Evropa na hapi derën e purgatorit!

Evropa na hapi derën e purgatorit!

Nga Artan Fuga - 25/03/2020

Çfarë kërkon nga ne me të drejtë Europa gjatë bisedimeve për t'u integruar në BE?

- Reformë zgjedhore

- Vendosje përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të implikuar me krimin

- Marrje parasysh e të gjitha sugjerimeve të Komisionit të Venecias për sistemin e drejtësisë.

- Respektimin dhe zgjerimin e të drejtave politike qytetare.

- Shtet të bazuar mbi ligjet.

- Reformë totale e ekonomisë.

- Krijimi i Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese.

- Vendimi nëse pranohen ose jo zgjedhjet e 30 qershorit

- Ripunim dhe rishikim i ligjit për mediat.

- Venie para drejtësisë të atyre politikanëve që kanë shitblerë votat në zgjedhjet e kaluara.

- Shkeputje nga dhe gjykim i politikanëve me rekorde ose me lidhje ose vepra kriminale.

- Respektim i te drejtave të minoriteteve

- Përfundim i procesit të vetingut.

- Transparenca në financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve

etj.

Me një fjalë t'ja fillojmë nga e para. Sikur të ishim në vitin '90.

E kuptoni se çfarë na keni sjellë me këto vonesa? Minimumi dhjetra mijra shqiptarë që kanë braktisur shtetësinë.

A nuk janë ato kritika që i bëhen qeverisjes nga kritikët e saj?

Dhe duhet thënë që janë vetëm kryesoret, se poqese i hyn arsimit, pushtetit lokal, territorit, kulturës, etj. lista nuk mbaron kurrë.

A do jenë në gjendje që pasi kaluan 30 vjet për t'i krijuar këto thagma, të nisin korrigjimin e tyre?

Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para.

Çfarë turpi të thonë kështu!!!

Të pranojmë në bisedime, por dije se ke bërë përparime, por nuk je asgjëkundi!

Dhe na thonë: Nëse nuk i realizon, edhe bisedime i ndërpresim dhe ktheheni përsëri andej nga erdhët!

Dhe të mendosh që Maqedonisë të Veriut pothuajse nuk i kanë shkruar asgjë me të kuqe.

Dhe thonë: na e hapi Evropa!

Na e hapi dhomën e pritjes!

Disa propagandistë manipulatorë dhe pa dinjitet, bërtasin: urrahhh, a thua ka gjetur vaksinën e covid-19!!!

Na ka hapur vetëm portën e purgatorit nga ku ose dalim të pastër dhe hlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Nëse nuk kuptojmë se me të drejtë na kanë dhënë dackën që meritonim, as mos shpresojmë që kei drejtimin e duhur për të realizuar integrimin.

Sigurisht vetëm do të mbesim!

Pse çirremi pastaj: Jemiiiiii vetëëëmmmmm!

Ka ardhur koha të mbledhim vetëm e mjaft me alibira. Europa na e ka thënë të vërtetën troç!

Jemi shoqëri piramidale! Piramidë bosh!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku25/03/2020 22:21

Nuk ERRU Edvin Krimi për BE- në. As që e ka mëndjen se pas 15 vitesh do ndodhë apo jo antarësimi. Për Edvin Hajdutin ka rëndësi ai 50 milionshi € shtesë për Arben Ahmetaj nga BE. E dinë të gjithë, ashiqare, që Beni i pa shkolluar mban për vehte vetëm një thes për çdo 99 thasë që i dërgon Edit. Thasë të zinj nga ato të plehrave që nuk numërohen çka brënda, vetëm peshohen.

shqiptar25/03/2020 18:43

Ne shqiptarët nuk kemi arritur akoma ta saktësojmë emrin e kontinentit ku jemi, e herë e quajmë Europë , herë e quajmë si grekët Evropë, ama po qe për para, nuk gabojmë ta quajmë monedhën europiane "evro"

t25/03/2020 16:43

Shkurt duhet kataklizem,por kjo klase politike nuk e ben,vetem nese e ben korona duke e marre me vete te tërë klasen tone politike.

Shto koment

Denonco