Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Testim! Testim! Testim!

Testim! Testim! Testim!

Nga Sali Berisha - 17/03/2020

Testim! Testim! Testim! Kjo sepse rezulton se Gjermania dhe Koreja e Jugut, që testuan gjerësisht, e kanë përkatësisht 0,23% dhe 0;87% vdekshmërinë nga koronavirusi kundrejt 6,8 dhe 3,42 që e kanë Italia dhe Spanja, që nuk testuan gjerësisht.

Prandaj dhe testimi është direktiva e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ligji ndërkombëtar i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo qeveri.

Kjo direktivë u lëshua dje nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH sepse:

1-Të injorosh dhe të kufizosh testin e diagnozës në rastin e një epidemie siç bëri Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska do të thotë më së paku të sillesh si xhahil për të mos thënë kriminel ndaj përhapjes së lirë të epidemisë dhe pasojave të rënda të kësaj përhapjeje, do të thotë t’i japësh liçencë qeveritare virusit për të goditur dhe infektuar çdo minutë, çdo orë, ditë dhe javë, njerëz të pa infektuar, të shëndoshë, të sëmurë, gra shtatzana, fëmijë, të moshuar etj.

Shtoj këtu se, gjatë 70 ditëve të epidemisë në Kinë dhe në Itali, në Shqipëri u bë vetëm një test për koronavirusin, dhe nga Edvin Çekap Maska e Ndrikull Hajni Maska me një qëndrim të papërgjegjshëm nuk u vendos asnjëri në karantinë nga mbi 150 mijë pasagjerë, që erdhën në Shqipëri nga Italia pas shpërthimit të epidemisë!

2-Studimet krahasuese të pasojave fatale të epidemisë dëshmuan përfundimisht se vende që ndoqën praktikën e testimit të gjerë si Koreja e Jugut dhe Gjermania kanë regjistruar një vdekshmëri nga koronaviroza shumë e shumë herë më të ulët se sa vendet që ndoqën praktikën e kufizuar të testimit.

Kështu, vdekshmëria në Korenë e Jugut dhe në Gjermani deri tashti është përkatësisht 0,87% dhe 0,23% kundrejt 6,8% dhe 3,42% që është përkatësisht ajo në Itali dhe në Spanjë, vende që nuk ndoqën praktikën e testimit të gjerë.

Sot solla këtu para jush jo pa qëllim Gjermaninë, sepse narkoqeveritarët përdorën si argument absurd dhe qesharak për të justifikuar politikën e tyre të papërgjegjshme të kufizimit të testit të koronavirusit, dallimet në strukturën demografike midis Italisë dhe Koresë së Jugut.

Dallimet në strukturën demografike midis Italisë dhe Koresë së Jugut janë reale. Por vetëm injoranca mund të shtyjë të besosh se diferenca e madhe në vdekshmërinë nga koronavirusi midis këtyre dy vendeve ka si shkak strukturën e ndryshme demografike moshore të popujve të këtyre dy vendeve dhe jo praktikat e ndryshme të testimit për koronavirusin.

Gjermania me 300 qendrat e saj jospitalore të shëndetit publik ka bërë shoshitjen më të mirë me testin e koronavirusit dhe ka një strukturë demografike e moshore të popullatës plotësisht të krahasueshme me Italinë. Ajo është vendi që deri sot ka vdekshmërinë më të ulët nga kjo virozë, mbi katër herë më të ulët se sa Koreja e Jugut dhe dhjetëra herë më të ulët se sa Italia dhe Spanja.

Përveç këtyre, shtoj këtu se narko-autoritetet e Surrelit, duke thelluar në mënyrë absolute të papërgjegjshme skandalin e tyre me praktikën e kufizimit të testit pasi OBSH shpalli se koronavirusi kaloi tashmë në pandemi, ata pothuaj e përgjysmuan numrin e kufizuar të të testuarve nën pretekstin se tani në pandemi situata nuk mund të kontrollohet.

Ndërkohë, OBSH, në direktivën e saj urdhëroi dje vendet anëtare të kësaj organizate, ndër to dhe Shqipërinë për testim, testim, testim!

Duke dënuar si tejet të rrezikshme dhe me pasoja të rënda praktikën e kufizimit të testit për Covid-19, kërkoj zbatimin me urgjencë të Direktivës së OBSH, e detyrueshme për çdo vend anëtar dhe importimin për këtë qëllim të kiteve dhe tamponeve të domosdoshëm me paratë që vidheshin me “çekapin” e Koleka Nushi si dhe decentralizimin e testimit së paku në katër rajonet e mëdha të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genci & Agimi18/03/2020 13:36

Rama eshte vetem legeni i rradhes. Te tjeret pasketaj vijne. Dhe ne te semes nje ore e me pare, ai Lali dhe kali bashke, aty ku e kane vendin, me apo pa korona. Sa per mjau-n me lart. Berisha minimumi nuk e mbrojti sistemin e shendetesise, dhe kur them "Ju", i fus ne nje thes te gjithe kryeministrat e presidentet, e ministrat e shendetesise mbas 1990, ku jane e ku s'jane per kete derexhe qe eshte spitali sot, as me pak e as me shume. Dhe Kaq.

Uau Genci I Agimit17/03/2020 20:01

O kasandra, se nuk ka profet ne bote ta parashikoje per gjakpiresin Rama se ku do jete pas disa muajsh Dhe jo vitesh. Je I gabuar Zoteri. Berisha mbase nuk e ngriti sistemin e mjeksise ku duhej por ky I adhuruari juaj e zhvati, krijoj nje skeme hajdutesh Dhe grabitje te te gjithe burimeve financiare nepermjet ppp sidomos te mjeksise. Tani o genci i Agimit ruaju mos te te kap ky virusi se virusi rama Te paska kapur per jete.

Genci & Agimi17/03/2020 15:46

Pooo Doktor, ke te drejte. Testimi shpeton dhe ndryshon jete. Ja ri-bete nenen sistemit shendetesor publik nga 90 e deri tani, nga kryeministri i pare deri te i fundit (ketij nuk i thua dot as i fundit se do ta marri prape edhe kater vite, na pelqen s'na pelqen) dhe tani beni fjalekryqe me impakt social, test-im, testi-m. Shqiperia nuk krahasohet me asnje shtet tjeter te pakten Europian, per nga sistemi shendetesor. Eshte unike ne kaos, resurse njerezore dhe ekonomike. Sepse te tille e keni bere JU te gjithe politiken e sherbimit shendetesor publik. Instaluat privatin per te rrenuar publikun. Keshtu qe dhe maskat, testet, kujdesi, mos-kujdesi ndaj pacientit jane tulla dhe gure qe JU te gjithe i keni hequr ne menyre periodike dhe profesionale nga ai sistem. Rames vetem i ra lapsi te beje budallalleqet e rradhes.

Shto koment

Denonco