Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

Nga Klodian Tomorri - 16/03/2020

Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht për te përballuar epideminë e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milionë euro per analiza te pakryera gjate 4 viteve te fundit. Për ketë vit kompanisë i janë caktuar edhe 7 milionë euro te tjera nga buxheti. Këto para duhet te shkojnë urgjentisht për te përballuar epideminë.

Mund të behet me rinegocim kontrate për ta adresuar koncesionin ne funksion te luftës kundër epidemisë. Mund te behet me pezullim pagese për këtë vit dhe paratë te jepen për te fuqizuar kapacitetet e sistemit shëndetësor publik. Kjo pak rendesi ka. Por ato para duhet te shkojnë për epideminë. Nuk ka sens qe ne këtë situate te japësh 7 milionë euro nga buxheti për kontrolle mjekësore qe nuk i hyjnë ne pune askujt.

Se dyti, koncesioni i laboratorëve duhet re ngrije. Ai koncesion do te marre 10 milionë euro ketë vit për te bere analiza. Por analizat me emergjente qe i duhen vendit tani, jane ato te koromavirusit. Edhe ky mund te riadresohet me negocim. Nëse kompania nuk pranon, atëherë qeveria mund te pezulloje kontratën ne mënyre te njëanshme dhe te hape hetim penal për falsifikim ne tender.

Njëra nga tre kompanitë e konsorciumit qe fitoi koncesionin e laboratorëve ishte fantazme dhe nuk ekzistonte fare. Kështu qe, ky koncesioni paloset kollaj, edhe ne arbitrazh madje. Çdo arsye qe nuk e bëjmë dot se s’na le kontrata e koncesionit është justifikim për te vjedhur. Qeveritë me demokratike ne bote nga Franca ne Itali po shtetëzojnë kompani private duke marre ne kontroll prodhimin e maskave dhe pajisjeve shëndetësore, jo me kontratat koncesionare.

Janë 17 milionë euro, qe do te shpëtonin me qindra jete njerëzish. Nuk mund dhe nuk duhet te shpërdorohen ne dy koncesione qe i duhen vetëm koncesionareve.

OBSH tha sot se një nga dy instrumentet me efikas ne luftën kundër koronavirusit është testimi agresiv i pacienteve, për t’i diktuar ne kohe duke i izoluar dhe duke ndalur kështu zinxhirin e transmetimit te virusit.

Prandaj ato para duhet te vihen ne funksion te këtij mekanizmi. Ne te kundërtën, shteti ka dënuar njerëz me vdekje për te mos cenuar fitimet e koncesionareve. Qeveria mund te dridhet sa te doje. Por kjo është zgjedhje qe duhet ta beje me detyrim. I takon asaj te vendose do ruaje jetët e njerëzve apo fitimet e koncesionareve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet17/03/2020 06:13

HEU,JETA E NJERËZVE,APO FITIMET E KONCESIONEVË;EU,VETA E NDJERËZVE KAPO
RIKRIMET E KONCEZIONEVË:KOMPANI LABORATORE FANTAZMË KONCEZIONE O,PËR
HAJNI;TROMBAGRI KARBORATORE,KRRAKAZME KONCESIONE,TËRVAJGRI;OR,DUHEJ
PROTEKSIONE PËR MBROJTJEN POPULLATËS NGA KORONAVIRUSI;OR,DRUHEJ,PRU-
HEJ,PROFESIONE MË PROFESIONALË,MË IDEALË;PËR SHPETIMIN,PËR SHERIMIN;AH,
PËR SHERBIMIN E TERË POPULLATËS,RROPULL SHTERGATËS,NGA KORONAVIRUSI
VDEKJEPRURËS;AHIII,NGA KORONA ZHBIRUESI PROJEKTRURËS;PËR KURIMIN OUH,
TERË DURIMIN,TË NJERËZIMIT NGA VDEKJA,NGA PREKJA;MË MASIVE,VARRZIVE;AH,
PËR NGRITJEN,TERË SHNDËRITEJN,TË SHTRIRES DHE SHKRIRJES;PËR SHPETIMIN
TERË SHERBIMIN;PËR JETËN E NJERIUT,PËR TË VERTETËN E NDEJRIUT;MË HUMA-
NITARE;OJ,LUMJA MOJ SHPETIMTARE;KJO ËSHTË PASURIA,DASHURIA,NDAJ JETËS
O,TË VERTETËS;MBARË BOTËRORE OUUU,MBARË MË NJERËZORE!!.NGA MANI,USA.

t16/03/2020 21:44

Gjithmone objektiv dhe i sakte ky zotnia,por keto dikush,opozita apo ato qe quhen shoqeri civile duhet ti bejne publike,aq sa rama te vihet .me shpatulla per muri,sepse ti cenoje koncensionet ,per te eshte njeilloj sikut ka cenuar vetveten

Shto koment

Denonco