Mësime nga eksperienca e Koresë së Jugut

Mësime nga eksperienca e Koresë së Jugut

Nga Kastriot Islami - 24/03/2020

Nga Kastriot Islami

Situata në Shqipëri po komplikohet e rëndohet. Duhen dëgjuar kryesisht specialistët dhe njerëzit e mençur të këtij vëndi… nëse kjo s’ndodh edhe në këto momente, pasojat mund të jenë shumë të rënda e afatgjata. Media ka një rol shumë të madh për të luajtur duke i) angazhuar ekspertët dhe të mençurit e shmangur klientelistët e populistët; ii) duke bërë me pozitivitet transparencën maksimale të masave të marra nga autoritet e specializuara mjeksore; dhe iii) duke shpalosur mësimet e nxjerra nga vendet e tjera për menaxhimin me sukses të krizës. Natyrisht pa harruar të promovojë mbështetjen maksimale për aktivitetin heroik të mjekëve dhe punojësve të shëndetsisë.

MËSIME NGA KOREJA E JUGUT (KJ)

Në ditët e fundit të shkurtit dhe fillim të marsit, numri i të infektuarve të rinj në KJ shpërtheu nga disa dhjetëra në disa qindra e madje disa mijëra. Në momentin e “pikut” në datën 29 shkurt 2020, numri ditor i të infektuarve arriti 909 dhe vendi prej 50 milion banorësh u gjend në prag të “përmbytjes” nga epidemia. Por në më pak se një javë numri i rasteve u përgjysmua dhe kjo vazhdoi në ditët e javët në vijim. KJ është një nga dy vendet që ka mundur të përkulë me sukses “kurbën e shpërthimit” të virusit, pa masa drastike si në Kinë dhe pa dëmtuar ekonominë siç ka ndodhur në Europë e SHBA. Shembulli i KJ është i thjeshtë dhe i arritshëm… Ky model suksesi bazohet në 3 veprime: 1) Veprime të shpejta dhe jo drastike, ii) Testim masiv e gjurmim i kontakteve; dhe iii) sigurim i mbështetjes publike.

MËSIMI I: VEPRO SHPEJT DHE PËRPARA SE TË VIJË KRIZA…

Një javë para se të zbulohej rasti i parë me virus, autoritetet koreane u takuan me përfaqësuesit e kompanive mjekësore dhe i kërkuan fillimin e prodhimit të kiteve për testimin masiv të popullsisë. Brenda dy javëve, u arrit të prodhoheshin mijëra kite për testim. Aktualisht KJ prodhon 100 mijë kite në ditë dhe 17 vende kanë filluar eksportimin e kiteve në vendet e tyre. Koreja e Jugut, ndryshe nga SHBA dhe Europa trajtuan këtë epidemi si emergjencë kombëtare. Sepse Koronavirusi ka një periudhë inkubacioni prej 5 ditësh, pastaj i duhet 1-2 javë që të shpërthejë vrullshëm dhe shumë shpejt të gjithë gjenden para një situate kur numri real i rasteve është mbi 10 herë më i lartë sesa atyre që shfaqen në shifrat zyrtare. Këto karakteristika e bëjnë reagimin tradicional të bazuar në izolim dhe mbyllje të aktiviteteve jo shumë efikas.

MËSIMI II: TESTONI SA MË SHPEJT, SA MË SHPESH DHE MË SAKTËSI TË LARTË

KJ ka kryer 300 mijë teste ose 6 teste për 100 banorë. Sipas ekspertëve koreane “testimi ështëi rëndësishëm për të zbuluar gjendjen shumë përpara shpërthimit, për të minimizuar përhapjen e siguruar trajtimin me shpejtësi”. Madje në KJ thonë se “testimi masiv është çelësi i suksesit të numrit shumë të ulët të vdekjeve”. Për të shmangur “përmbytjen” e spitaleve e klinikave, autoritetet ngritën 600 qendra të testimit masiv dhe 50 stacione të lëvizshme për të bërë teste sa më shumë dhe sa më shpejt dhe njëkohësisht duke shmangur infektimin e mjekëve përmes mbajtjes së tyre larg kontakteve me të infektuarit.

MËSIMI III: GJURMO TË KONTAKTUARIT ME TË INFEKTUARIT, IZOLOJINI DHE MBAJINI NË MBIKEQYRJE

Kur zbulohej një i infektuar, ai merrej në pyetje nga punonjësit e shërbimit mjekësor, për të evidentuar kontaktet që ai kishte pasur. Iu bëhej testi e eventualisht ai izolohej; ky quhet procesi i “gjurmimit të kontakteve”. Ky proces i mundësoi autoriteteve të zbulonin rrjetin e përhapjes së mundshme të virusit. KJ aplikoi një “proces gjurmimi” shumë agresiv duke “ruajtur ndërkohë me ligj privacinë e personave të prekur nga koronavirusi”. Kur epidemia arriti kulmin, për gjurmimin e pacientëve u përdorën mesazhet telefonike. Çdo qytetar që ndeshte një pacient të infektuar duhet të lajmëronte qendrat e testimit. Duke identifkuar e trajtuar të sëmurët dhe duke vendosur rastet e lehta në qendrat speciale, KJ arriti të ruante spitalet për pacientët e prekur rëndë, duke ulur shumë shifrën e vdekjeve, në më pak se 1%.

MËSIMI 4: KËRKO DHE SIGURO MBËSHTETJEN E PUBLIKUT

Është e pamundur që i gjithë procesi i identifikimit dhe gjurmimit të përballohej vetëm nga punonjësit e shëndetësisë. Autoritet arritën në përfundimin se “suksesi i menaxhimit të kësaj krize varet edhe nga transparenca me publikun, por edhe duke i kërkuar atyre vazhdimisht bashkëpunim”. Mesazhet e përditshe në media e rrjtet sociale synonin krijimin e një beteje qëllim të përbashkët. Sondazhet/anketat tregonin miratimin masiv të qytetarëve për masat e ndërmarra me transparencëduke shprehur besim të lartë e panik të ulët. Madje veprimet transparente të qeverisë arritën të rrisnin jo vetëm ndërgjegjësimin e lartë të qytetarëve, por edhe nxitën dëshirën e tyre për të bashkëpunuar. Po ashtu autoritetet i dhanë mbështetjen jo vetëm me fjalë punonjësve të shëndetësisë duke garantuar masa reale për mbrojtjen e tyre të mbështetura me financa të konsiderueshme, duke iu dhënë nxitës financiare qytetarëve pa simptoma për të bërë testin.

JA PËRGJIGJA NDAJ PYETJES: A MUNDET TË APLIKOHET EKSPERIENCA E KJ?

-Mënyra koreane e menaxhimit të krizës s’është as e komplikuar dhe as e shtrenjtë.

-Teknologjia dhe metodika e përdorur janë të thjeshta dhe lehtësisht të aplikueshme.

-Ekspertët koreanë përmendin tre pengesa:  i) vullnetin politik (shumë qeveri hezituan për të vendosur masa të forta para se kriza të shpërthente) ii) vullnetin publik, shumë i lartë në KJ dhe shprehet në formën e mbështetjes për veprimet e përgjegjshme e transparente të qeverisë; iii) shpejtësia e efikasiteti janë sfida të mëdha sepse zgjatja e epidemisë shoqërohet me “përmbytjen e sistemit shëndetësor” dhe rrënimin e ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco