Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverise

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverise

Nga Klodian Tomorri - 20/03/2020

Kush kerkon shpetim biznesesh, apo pagesen e qerave te biznesit me fondet e buxhetit duhet te kete te qarte dicka. Kjo nuk eshte kohe per te shpetuar bizneset, as pronaret e pasurive te paluajtshme, por per te mbajtur njerezit gjalle.

Plani i masave ekonomike ne nje situate te tille duhet te kete keto parime.

1- Prioriteti absolut duhet te jete kriza shendetesore. Shkurt spitaleve duhet t’u jepet cdo gje qe kerkojne. Plani i qeverise ka percaktuar 2.5 miliarde leke per spitalet ose 20 milione euro. A eshte kjo mjaftueshem? Kete duhet te na e thone mjeket. Por nese do te kete nevoje per me teper para, ato duhet te jepen pa asnje hezitim.

2- Politika fiskale nuk duhet te targetoje kerkesen agregate, pasi recesioni eshte i paevitueshem. Shqiperia ka hyre sakaq ne recesion. Kjo eshte lufte dhe lufta ka viktima. Shume biznese do te falimentojne, te tjere do te pesojne humbje te medha. Parate e qeverise nuk duhet te shkojne per shpetim biznesesh, por per mbrojtje sociale. Shkurt per te mbajtur njerezit gjalle.

3- Qeveria ka vene 100 milione euro garanci sovrane qe bizneset te marrin kredi ne banka per te paguar rrogat e punonjesve. Parimisht logjika eshte e drejte, pasi parate shkojne per punonjesit jo per biznesin. Praktikisht eshte e veshtire qe te jete efektive. Shume biznese mund te vendosin te mos marrin kredi per te paguar rrogat. Kjo do te krijonte problemin, qe punonjesit e tyre do te mbeteshin pa te ardhura. Rrjedhimisht kjo mase duhet mbikqyrur me kujdes se sa do funksionoje. Nese nuk funksionon, atehere duhet gjetur zgjidhje tjeter. Praktikisht duhet te kalohet direkt tek plani B qe kryeministri thote se e ka.

4- Qeveria ka vene 6.5 miliarde leke ose 53 milione euro per njerezit ne nevoje, per biznesin e vogel dhe per pagesat e papunesise se mundshme nga kriza. Akoma nuk i dime detajet se si do te funksionoje skema, por menyra me e mire do te ishte transferta direkte cash, sigurisht duke patur si dysheme nivelin 200 euro per familje. Pra pagen minimale per nje familje.

5- Qeveria ka vene 2 miliarde leke ose rreth 18 milione euro per operacionet humanitare. Me gjasa keto jane parate qe do te financojne nevojat e te moshuarve per ushqime. Mase pozitive.

6- Shtyrjet e dorezimit te bilanceve, riskedulimi i tatim fitimit per bizneset me xhiro deri ne 14 milione leke ne vit, jane lehtesira te mirepritura. Por duhet te korrigjohet edhe dicka. Qeveria duhet te pezulloje sigurimet shoqerore edhe taksat lokale per te vetepunesuarit qe kane mbyllur bizneset e tyre. Nuk mund te kerkosh kontribute nga nje i vetepunesuar qe e ka mbyllur biznesin. Kjo eshte nje kerkese qe duhet bere me force.

7- Prekja e koncesioneve eshte pozitive. Sipas planit, qeveria ka ulur me 17 milione euro pagesat e parashikuara per kompanite koncesionare kete vit. Nga keto 7 milione euro vijne nga pezullimi i check upit, 3.7 milione euro nga inceneratoret, 3.7 milione te tjera nga koncesioni i laboratoreve dhe pjesa tjeter nga pezullimi i pagesave per Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrene. Ndoshta gersheret duhet te kishin prekur edhe koncesione te tjera, veëanerisht skanimin dhe sterilizimin.

8- Ka kohe per t’u shqetesuar per borxhin. Kjo nuk eshte koha. Masat e paraqitura nga qeveria e rrisin deficitin ne 3.9 per qind e PBB-se. A mund te shkohet me lart? Sigurisht qe po, nese do jete e nevojshme. Por me pare duhet te sigurohet eurobondi qe eshte parashikuar ne maj. Perndryshe, rritja e deficitit para emetimit te eurobondit do te rriste normen e interesit.

9- Duhet me shume fokus per fermeret. Eshte kritike qe zinxhiri i prodhimit dhe tregtimit te mallrave bujqesore te vazhdoje pa nderprerje.

10- Banka e Shqiperise duhet te siguroje se sistemi bankar te kete likuiditet te mjaftueshem. Roli kryesor i politikes monetare ne kete situate nuk jane normat e interesit, por ai i huadhenesit te dores se fundit.

Perfundimi filozofia e planit eshte e drejte. Por qeveria duhet te siguroje dy gjera. E para, asnje familje e prekur te mos lihet pa te ardhuren minimale 200 euro ne muaj dhe e dyta asnje biznes i mbyllur nuk duhet t’i kerkohet qe te paguaje taksat apo kontributet gjate kohes qe eshte i mbyllur.

Thirrjet per shpetim biznesesh, pagesa qerash te bizneseve jane perralla populiste, te demshme dhe madje edhe te pandershme. Nese qeveria do te paguaje para nga buxheti per qerate e bizneseve, ato para do te shkojne tek pronaret e qendrave tregtare apo pronaret e pasurive te paluajtshme. Kjo eshte te marresh para nga te varfrit dhe t’ja japesh te pasurve.

Kjo eshte lufte. Nese kriza do te vazhdoje, pertej nje tremujori atehere mbajtja gjalle e njerezve do te kerkoje masa me drastike. Dhe te jeni te sigurte per nje gje. Shume nga ata qe sot bejne thirrje per te dhene para per bizneset, apo per qindra milione euro stimul, jane te paret qe nuk kane per t’i pelqyer. Kjo eshte lufte dhe historia e njerezimit tregon se ka vetem nje menyre per te financuar luftrat. Taksimi konfiskues. Shkurt, shpronesim pasurie. Te gjithe duhet ta mbajne mire parasysh kete kur kerkojne miliona dhe fonde shpetimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco