Zoti Rama, ndalo thirrjen për larjen e duarve dhe kthehu në detyrë!

Zoti Rama, ndalo thirrjen për larjen e duarve dhe kthehu në detyrë!

Nga Aranita Brahaj - 18/03/2020

Kryeministri të lërë Institutin e Shëndetit Publik të mësojë njerëzit si lahen duart, si drejtues shteti duhet të urdhërojë Mbrojtjen Civile të evidentojë grupet në nevojë ekstreme për ushqim, të shikojë mundësinë për rritje kapacitetesh në Rezervat e Shtetit.

Të telefonojë kryeministrat e vendeve që mund të na dhurojnë apo shesin: tampon, pajisje për terapi intensive, mjete për mbrojtje shëndetësore. Uria është pasojë e karantinës ndaj duhet parandaluar.

Terapia Intensive duhet krahas karantinës. Qeset me ushqim nuk po i shohim ende. Të bëjë llogaridhënie si do ushqehen ata që nuk kanë të ardhura apo janë të izoluar pa rezerva në zona larg qendrave. Mbrojtja Civile nuk mund të bëjë pushim si feste vere, as luksin të karantinohet nuk duhet ta ketë.

Ministri i Shëndetësisë të mos dalë për masa të qarkullimit rrugor, por të negociojë maksimalisht, të kontaktojë çdo tregtar apo shtet që mund të na sjellë pajisje të terapisë intensive shtesë. BE nuk eksporton më asgjë. Për qarkullimin flet drejtori i Qarkullimit Rrugor, të mos harxhojë frymë Shëndetësia.

Ministri i Financave të mos dalë të flasë për gjoba tatimore, me ato merret Drejtori i Tatimeve, por të dalë të thotë strategjitë e mundshme për përballimin e situatave me financimet publike. Të na vërë një numër llogarie në dispozicion që t’i paguajmë kontributet dhe tatimet me e-Banking e pa barkod.

Ministria e Shëndetësisë të respektojë mundimin e gazetarëve që raportojnë nga terreni, të lejojë pyetje duke e bërë konferencën ditore në oborr e duke mundësuar edhe komunikim. Llogaridhënie me gazetaret.

UKT dhe OSSHE, të paktën tarifat mujore në muajin karantinë, t’i zerojë. Kaq mund ta bëjnë këto shoqëri publike.

Sigurimet Shoqërore të lehtësojnë aplikimin e asistencës për të gjitha vendet e punës që mbyllen si pasojë e situatës. Nëse një punonjës është i siguruar, por biznesi është i pamundur t’i garantojë vendin e punës, atëherë çdokujt i lind e drejta e mbrojtjes me asistencë. Buxheti i Shtetit duhet të parashikojë subvencion për Institutin dhe Ministria e Financave të fillojë përllogaritjet.

Guvernatori i Bankës të urdhërojë bankat të mos aplikojnë kontroll me skaner të mbyllur në hyrje të degëve që do hapen nesër, skaneri i mbyllur i sigurisë është objekt kontaminimi. Të hapen dyert e zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kuti 21/03/2020 16:23

Nuk ka bir kurve qe te me binde, se nga kjo foto nuk duket si karricier i plehrave! Nuk shpreh asnje pike dinjitei inteligjence, sharmi, e plot te tjera gjera qe i kane me teprice kryetar te tjere qeverish, kur sheh kete surrat!!!

Efi19/03/2020 02:09

Moj zonje is Kete thirrje e ben gjith bota kurse ti ca po na thot. Mos vall Rama ta hodhi ty virusin. Lereni politiken menjan se nuk eshte ora futuni te gjith ne pun ne cdo menyr se per ate eshte koha INSIATIV dhe ANGAZHIM TE PERBASHKET PA PARTI

Selman Dervishi-Mani,USA.poet18/03/2020 22:49

OU,ZOTRI RAMA,NDALO THIRRJEN PËR LARJEN E DUARVE;DHE,KTHEU NË DETYRË;
OR,HORGRI DRAMA,VALO SHQIRRJEN TËR VARJEN E KUARVE E KREU SHËMBTYRË!
KUR NJË MALSOR KISHTE DASËM,DUKE THIRRË MIQ E DASHAMIRË,POR NJËRIN NUK
E DONTE,AS NUK E AFRONTE;PO,PASI E KISHTE TË AFËRT,NUK BËNTE PA E THIRRË;
DHE I THOT NJË FËMIJË TË VOGËL;SHKO E THIRRË,VETËM SA PËR SY E FAQE;SEPSE
NUK KAM DESHIRË AS TË VIE;PORSE,AI VOGLUSHI DUKE THENË O,FJALË PËR FJALË
AI FQIU PO E KUPTON DHE,PO I PËRGJEGJEJ;THUAJ FQIUT,TI PO THIRRË NË DASËM,
VETËM SA PËT TA LARË GOJËN;POR UNË DO TË VIJË NË DASËM,EDHE DO TË I LAJË
DUARTË,EDHE DO HA E DO PIJ NË DASMËN TUAJ;A TI NDAÇ DUAJ,NDAÇ MOS DUAJ!."
MANI,USA.

Jani18/03/2020 22:20

O Aranita, njeriu ben ate qe di me mire. Edhe ky ate di te beje me mire, ti thote dynjase lani duart. Ato te tjerat qe thua zotrote jane te zorshme, ato ka filluar i ben Gramoz Ruci, ose kur eshte i zene ky, Taulanti mer ne telefon Trumpin dhe i kerkon noi cigare.

Pp18/03/2020 17:57

Po bejme kete gocen kryeministre, perse mbajme ate ...arin

Ku te kthehet Ay o moter e nderuar18/03/2020 17:12

Si eshte virus mbi viruset. Hi lutem se ky eshte I cmendur, do I Madhi Zot dhe nuk e lejon te dale nga bunkieri ku eshte futur pisi, gjajpiresi I shqiptareve.

Shto koment

Denonco