE BYTHEN AMERIKANEVE DHE SHQIPERIA ESHTE COPE-COPE! SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE NGJITUR THJESHT SI MUTI PAS KEPUCEVE TE SHBA! SHBA E PERDORIN THJESHT PER TE MBULUAR MASKARALLIQET E TYRE!
U MBURREM E U KRENUAM TE GJITHE SHQIPTARET ME ZGJEDHJET MODEL QE BENE SHQIPTARET E KOSOVES! POR PASKA QENE KOT!
SHQIPTARET NUK NDRYSHOJNE KURRE DHE TROJET SHQIPTARE NUK KANE PER TE PARE KURRE DITE TE BARDHA PER FAJIN E VET SHQIPTAREVE DHE JO TE SERBISE!
CFARE TE KEQE IU KANE BERE SHQIPTAREVE TE HUAJT ME SHUME SE SA VETE SHQIPTARET????!!!!
KEQARDHJE PER KOSOVEN DHE TE GJITHE SHQIPTARINE!

Flo26/03/2020 16:46

Pergezime per analizen pa doreza qe i ke bere politikaneve kosovare

Krist26/03/2020 16:45

Cim,ke shkru,me nje mllef,qe edhe sikur Thaci,apo qofte edhe Mustafa,qe nuk e kan dasht asnjihere Albinin,perkundrazi e kane pengu ne cdo drejtim,nuk do ta kishin shpreh,kaq hapur.Po me cudit si gazetar,por me shume se shkrimi,nuk jep asnje rruge dalje,apo te pakten nje ide troc (pervec,c'ka del haptaz ne shkrim).

Shto koment

Denonco